LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Granit Xhaka gjithnjë e më larg Romës

31 Korrik 2021, 12:51, Sport CNA
Granit Xhaka gjithnjë e më larg Romës

E ardhmja e Granit Xhakës është kthyer në një telenovele të vërtetë. Kur të gjithë prisnin që të firmoste me Romën, ditën e sotme u hap lajmi se mesfushori shqiptar po shqyrton mundësinë e rinovimit të kontratës me Arsenalin.

Ky lajm ka befasuar drejtorin e Romës Tiago Pinto i cili u morr personalisht me këtë operacion dhe vetë Zhoze Murinjon i cili e kërkoi me ngul te verdhekuqtë. Vetë Xhaka i kërkoi Arsenalit të transferohet në kryeqytetin italian, por duke parë dhe paraqitje që shqiptari dhuroi në Europian, topçinjtë kanë menduar t?i rinovojnë kontratën.

Sipas mediave italiane, Roma do ta presë deri në gusht Xhakën, më pas do të hapet dera për një transferim të ri. Bëhet fjalë për mesfushorin danez të Borusias së Dortmundit, Tomas Delanej. 30-vjeçari bëri paraqitje pozitive në Europian dhe shihet si një alternativë e mirë për mesfushën e Romës. Megjithatë, priten të tjera të reja në lidhje me këtë transferim i cili po zgjat gati gjithë verën.

Lajmet e fundit nga