Connect with Us

FOTOT- Radha tre kilometra në Muriqan

Aktualitet

FOTOT- Radha tre kilometra në Muriqan

Publikuar

-

E shtuna ka sjellë rradhë te gjata prane pikës kufitare të Muriqanit! Te pakten 3 kilometër ka shkuar rradha e pritjes! Aktualisht po punohet me 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje! Por as kjo nuk e ka shmangur radhën e gjatë! Te lodhur ne pritje qytetarët thonë se nuk mbahet radhë, pasi janë vetë punonjësit e doganës të cilët kalojnë pa radhë me mjete të ndryshme.

Ata shprehen se janë të lodhur nga situata që është çdo vit e njëjta dhe se nuk është kjo pamja që duhet tu ofrojnë turistëve.

LEXO EDHE:  Uashingtoni mbushet me vizitorë pavarësisht rrezikut të pandemisë

Përmes pikës kufitate të Muriqanit ne 48 orët e fundit kanë hyrë 2020 shtetas shqiptarë dhe 21 mijë shtetas të huaj! Po përmes kësaj pike kufitare në 48 orë kanë dalë 2200 shtetas shqiptarë dhe 14 mijë shtetas të huaj!/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lëvizja e Berishës/ Ibsen Elezi: Mbështes çdo individ që lufton për çështjen imediate të PD

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kreu i PD-së, Kukës, Ibsen Elezi ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, ku shkruan se demokracia e brendëshme është guri i themelit në të cilën mbështetet sistemi në të cilin besojmë.

Duke e lidhur me lëvizjen e ish kryeministrit Sali Berisha, Elezi thekson se nëse lëvizja e doktorit do ketë në themel këtë çështje do e përkrah pa rezerva edhe pse ndan pikpamje të ndryshme me të.

“Demokracia e brendshme eshte çeshtja imediate dhe qe prevalon ndaj çdo çeshtje tjeter sado e rendesishme qe te jete, brenda PD por edhe ne gjithe spektrin politik kombetar.

Eshte guri i themelit ne te cilen mbeshtet sistemi ne te cilin besojme.

Personalisht jam ne mbeshtetje te çdo individi qe lufton per kete çeshtje, pavaresisht se mund te ndaj pikpamje te ndryshme politike.

Nese levizja e Doktorit do kete ne themel ket çeshtje do e perkrah pa rezerva edhe pse ndaj pikpamje te ndryshme me te.



LEXO EDHE:  Reportazh/ Bujtina Leon, vendi që nuk duhet lënë pa vizituar në Korçë

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 36 kg marijuana/ Në pranga 3 persona

Nese kjo levizje do ket ne themel çeshtjen Berisha, siç po e trajton deri me tash, pavaresisht mbeshtetjes qe mund te marr, do jete nje levizje e deshtuar.

E para ka te beje me nje çeshtje madhore dhe qe garaton sukses ne te ardhmen.

E dyta me nje çeshtje personale qe nuk garanton asgje dhe aq me teper do konsiderohej edhe antiamerikane.

Keshtu qe mbeshteja e çdo demokrati mendoj qe duhet te jete e kushtezuar ne ket aspect”, shkruan ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lajm i hidhur për demokratët/ Ndahet nga jeta zv.kryetari i degës së PD Dibër

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Është ndarë nga jeta në moshën 55 vjeçare Islam Shukri Qoku, ish zv.kryetar I degës së PD Dibër.

Lajmin e trishtë e ka  bërë me dije Xhelal Mziu përmes një postimi në rrjetet sociale, I cili shpreh ngushëllimet për këtë humbje të parakohëshme të tij.

“Sot u nda nga jeta Islam Shukri Qoku, në moshën 55 vjeçare, një shokë, mik, bashkëpunëtor dhe një personalitet i jashtëzakonshëm!

Me profesion Inxhinier Ndertimi, ish zv/Kryetar i degës së PD Dibër, ish Drejtor i Qendrës Balneare (Llixha) Dibër, me shpirt demokrat dhe një qendrestar dhe i pakompromis me të keqen!



LEXO EDHE:  Hoxhaj: Shënimi i kufirit ngjarje pozitive për sovranitetin, asnjë metër nuk i falet Malit te Z

LEXO EDHE:  Uashingtoni mbushet me vizitorë pavarësisht rrezikut të pandemisë

Një trashgimtar i familjes së Iljaz Pashë Qokut (Bashkëdrejtues i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit).

Kujtimi i tij do të mbetet i përjetshëm.

Ndaj sot dhimbjen dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjen Qoku dhe të afërmit e tij!

U prehtë në paqe shpirti i tij.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja në Divjakë/ Flet vëllai i autorit: Ishin keq nga gjendja ekonomike, armën e kishte me leje

Publikuar

-

Nga

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga krimi në familje që u shënua në Divjakë, ku burri vrau gruan dhe më pas vetën.

Vëllai i autorit ka folur për mediat duke bërë të ditur se çifti ishin keq nga gjendja ekonomike dhe kishin debatet e tyre lidhur me këto gjëra, por nuk mban mend që i vëllai të kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.



Në lidhje me armën e gjahut, vëllai i autorit tha se e kishte prej vitesh me leje.

LEXO EDHE:  Radhë kilometrike në kufirin me Kosovën

LEXO EDHE:  Hoxhaj: Shënimi i kufirit ngjarje pozitive për sovranitetin, asnjë metër nuk i falet Malit te Z

“Punonin, por kishin ekonomi të dobët. Mua më lajmëruan hajde këtu se ka ndodhur diçka. Kishin probleme mbi ekonominë, por nuk di të ketë ushtruar dhunë ndaj gruas. Armën unë di që e ka pasur me leje dhe e ka shumë të vjetër, ka vite që e ka blerë”, tha vëllai i autorit Hekuran Rrasa./CNA.al

LEXO TE PLOTE