Connect with Us

Dy gjigantët anglezë në garë për Lautaro Martinezin

Premier Liga

Dy gjigantët anglezë në garë për Lautaro Martinezin

Publikuar

-

Dy ekipet angleze kanë shprehur interesim për sulmuesin Lautaro Martinez. Sipas “The Athletic’, Arsenali dhe Tottenhami janë duke konsideruar mundësinë e transferimit të Martinezit gjatë merkatos të verës.

“Topçinjtë” e shohin futbollistin e Interit si opsionion e duhur për ta, ndërsa Hotspurs do të mund të lëviznin për të nëse shesin fillimisht Harry Kane.

Në anën tjetër për drejtuesit e klubit italian sulmuesi është i pashitshëm dhe do të mund të bisedonin me ndonjë ekip vetëm për një ofertë shumë të lartë. 23-vjeçari, sezonin  e kaluar zhvilloi 48 paraqitje me fanellën e ‘Nerazzurëve’ në të gjitha garat, duke realizuar 19 gola dhe 11 asiste./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Premier Liga

Lojtarët që do përfitojnë më shumë në sezonin e ri, ja lista e plotë

Publikuar

-

Nga

Revista prestigjoze “Forbes” ka bërë një listë të lojtarëve që do të përfitojnë më shumë gjatë sezonit të ri futbollistik 2021/2022. I pari në këtë listë është Kristiano Ronaldo i cili la Juventusin për tu transferuar sërish tek Mançester Junajtid pritet të përfitojë 91,5 milionë paund pa hequr taksat. Me 11 milionë paund më pak pritet të jetë Lionel Mesi tek PSG duke u renditur i dyti në këtë renditje me 80,5 milionë paund.

I treti renditet Nejmar i cili do të përfitojë 69,5 milionë paund. I katërti është Kilië Mbape i cili thuhet se do të përfitojë plot 31,5 milionë paund. I pesti është Mohamed Salah me 30 milionë paund. I gjashti Robert Levandovski me 26 milionë paund. I shtati është Andres Iniesta me 26 milionë paund. I teti renditet Pol Pogba me 25 milionë paund. I nënti Geret Bejl me 23,5 milionë paund dhe i dhjeti Eden Hazard me 21 milionë paund.

RENDITJA E PLOTË –

1. Kristiano Ronaldo – Mançester Junajtid – 91,5 milionë paund

2. Lionel Mesi – PSG – 80,5 milionë paund

3. Nejmar – PSG – 69,5 milionë paund

4. Kilië Mbape – PSG – 31,5 milionë paund



5. Mohamed Salah – Liverpul – 30 milionë paund

6. Robert Levandovski – Bajern Mynih – 26 milionë paund

7. Andres Iniesta – Visel Kobe – 26 milionë paund

8. Pol Pogba – Mançester Junajtid – 25 milionë paund

9. Geret Bejl – Real Madrid – 23,5 milionë paund

10. Eden Hazard – Real Madrid – 21 milionë paund

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Trajneri i Southampton kritikon Armando Brojën: Ky është problemi i tij!

Publikuar

-

Nga

Southampton fitoi ndaj Sheffield United duke kaluar më tej në fazën e Kupës. Armando Broja luajti për 90 minuta dhe nuk shënoi, duke humbur edhe penallti nê ruletën ruse. Trajneri Hasenhutl e ka kritikuar në përfundimin e takimit duke veçuar lehtësinë sesi Broja i merr ndeshjet.

“Nuk do të ishte e lehtë, me një ekip të Championship. Në fillim ti duhet të mësosh që tê luftosh për të fituar vendin, ky ishte problemi i Brojës. Nuk e ka marrë shumë seriozisht ndeshjen dhe kjo duhet për të fluturuar nga ndeshje të tilla.



Këtê duhet të mësojë Broja. Ka kualitete, e shohim që ka, duhet të punojmë shumë. E kam thënë që ështê i ri me potencial dhe ka shumë gjëra për të mësuar”, tha Hasenhutl.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Gol i anulluar dhe penallti e humbur, fati i keq ndjek Armando Brojën

Publikuar

-

Nga

Armando Broja ka luajtur sot për herë të parë 90 minuta të plota me ekipin e Southampton-it. Këta të fundit janë përballur me Sheffield United në raundin e 3-të të EFL Cup. Koha e rregullt është mbyllur me shifrat 2-2, ndërsa fituesi është përcaktuar nga ruleta ruse e penalltive.

Fati i keq e ka përndjekur Brojën në këtë sfidë, teksa nuk ka mundur të shënojë në portën kundërshtare. Sulmuesi shqiptar tund rrjetën në minutën e 50, por gjyqtari i mohon festën për pozicion jashtë loje. Gjithashtu talenti 20-vjeçar humbi penalltinë e tij në fund, por kjo nuk ka ndikuar te skuadra e Southampton-it, e cila ka siguruar biletën për në fazën tjetër.



VIDEO: https://tiger.cdnja.co/v/wk/wkr5b.mp4?secure=ajy4uKgeCqBq8jWUsNTWOQ&expires=1632299400

LEXO TE PLOTE