Connect with Us

Digitalb mbetet me “gisht në gojë”, humbet të drejtat e Serisë A

Sport

Digitalb mbetet me “gisht në gojë”, humbet të drejtat e Serisë A

Publikuar

-

Kur jemi në prag të fillimit të sezonit të ri futbollistik, abonuesit e kompanisë “Digitalb”, kanë marrë një lajm keq. Pavarësisht se kanë paguar shifra të majme për të parë në shtëpitë e tyre Serinë A, tani nuk do munden ta shohin, pasi “Digitalbi” ka humbur të drejtën e transmetimit të këtij kampionati prestigjioz europian

Kjo platformë e keqmenaxhuar për vite me radhë tashmë ka humbur kompeticionim më të rëndësishme duke genjyer hapur gjithë abonuesit, të cilët mendonin se do shohnin aty ekipet e tyre të preferuara. Pas dështimit të shitjes së kompanisë, “Digitalb” mbetet pa kampionatin kryesor europian.

Të drejtat për transmetimin e ndeshjeve të kampionatit të Serie A nuk do t’i takojnë më për sezonin e ardhshëm platformës Digitalb, por ndeshjet aq të ndjekura nga shqiptarët pritet të transemetohen nga TIBO. 

Kështu, keqmenaxhimi i drejtuesve të paaftë të “Digitalb” doli në pah dhe tashmë janë shqiptarët ata të cilët do vuajnë në kurizin e tyre këtë padrejtësi që po iu bëhet, duke iu mbajtur lekët dhe duke mos iu ofruar shërbimi i premtuar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Gjermania ekipi i parë që kualifikohet në Botëror, ja të gjitha rezultatet e ndeshjeve

Publikuar

-

Nga

Gjermania është bërë skuadra e parë që kualifikohet në Botërorin 2022, pas Katarit që e fiton të drejtën si vendi organizator. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flik, edhe pse e nisi me një humbje tronditëse këtë edicion, e mbylli me triumf pa u luajtur dy ndeshjet e fundit të grupit.

Kualifikimi erdhi falë suksesit 4-0 ndaj Maqedonisë së Veriut, skuadrës që ia kishte shkaktuar atë humbje, me Havertz, Verner e të riun Musiala që tundën rrjetën. Kështu, falë edhe fitores së Rumanisë ndaj Armenisë, Gjermania e kishte të sigurt që asnjë ekip tjetër nuk do ta arrinte me pikë në ndeshjet e nëntorit, pavarësisht kombinimit të rezultateve, duke u bërë ekipi i parë që siguroi pjesëmarrjen në Katar 2022.

Në ndeshjet e sotme bie në sy fitorja e thellë e Holandës, e cila i shkoi një hap më pranë kualifikimit, si dhe ajo e Turqisë e cila triumfoi vetëm në minutën e 98 ndaj Letonisë.

GRUPI E
Estoni-Uells 0-1
12’ Mur

Bjellorusi-Republika Çeke 0-2
22’ Shik, 65′ Hozek

GRUPI G
Holandë-Gjibraltar 6-0
9’ Van Dajk, 21’, 45’+4′ Depaj, 48′ Dumfrajs, 75′ Danjuma, 87′ Malen

Norvegji-Mali i Zi 2-0
29′, 90’+6′ Eljonusi



Letoni-Turqi 1-2
70′ (ag) Demiral / 76′ Dursun, 90’+8′ (p) Jillmaz

GRUPI H
Kroaci-Sllovaki 2-2
25’Kramariç, 71′ Modriç, / 20’ Shranz, 45′ Haraslin

Slloveni-Rusi 1-2
40′ Iliçiç / 28’ Divejev, 31′ Dzhikia

GRUPI J
Maqedoni e Veriut-Gjermani 0-4
50′ Havertz, 70′, 74′ Verner, 84′ Musiala

Rumani-Armeni 1-0
26′ Mitrita

Islandë-Lihtenshtejn 4-0
19’ Tordarson, 35′ (p), 79′ (p) Gudmundson, 89′ Gudjonson

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Humbi ndeshjen ndaj Polonisë për shkak të COVID, Cikalleshi ka një mesazh për shokët e ekipit

Publikuar

-

Nga

Edi Reja e kishte projektuar titullar por Sokol Cikalleshi nuk do të jetë në fushën e lojës në ndeshjen kundër Polonisë. Sulmuesi kavajas është ndalur në mënyrë të papritur nga COVID-19, pasi ka rezultuar pozitiv në testet që i janë kryer ekipit si zakonisht një ditë para ndeshjes.

Futbollisti është larguar nga grumbullimi dhe ka nisur karantinimin, duke humbur mundësinë për të qenë pjesë e një ndeshje historike për Shqipërinë. Përtej keqardhjes, vetë ai duket se është i bindur se nata e nesërme do të jetë e paharrueshme, siç e tregoi me mesazhin që publikoi në rrjetet sociale.



“COVID-19 më ndaloi mua por kombëtaren kuqezi s’e ndalon kush”, ishin fjalët e Cikalleshit në postimin e tij, duke treguar bindjen e thellë që ka se Shqipëria do të sigurojë rezultat edhe përballë Polonisë.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Gjest i çuditshëm i Ernest Muçit te Kombëtarja U21, lë shiritin e kapitenit teksa luhej ndeshja

Publikuar

-

Nga

Shqipëria U-21 po vazhdon me rezultatet pozitive në kualifikueset e Europianit. Këte herë kuqezinjtë fituan me shifrat 2-0 ndaj Sllovenisë. Por njê veprim i rrallë erdhi ne pjesen e parë.



Ernest Muçi e nisi si kapiten takimin dhe ia la shiritin Pëllumbit. Arsyeja nuk është zbuluar ende dhe pritet që të sqarohet nga trajneri Bushi në konferencën e nesërme.

LEXO TE PLOTE