Connect with Us

Autoritetet paralajmërojnë rrezik të lartë për zjarre në 10 qarqe të vendit

Aktualitet

Autoritetet paralajmërojnë rrezik të lartë për zjarre në 10 qarqe të vendit

Publikuar

-

Autoritetet paralajmërojnë rrezik të lartë për zjarre në 10 qarqe të vendit

Autoritetet shqiptare kanë paralajmëruar sot se dhjetë nga dymbëdhjetë qarqet e vendit rrezikojnë të përfshihen nga zjarret si rrjedhojë e temperaturave të pazakonta të dielën.

Lajmërimi bëhet teksa në zonën e Rivierës ka rreth një javë që nuk arrihet të vihet nën kontroll një zjarr masiv.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), paralajmëroi në buletinin e së shtunës,  – kliko këtu për të shqyrtuar dokumentin e plotë,  – se duke nisur nga pasditja e sotme dhjetë qarqe do të paraqesin rrezikshmëri të lartë për t’u përfshirë nga flakët.

Meteoalb ka parashikuar që temperaturat të shkojnë deri në 42 gradë celsius këtë fundjavë ku Gjirokastra, Berati dhe Elbasani pritet të jenë zonat më të nxehta.

Në buletinin e saj IGJEUM thotë se vetëm qarku Dibër dhe Durrës ka “rrezik të moderuar” për zjarre, ndërsa 10 qarqet e tjera të vendit kanë “rrezik të lartë”.

LEXO EDHE:  BE aktivizon mekanizmin e mbrojtjes civile/ Nisen drejt Shqipërisë dy helikopterë nga Çekia dhe Holanda

Prej rreth një jave gadishulli i Karaburunit në Vlorë është përfshirë nga zjarre masive. Drejtoresha e Zonave të Mbrojtura në Vlorë, Lorela Lazaj tha për mediat se nga flakët mund të jenë djegur rreth 500 hektarë bimësi.

Ngjashëm në zjarre është përfshirë edhe kodra përballë detit në hyrje të Ksamilit. Autoritetet lokale u munduan ta vinin në kontroll mbrëmjen e së premtes, por zjarri favorizohej nga era.

Për situatën e zjarreve ministria e Mbrojtjes ka angazhuar disa grupe ushtarake, mirëpo deri më tani nuk ka raportime për përmirësim të situatës.

Në shumë raste zjarret janë të qëllimshme, por në kushtet e thatësirave dhe temperaturave si këto të ditëve të fundit nuk përjashtohet mundësia që ato të jenë nisur vetë.

Aktualisht Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur të shqyrtojë të gjitha hallkat e strukturave të reagimit kundër zjarrit./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

Zgjedhjet në Gjermani/ Humbje e madhe për konservatorët, Socia-Demokratët nisin festën

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet elektorale në Gjermani janë të mbushura më surpriza. Ndërkohë që flitej për një barazim midis dy partive kryesore, duket se situata ka marrë një rrjedhë tjetër.

Tashmë ata që kryesojnë janë Social Demokratët tregojnë rezultatet e projektuara.

Konservatorët e Angela Merkel si duket kanë kapur rezultatin më të dobët.



Tani që rezultati është disi i qartë të dyja partitë kanë thënë se janë gati për të formuar koalicionin e ardhshëm.

LEXO EDHE:  Zjarre në pyje/ Greqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Hios

LEXO EDHE:  Qyteti fantazëm në Australi/ Shkretohet destinacioni turistik

Sipas DW tre udhëheqesit e partive me më shumë vota janë ulur në tryezën e rrumbullakët dhe po diskutojnë koalicionin e ardhshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

FRPD e Durrësit në krah të Berishës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

FRPD e Durrësit ka dalë hapur në krah të ish liderit të demokratëve Sali Berisha

Kryetari i FRPD-së në Durrës, Artion Bajramaj, pëmres një postimi në rrjetet sociale, thekson se sot kanë  zhvilluar një bisedë me ish kryeministrin ku kanë rënë dakort për disa pika.

Sipas tij, PD nuk mund të presë që ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, ndërsa thekson se ndryshimi vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizimit të mirë.

“Sot patëm mundësinë të zhvillojmë një bisedë shumë konstruktive me [email protected]_official .

Ramë dakort në një pikë:

✅Nuk mund të presim që PD ta sjellin në pushtet ndërkombëtarët, por duhet të jenë vetë demokratët dhe çdokush që do të kontribuojë në kauzë për ta sjellë atë ndryshim.

✅Ky ndryshim vjen nëpërmjet hapjes, bashkimit dhe organizmit të mirë.



LEXO EDHE:  Rritet numri i të vdekurve në Australi/ Zjarret mbeten jashtë kontrollit

LEXO EDHE:  Rritet numri i të vdekurve në Australi/ Zjarret mbeten jashtë kontrollit

✅Nuk mund të bazohet e giithë strategjia e popullit opozitar tek shpresa se të huajt do na falin pushtet.

Ku keni parë ti falet pushtet dikujt pa luftuar?

Deri atëherë, çfarë do bëjmë, do dremisim?

✅Të dashur qytetarë dhe demokratë, nuk jemi amatorë. Dimë edhe thjesht të heshtim dhe të bëhemi me “atë që fiton”. Dimë ti bëjmë kaq kalkulime, por këtu luhet fati ynë dhe i vendit tonë dhe nuk mund të rrimë e të flemë gjumë.

✅Të zgjohemi tani, para se ti falim mandatin e 4-t Ramës!“, shkruan ai./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet në Gjermani/ Balla uron Olaf Scholz për rezultatin

Publikuar

-

Nga

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar kandidatin e Partisë Socialdemokrate gjermane, Olaf Scholz për rezultatin e arritur në zgjedhjet e sotme federale.

Balla shkruann se kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.



LEXO EDHE:  Situata problematike nga zjarret/ Tre vatra ende aktive në Pogradec

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Urime Olaf Scholz dhe Partisë Socialdemokrate 🌹🇩🇪gjermane për rezultatin në zgjedhjet e sotme federale. Kandidati i SPD për kancelar Olaf Scholz dhe programi elektoral “Prej respektit për të ardhmen tuaj” morën besimin si zgjedhja e parë e votuesve gjermanë.

LEXO TE PLOTE