Connect with Us

A do të jetë dyshja Makron-Dragi udhëheqëse e Evropës pas largimit të Merkel?

Blog

A do të jetë dyshja Makron-Dragi udhëheqëse e Evropës pas largimit të Merkel?

Publikuar

-

Nga Giorgio Leali “Politico.eu”

Një çift i ri i pushtetshëm po garon për udhëheqjen në Evropë, vetëm se këtë herë gjysma e tij nuk është gjermane. Ndërsa epoka e Angela Merkel po mbyllet, dhe Gjermania është nën ethet e zgjedhjeve parlamentare të shtatorit, presidenti francez Emanuel Makron dhe kryeministri italian Mario Dragi, po hedhin hapa konkretë për të mbushur boshllëkun që do të krijohet me një markë të re të udhëheqjes së BE-së.

Një markë e re, që do të jetë më e shpejtë në veprim sesa i franko-gjerman që ekzistonte para tij. Dyshja Makron-Dragi dhe aleatët e tyre, po punojnë për të vënë në lëvizje planin e BE-së prej 750 miliardë eurosh për rimëkëmbjen e vendeve të unionit nga kriza e shkaktuar nga pandemia.

Tani ata kanë përcaktuar qëllimet e tyre kryesore:reformimin e rregullave të shpenzimeve në bllok, nënshkrimin e një traktati dypalësh të bazuar sipas modelit franko-gjerman, bashkëpunimin në projekte të përbashkëta industriale dhe në fushën e gjyqësorit.

Si Makron ashtu edhe Dragi janë ish-bankierë investimesh. Ata e shohin një BE më të guximshme, me veprim më të shpejtë, si një antidot ndaj sëmundjeve të brendshme që ka unioni. Po ashtu që të dy ndajnë një perspektivë pro-BE, të orientuar nga tregu. Dhe që të dy e dinë se koha për të vepruar është pikërisht tani.

Tani që popullariteti i Dragit është në kulmin e vet, para se Gjermania të ketë një udhëheqës të ri, dhe para se Makron të merret me fushatën për rizgjedhjen në detyrë. “Midis Italisë dhe Francës ka pasur një rigjallërim të marrëdhënieve transalpine. Ne me Francën ne kemi shumë pika të përbashkëta mbi çështjet sociale, ekonomike dhe buxhetore, si dhe mbi tranzicionet ekologjike dhe dixhitale”-thotë Vinçenco Amendola, ministri i Italisë për Çështjet Evropiane.

Megjithatë, rruga e dominimit franko-italian të BE-së ka shumë pengesa përpara. Shtetet veriore se do të kundërshtojnë me siguri shpenzimet e mëtejshme dhe integrimin më të ngushtë financiar. Ndërkohë fuqitë qendrore dhe ato lindore, do të vazhdojnë që ta sfidojnë udhëheqjen socialiste liberale të Makron.

Pas shkrirjes së akujve kohët e fundit, ka një historik të gjatë të mosmarrëveshjeve franko-italiane. Vetëm 2 vjet më parë, marrëdhëniet diplomatike midis 2 vendeve ranë në nivelin më të ulët të kohës së pasluftës, për shkak të mosmarrëveshjeve të ashpra rreth krizës se emigracionit, objektivave të kundërta në Libi, apo mbështetjes që i dha Ministri i Jashtëm i Italisë lëvizjes së Jelek-verdhëve.

Sidmos kjo e fundit, e detyroi Francën të tërhiqte përkohësisht ambasadorin e saj në Romë. Vitin e ardhshëm, Makron do të përballet me një betejë të ashpër elektorale për rizgjedhjen në detyrë, gjë që do ta kufizojë jo pak në skenën evropiane, teksa nën udhëheqjen e re, Gjermania do të rikthehet me shpejtësi në krye të bllokut.

Por tani për tani, me Britaninë jashtë bllokut, dhe me Gjermaninë që po përballet me kritika të forta mbi marrëveshjen me Rusinë për ndërtimin e gazsjellësit “Nord Stream II”, situata është e favorshme për këtë dyshe. Aleanca franko-italiane nisi që verën e kaluar, kur në fillim Makron dhe pastaj kryeministri italian Xhuzepe Konte, lobuan për një plan ambicioz të rimëkëmbjes post-pandemike.

LEXO EDHE:  Studimi: Shtriqja e muskujve më efektive sesa ecja, për uljen e presionin e lartë të gjakut

Që kur Dragi e mori pushtetin ekzekutiv në fillim të këtij viti, kjo aleancë vetëm sa është forcuar. “Ka pasur një përparim real. Midis 2 vendeve, ekziston një lidhje e ngushtë që ndoshta nuk ka precedentë historikë që nga viti 1945”- thotë Mark Lazar, profesor i historisë politike dhe sociologjisë në Universitetin e Shkencave në Paris.

Entuziazmi i sapo-gjetur midis Parisit dhe Romës, ishte në shfaqje të plotë në fillim të këtij muaji, kur presidenti italian Serxho Matarela udhëtoi drejt kryeqytetin francez, në vizitën e tij të parë jashtë vendit që prej bllokimeve për shkak të pandemisë.

Në një fjalim lirik të mbushur me referenca letrare në Elize, Makron e quajti Italinë “një komb-vëlla me të cilin Franca ka ndarë pa dyshim më shumë se sa me çdo komb tjetër”. Ardhja e Dragit në krye të qeverisë italiane, vetëm sa i ka përmirësuar më tej raportet.

Për Macron, ish-shefi i Bankës Qendrore Evropiane dhe ish-bankieri i Goldman Sachs është “një alter ego e tij, dhe madje edhe më shumë sesa kaq” thotë Lazar. Si dëshmi të parë të dashurisë midis Romës dhe Parisit, të dy udhëheqësit synojnë të nënshkruajnë një marrëveshje dypalëshe të quajtur “Traktati i Kuirinales”, që synon në shumë mënyra të kopjojë Traktatin franko-gjerman të Elizesë të vitit 1963.

I negociuar për herë të parë në vitin 2018, kur kryeministër i Italisë ishte Paolo Xhentiloni, ky traktat është sërish në krye të axhendës franko-italiane. Ndërsa përmbajtja e marrëveshjes nuk është zbuluar, burimet që kanë dijeni për të, thonë se ai do të nxitë një bashkëpunim më të madh ndërkufitar midis institucioneve franceze dhe italiane.

Ndërkohë marrëdhënia dypalëshe, duket të jetë më e ngrohtë edhe në një nivel më të përditshëm. Pranverën e vitit të kaluar, Franca hoqi mbrojtjen e saj për terroristët italianë të ekstremit të majtë, që mërguan në Francë disa dekada më parë për të shmangur dënimet me burg, dhe ekstradimi i të cilëve ishte refuzuar për dekada, një veprim të cilin Makron e cilësoi një shenjë të miqësisë midis 2 vendeve.

Megjithatë, forumi ku udhëheqja franko-italiane ka ndikimin më të madh është në BE.

Parisi dhe Roma po shfaqen si aktorët kryesorë në diskutimet për reformimin e rregullave evropiane mbi shpenzimet publike. Një debat që do të nxehet në vjeshtë, kur Komisioni Evropian të rishikojë rregullat e shpenzimeve, ku deficitet buxhetore duhet të jenë jo më të mëdha se 3 për qind të PBB-së dhe borxhi publik duhet të tentohet të kufizohet në 60 për qind.

“Të dyja vendet ndajnë idenë se korniza fiskale është shumë shtrënguese”- thotë Gregori Kleis, ekonomist në institutin Bruegel me seli në Bruksel. Por edhe pse po i afrohet Italisë, Franca nuk po e harron Gjermaninë. Kur bëhet fjalë për reformimin e rregullave fiskale, ajo do të kërkojë sërish një konsensus franko-gjerman.“Për diplomatët francezë, Gjermania është gjithmonë një prioritet”- thotë Lazar, që beson se gjërat mund të ndryshojnë shumë pak në të ardhmen./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Absurditete ballkanike/ Kur një qen shkaktoi luftë midis Greqisë dhe Bullgarisë në vitin 1925

Publikuar

-

Nga

cna lajme, cna blog

Përgjatë historisë luftërat kanë nisur për shkak të tokës, burimeve natyrore, besimeve fetare apo politikës. Kur njerëzit thonë se “luftërat janë zhvilluar edhe për shkaqe absurde”, ata zakonisht kanë të drejtë. Në fakt në vitin 1925, midis 2 vendeve në Ballkan shpërtheu një konflikt ushtarak, për shkak të një qeni…

Konflikti e kishte origjinën që në kohën e Perandorisë Osmane, e cila përfshinte shumë fe, kultura dhe grupe të ndryshme etnolinguistike. Midis tyre ishin grekët dhe bullgarët. Greqia fitoi pavarësinë e saj në vitin 1832, ndërsa Bullgaria bëri të njëjtën gjë vetëm në vitin 1908.

Perandoria Osmane kishte si fe kryesore Islamin, ndërsa grekët dhe bullgarët ishin të krishterë që i përkisnin Kishës Ortodokse Lindore.

Greqia dhe Bullgaria kishin qenë edhe anëtare të Lidhjes Ballkanike, e cila kishte luftuar për pavarësinë e tyre.

Dhe megjithëse e fituan pavarësinë si shtete, u përballën me kërcënimin e një Perandorie Osmane ende të frikshme. Të dyja vendet kishin të gjitha arsyet për t’u bashkuar dhe për t’u pajtuar, por kjo gjë nuk ndodhi. Kur Lidhja Ballkanike ndau mes tyre pjesën evropiane të Perandorisë Osmane, u formua shteti shqiptar, duke lënë jashtë Maqedoninë dhe Trakinë Perëndimore, të cilat donin t’i merrnin Bullgaria dhe Greqia.

Në këtë mënyrë miqtë e vjetër u bënë armiqtë e rinj. Rezultati ishte një numër përplasjesh kufitare midis dy palëve, që çuan në Luftën e Dytë Ballkanike të vitit 1913. Pastaj shpërtheu Lufta e Parë Botërore. Bullgaria u bashkua në aleancë me Gjermaninë, Austrinë dhe Hungarinë dhe nisi një sulm kundër Serbisë.

Kur lufta përfundoi me fitoren e bllokut aleat, Greqia u shpërblye duke qenë në anën e palës fituese. Meqë Bullgaria ishte me palën humbëse, ajo u detyrua të heqë dorë nga Traka Perëndimore, duke i dhënë fund qasjes së saj të drejtpërdrejtë në Detin Egje.

Po ashtu Sofia duhej t’i lëshonte disa territore Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve (që më vonë u bë Jugosllavia). Për pasojë, tensionet midis Greqisë dhe Bullgarisë nuk u zbutën as me përfundimin e Luftës së Parë Botërore.

Më të zemëruar ishin bullgarët, që nuk i njihnin kushtet e traktatit të paqes. Ata nuk besonin se duhej të përfundonte konflikti. Ndaj nisën sulmet ndëshkuese kundër Greqisë dhe Jugosllavisë, por ato më shkatërrueset u kryen nga Organizata e Brendshme Revolucionare Maqedonase (IMRO) dhe Organizata e Brendshme Revolucionare Trake (ITRO).

Petriç, një qytet në Bullgarinë Jugperëndimore në kufi me Greqinë, drejtohej nga IMRO si një shtet de fakto i pavarur. Në vitin 1923, kryeministri bullgar Aleksandar Stamboliski u përpoq të zbuste disi tensionet me Greqinë, dhe të përmirësonte marrëdhëniet me pjesën tjetër të kontinentit.

Por kjo lëvizje shkaktoi zemërimin e nacionalistëve.

Stamboliski u rrëzua nga një grusht shteti, më pas u kap nga IMRO, e cila e torturoi dhe më pas e vrau. Dhe tani le të vijmë tek historia me qenin. Një ushtar grek i vendosur me shërbim në kufirin greko-bullgar në Qafën Kemir Kapou në Belacicë, kishte një qen.

Më 18 tetor 1925, për arsye ende të paqarta, qeni u largua me vrap drejt anës bullgare të kufirit. Me sa duket ushtari e donte shumë atë qen, pasi pavarësisht përleshjeve të shpeshta që kishin shkaktuar qindra të vdekur nga të dyja anët, nisi të vrapojë pas tij, me siguri duke harruar se ku po shkonte.



LEXO EDHE:  A ka një orë të duhur se kur duhet ngrënë?


              Theodoros Pangalos, ne vitin 1920

LEXO EDHE:  Covid-19/ Rimëkëmbja e Ballkanit dhe Evropës Lindore do të kërkojë kohë

Ai hyri në territorin bullgar, ku u qëllua menjëherë nga një roje kufitare bullgare. Rojet kufitare greke qëlluan me breshëri në anën bullgare, dhe bullgarët u kundërpërgjigjën. Gjatë një pushimi të shkurtër, një kapiten grek dhe ndihmësi i tij ngritën një çarçaf të bardhë, vrapuan në pjesën midis 2 vijave kufitare dhe bënë thirrje për qetësi. Por bullgarët i qëlluan, duke vrarë kapitenin dhe plagosur ndihmësin e tij, që arriti të kthehej në anën greke.

Versioni zyrtar që arriti në gazetat greke të kohës, nuk përmendi historinë e qenit. Sipas shtypit, disa roje kufitare bullgare sulmuan pa asnjë arsye postën kufitare greke në Belacicë. Sa i përket qenit, fati i tij mbetet i panjohur, por Bullgaria dhe Greqia ishin tashmë në pragun e luftës.

Bullgaria shprehu keqardhje për incidentin, dhe tha se ai ishte një keqkuptim i tmerrshëm. Ata propozuan ngritjen e një komisioni greko-bullgar për të hetuar çështjen. Konflikti mund të kishte përfunduar atje, po të mos ishte për gjenerallejtënant Teodoros Pangalos.

Ky kishte rrëzuar nga froni Mbretin Kostandin I, themeluar Republikën e Dytë Helene dhe udhëhequr një grusht shtetit, që e instaloi atë si kryeministër të vendit, dhe më vonë, presidentin e saj. Në postin e kreut të shtetit, ai pezulloi lirinë e shtypit, zhvlerësoi monedhën greke, dhe madje diktoi sesa të gjata duhet të ishin fundet dhe fustanet e grave (jo më të larta se sa 30 cm mbi tokë).

Pangalos u dha bullgarëve një ultimatum. Ata duhej të ndëshkonin ata që ishin përgjegjës për vrasjet, si dhe të paguanin 2 milionë franga franceze si kompensim për familjet e viktimave. Ata kishin vetëm 48 orë për ta bërë këtë, përndryshe do të kishte pasoja.

Bullgaria refuzoi, ndaj më 22 tetor, Pangalos urdhëroi trupat e tij të sulmonin Bullgarinë.

Një nënë bullgare duke treguar një plagë plumbi që fëmija i saj mori gjatë pushtimit grek të Petrich

Ato pushtuan qytetin Petriç dhe fshatrat përreth e tij. Bullgarët reaguan, por grekët e ruajtën kontrollin e tyre mbi qytetin dhe rajonin përreth. E dëshpëruar, Bullgaria i bëri thirrje Lidhjes së Kombeve (pararendësja e OKB-së).

Lidhja urdhëroi vendosjen e një armëpushimi, dhe kërkoi që Greqia të tërhiqej menjëherë, dhe të kompensonte Bullgarinë për pushtimin që kishte kryer. Ndërkohë Athina e akuzoi Lidhjen e Kombeve për hipokrizi, duke cituar Incidentin e Korfuzit të vitit 1923, kur Italia sulmoi ishullin grek të Korfuzit, dhe Lidhja u bë palë me agresorin.

Pangalos argumentoi se Lidhja kishte dy palë rregulla:një për kombet e fuqishme si Italia dhe një tjetër për ato më të dobëta si Greqia. Sidoqoftë, ai nuk kishte zgjidhje tjetër. Lidhja dërgoi atashe ushtarakë nga Franca, Italia dhe Britania për të mbikëqyrur tërheqjen e trupave greke. Rreth 50 bullgarë u vranë gjatë atij pushtimi të shkurtër, teksa Greqia u urdhërua t’i paguajë Bullgarisë 45.000 paund britanikë në formën e një kompensimi.

Nën drejtimin e Pangalos, Greqia u poshtërua. Ndaj disa muaj më vonë ushtria kreu një grusht shteti tjetër, duke e zëvendësoi atë me presidentin që vetë Pangalos kishte rrëzuar me herët./ Wwarhistoryonline–Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Zgjedhjet në Gjermani, do të diktojnë ritmin e ecjes përpara të Evropës

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Judy Dempsey “Carnegie Europe”

Ishin shumë domëthënëse përgjigjet e pretendentëve për të zëvendësuar Angela Merkel, kur pyetën gjatë një debati televiziv se cilin kryeqytet do të vizitonin të parin në rast se zgjidheshin kancelar i Gjermanisë.

Armin Lashet, kandidati i zgjedhur nga Merkel për ta zëvendësuar atë si kancelari i ardhshëm kristiandemokrat i Gjermanisë, refuzoi të jepte një përgjigje direkte. “Unë nuk do ta zbuloja këtë gjë derisa të vinte koha”- u shpreh ai. Analena Baerbok, homologia e tij nga partia e Gjelbër, u përgjigj:“Do të shkoja në Bruksel, pasi politika e jashtme gjermane duhet të jetë gjithnjë evropiane. Dhe Uashingtoni ka thënë “Amerika është rikthyer” dhe ne kemi nevojë për një përgjigje evropiane”.

Dhe duke bërë një përpjekje për të rikthyer socialdemokratët në krye të kancelarisë pas 16 vjet udhëheqje konservatore, Olaf Sholc kishte një destinacion tjetër:“Do të vizitoja së pari Parisin. Bashkëpunimi franko-gjerman është thelbësor për aftësinë tonë për të çuar përpara Evropën, dhe për të arritur sovranitetin evropian”.

Baerbok është më e angazhuara nga 3 kandidatët për një Evropë që duhet të bëhet më e integruar, më e sigurt sa i përket udhëheqjes, dhe më e përqendruar mbi inovacionin dhe trajtimin e problemit të degradimit të klimës.

Megjithatë realiteti është se e ardhmja e Evropës nuk qëndron në Bruksel. E ardhmja e saj përcaktohet nga ajo që bëjnë së bashku Franca dhe Gjermania. Nëse ato nuk veprojnë në një mënyrë të sinkronizuar, atëherë Evropa nis të lëkundet. Përgjigja e Sholc ishte e drejtpërdrejtë.

Megjithatë, në mesin e fiksimit pas sondazheve dhe spekulimeve mbi përbërjen e qeverisë së ardhshme të koalicionit në Gjermani, çështja më e dukshme që ka munguar gjatë debateve të shumta televizive në këtë fushatë ka qenë e ardhmja e Evropës.

Mos trajtimi i saj konfirmon një indiferencë të rrezikshme ndaj një blloku, ekzistenca e vazhdueshme e të cilit nuk mund të merret si e mirëqenë. Merkel e shpërfilli enkas marrjen me të ardhmen e BE-së. Presidenti francez Emanuel Makron e vendosi këtë çështje në qendër të fushatës së tij zgjedhore të vitit 2017. Dhe fitoi.

Pavarësisht se sa shpesh Makron i fliste Merkelit mbi nevojën që ata të dy të angazhoheshin mbi drejtimin e ardhshëm të Evropës, ajo heshtte. Në fakt, pavarësisht nëse ishte fjala për çështjet e mbrojtjes, ato politike dhe ekonomike që lidheshin me më shumë integrim, apo mbi nevojën e dukshme për reforma demokratike, Merkel ishte e kundërta e Makron dhe e paraardhësit të saj në krye të CDU-së, Helmut Kol.

Kol e përqafoi integrimin evropian. Organet ekzekutiv të BE-së me në krye Komisionin Evropian, ishin një “anije” që kishte në timon Berlinin dhe Parisin. Kol përqafoi edhe marrëdhëniet transatlantike.

Ndërkohë gjatë qeverisjes së saj të gjatë Merkel i bëri gjërat ndryshe.

Ajo hoqi dorë nga energjia bërthamore, pa pasur një infrastrukturë të energjisë së rinovueshme. Ndaj nuk është çudi që industritë, të cilat kërkojnë shumë energji, si ajo kimike, u mbështetën tek gazi rus për të kompensuar mungesat e energjisë bërthamore.



Ajo mirëpriti mbi 1 milion refugjatë nga Siria, një vendim ky human dhe fisnik, por që u mor pa pyetur më parë partnerët e saj në B. Ajo nxori Evropën dhe euron nga kriza financiare globale e vitit 2008.

LEXO EDHE:  Greqia, baza nga ku terroristët e ISIS mund të sulmojnë Evropën

LEXO EDHE:  Intervista/ Pse vaksina kundër koronavirusit, mund të jetë vite larg

E megjithatë, sa i përket çështjes së drejtimit të ardhshëm të Evropës, Merkel i shmangu vendimet e mëdha, që do të kishin kërkuar një filozofi strategjike. Strategjia nuk luajti asnjë rol në drejtim të përcaktimit të llojit të marrëdhënieve afatgjata që Evropa, e udhëhequr nga Gjermania, ka nevojë të ketë me Rusinë, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara.

Atëherë, a do të bënte diferencën Lashet, Sholc ose Baerbok? Lashet, që mburret ndonjëherë me kredencialet e tij evropiane – ka qenë anëtar i Parlamentit Evropian – nuk ka thënë shumë për Evropën gjatë fushatës. Për Baerbok, kjo është shtylla kryesore e politikës së saj të jashtme.

Sholc është ndoshta më intrigues. Në rolin e Ministrit të Financave, ai ka qenë përgjegjës për fondet e mëdha të ndihmës për punëdhënësit dhe punonjësit gjatë koronavirusit, dhe ndikoi në miratimin e fondit të BE-së për rimëkëmbjen pas pandemisë.

Ai e shfrytëzoi pandeminë për ta bindur Merkelin të mbështeste një integrimin më të madh ekonomik dhe fiskal evropian. Me kalimin e viteve, ai ka vendosur kontakte të ngushta me Elizeun. Presidenti francez do të ishte i kënaqur nëse Sholc do të zgjidhej vetëm disa muaj para se vetë Makron të kërkojë një mandat të dytë.

Solidariteti ishte një nga aftës

Në rast se të dy burrat dalin fitues në gara respektive, kjo mund t’i japë Evropës shtytjen që i nevojitet. Ka udhëheqës evropianë që vënë në dyshim synimet e tandemit franko-gjerman. Disa zyrtarë të Evropës Qendrore, besojnë se kjo dyshe ka një qasje të butë të gabuar ndaj Rusisë dhe Kinës, dhe nuk është e interesuar që të ndihmojë vendet e tjera anëtare.

itë e mëdha të Kol. Të tjerët i frikësohet rritjes së ndikimit francez në të gjithë BE-në. Ajo që e ka motivuar BE-në historikisht, ka qenë gjithmonë ekuilibri midis ambicies së Francës dhe interesave pragmatike të Gjermanisë.

Me daljen nga unioni të Britanisë, ata kanë frikë se skena do të dominohet nga Berlini dhe Parisi. Por gjërat nuk janë dhe aq të thjeshta sa duken. Franca po kërkon më shumë aleatë brenda BE-së, siç është Holanda, kur bëhet fjalë për çështje të vështira në lidhje me integrimin ekonomik, mbrojtjen, sigurinë dhe marrëdhëniet transatlantike.

Pasardhësi i Merkel, nuk mund të rrezikojë që të mbështetet tek ato vende, të cilat duan më shumë autonomi strategjike në mënyra që do të përkeqësonin marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe brenda BE-së, apo një grup të eurozonës që të çimentojë një Evropë me dy nivele. Kjo e fundit është një recetë që çon drejt pakënaqësisë dhe ndarjeve.

Por asgjë nga këto nuk duhet që ta ndalë BE-në, e nxitur nga një udhëheqës i ri gjerman, që të përcaktojë përfundimisht interesat strategjike të Evropës. Zgjatja e prirjes aktuale do ta bënte Evropën të paaftë për të përqafuar modernizimin, inovacionin dhe rrezikun. Kjo është arsyeja pse zgjedhjet parlamentare gjermane të 26 shtatorit do të jenë kaq shumë të rëndësishme./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Blog

Foto që flasin/ Historia e dasmës së Princesh Dianës

Publikuar

-

Nga

 Princesha Diana u konsiderua si një nga gratë më të fotografuara në botë! Çdo lëvizje e saj u dokumentua në vitet ’80 dhe ’90 nga paparacët. Në çdo event, dalje publike, shëtitje, princesha ka qënë gjithmon në qëndër të vëmendjes.

Vdekja e saj tronditi botën dhe për ta rikujtuar, shumë prej fansave të Princesh Dianës, drejtuan gishtat drejt kulturës së çmendur “tabloide” ku edhe arkivohen fotot e saj.

Ndërsa duket se ajo ishte gjithmonë në qendër të vëmendjes, dhe fotot e saj mund ti gjesh kudo, ka gjithashtu edhe disa fotografi të rralla që japin një vështrim më intim në jetën e saj. Galeria e mëposhtme përfshin disa  prej fotove më të ralla që tregojnë një anë shumë të veçantë të Dianës, veçanërisht dasmës së saj.

Grua e Pavarur

Diana ishte nusja e parë në historinë mbretërore që doli kundër protokollit mbretëror përsa i përket betimeve të saj të dasmës. Në përgjithësi, nuset mbretërore pritet të lexojnë betimet tradicionale të dasmës. Sidoqoftë, Diana “hoqi qafe” fjalën “bindju” kur lexoi betimet e saj të dasmës. Kjo ishte një histori e madhe dhe madje u bë titull

 

Romanca e Dianës dhe Charles

Mediat mund të thonë të kundërtën, por Charles dhe Diana nuk e njihnin njëri -tjetrin aq mirë para se të martoheshin. Pas vetëm dymbëdhjetë takimeve, çifti njoftoi fejesën e tyre me botën.

Dasma, një Festë Kombëtare

Dasma midis Charles dhe Diana ishte aq ekstravagante sa u shpall një festë kombëtare. Kjo festë u zhvillua më 29 korrik 2981. Qytetarët e qytetarëve të Mbretërisë së Bashkuar u gëzuan aq shumë nga dasma saqë donin të ishin pjesë e saj.

Tortë për të gjithë

A e dinit se ata kishin gjithsej 27 ëmbëlsira martese? Torta zyrtare u projektua dhe u bë nga David Avery, bukëpjekësi kryesor në shkollën e gatimit Royal Naval. Në vitin 2014, një pjesë e tortës 33-vjeçare doli në ankand për 1,375 dollarë.



Unaza e famshme

Kishte shumë polemika dhe debate rreth detajeve të dasmës së Dianës. A e dini se ajo zgjodhi unazën e saj të fejesës nga një katalog? Shumica e unazave të fejesës mbretërore janë dizajne të personalizuara, por Diana zgjodhi të sajin, e cila përbëhej nga 14 diamante diamanti rreth një safir 12 karatësh të vendosur në ar të bardhë nga një katalog i koleksionit të bizhuterive Garrard. Kur ajo ndërroi jetë, ajo iu kalua Kate Middleton.

LEXO EDHE:  Komploti i 20 Korrikut/ Kur elita u përpoq të vriste Hitlerin, për të shmangur humbjen poshtëruese të Gjermanisë

LEXO EDHE:  A ka një orë të duhur se kur duhet ngrënë?

Udhëtim me ski.

Këtu duket princesha bukuroshe Diana, me djemtë e saj në Austri. Kjo fotografi është bërë kur Harry ishte vetëm 9 vjeç! Kjo fotografi u publikua për herë të parë në publik në 1994.

Problemet e para

Kur dasma po afrohej Charles filloi të përjetonte disa nerva. Sipas Sally Beddel, në librin e saj për Princin Charles, ajo tha se Charles ishte akoma i dashuruar me ish-in e tij, Camilla Parker-Boëers. Ai u bë nën presionin e babait të tij për t’i dhënë fund marrëdhënies me të dhe për t’u martuar me Dianën. Smith pretendon se Princi derdhi lot një natë para se të martohej me Dianën.

“Princesha hirushe”

Jo vetëm stilistët u stresuan për veshjen e Dianës, por edhe diçka tjetër. Diana është pak më e gjatë se njerëzit e tjerë dhe i duheshin taka më të shkurtra. Kalorësja Clive Shilton shpjegoi, “Shqetësimi i saj kryesor ishte se ajo nuk do të dukej më e gjatë se Princi Charles, dhe për shkak se ishte shumë e gjatë këpucët do të duhej të kishin një takë të ulëtl ishte shumë e bukur dhe e detajuar. këpucët kishin një “C” dhe “D” me një zemër dashurie të pikturuar në hark.

Nervat!

Jo vetëm Charles ishte nervoz, por edhe Diana ishte aq nervoze saqë kur arriti në altar e quajti burrin e saj të ardhshëm me emrin e gabuar! Ajo e quajti atë Philip Charles Arthur George në vend të vetëm Charles Philip!

Puthja që u harrua

Princi Charles ishte nervoz në ditën e madhe dhe kjo ishte e qartë për të gjithë! Në një martesë normale, nusja dhe dhëndri i kulmuan betimet e tyre me një puthje në fund.  Princi Charles ishte nervoz  kështu që harroi! Të dy më vonë u puthën në ballkon ndërsa miliona shikuan dhe brohorisnin!/CNA.al

LEXO TE PLOTE