LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

5 gra dhe 14 fëmijë nxirren nga kampet e Sirisë/ Rama dhe Çuçi të pranishëm në operacionin e riatdhesimit

31 Korrik 2021, 13:59, Aktualitet CNA
5 gra dhe 14 fëmijë nxirren nga kampet e Sirisë/ Rama dhe

Pesë gra dhe 14 fëmijë shqiptarë që qëndronin në kampin e ISIS-is u janë dorëzuar autoriteteve shqiptare.

Ndërkohë të pranishëm në operacionin e riatdhesimit nga kampet Al Hol dhe Roj të Sirisë janë edhe kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Ndërkohë ministria e Jashtme, nuk ka dhënë asnjë detaj se çfarë po ndodh me shtetasit shqiptarë në Siri që prej riatdhesimeve të fundit.

Kujtojmë që më 26 tetor u përmbyll me sukses operacioni për kthimin e 4 fëmijëve, Amar Rasha, Emel Rasha dhe Hatixhe Rasha dhe nëna e tyre Floresha Rasha (e plagosur në Siri) dhe të Endri Dumanit.

Në kamp vijon të jetë motra e Endrit, Eva, ku sipas burimeve ajo është fshehur sepse nuk ka dashur që të rikthehet./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga