Connect with Us

Vllaznia godet në merkato, firmos për 2 vite me sulmuesin kroat

Sport

Vllaznia godet në merkato, firmos për 2 vite me sulmuesin kroat

Publikuar

-

Vllaznia ka bërë një tjetër goditje në merkato. Skuadra shkodrane ka siguruar shërbimet e sulmuesit kroat Ante Aralica.

25-vjeçari kroat ka firmosur një kontratë 2-vjeçare që do ta lidhë me kuqeblutë shkodranë.

Aralica vjen nga kampionati rumun ku është aktivizuar me skuadrën e Hermanshtad e cila militon në Ligën e Dytë.

Lajmin e transferimit të sulmuesit 25-vjeçar e ka bërë vetë publike Vllaznia me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”.

LEXO EDHE:  Do luhet sonte Superkupa e Shqipërisë, Teuta sfidon Vllazninë në "Elbasan Arena"

NJOFTIMI I KLUBIT TË VLLAZNISË

“Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se ka firmosur me futbollistin Ante Aralica. Sulmuesi 25 vjeçar kroat do të jetë pjesë e klubit tonë për dy sezonet e ardhshme.

Welcome Ante!”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Seria A

Interi nuk fal edhe ndaj Fiorentinës, ja rezultatet e mbrëmjes në Serinë A

Publikuar

-

Nga

Interi ka marrë një fitore të vlefshme në javën e 5-të të Serisë A duke mundur 1-3 Fiorentinën.

Fiorentina kaloi e para në avantazh në minutën e 23-të me Sotil në një pjesë të parë ku violët dominuan totalisht dhe Interi ishte thuajse inekzistent. Në pjesën e dytë, Darmian barazoi për zikaltrit në minutën e 52-të, ndërsa 3 minuta më vonë Xheko përmbysi gjithçka me një goditje me kokë.

LEXO EDHE:  I përfshirë në skandalin e pronave në Shëngjin/ Reagon futbollisti i Vllaznisë

LEXO EDHE:  Video-100-vjetori i shoqnisë "Vllaznia"/ Ekspozitë me botime dhe dokumente  



Në fundin e ndeshjes, Perisiç hipotekoi fitoren duke shënuar pas një asisti të Galjardinit. Zikaltrit marrin kreun duke kaluar Napolin e cila do të luajë ditën e enjte me Sampdorian.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër, Atalanta mposhti 2-1 Sasuolon me dy gola të shënuar në pjesën e parë nga Gosens dhe Zapakosta.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Spektakël i Atletiko Madridit, bën përmbysjen e çmendur në minutën e 90

Publikuar

-

Nga

Atletiko Madrid është rikthyer tek fitorja në kampionat duke mundur 1-2 në transfertë Getafen.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Mitroviç në fundin e pjesës së parë, por për Atletikon mendoi Suarez. Sulmuesi uruguaian u bë i gjallë më në fund në La Liga duke u rikthyer të jetë protagonist.



LEXO EDHE:  Te Vllaznia zgjidhin qesen, zbulohet premio për fitoren ndaj Partizanit

Suarez shënoi golin e barazimit në minutën e 78-të, ndërsa në të 90-të shënoi dhe të dytin personal dhe golin e fitores për Atletikon.

LEXO EDHE:  Te Vllaznia zgjidhin qesen, zbulohet premio për fitoren ndaj Partizanit

Një 3 pikësh mjaft i vlefshëm për Atletikon që e ngjit në vendin e parë në kuotën e 14 pikëve.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

“Jam si vera”, Lewandowski: Po bëhem më i mirë, mendoj vetëm për Bayernin

Publikuar

-

Nga

Sulmuesit të Bayernit të Mynihut, Robert Lewandowski, iu dorëzua këtë të martë “Këpuca e Artë” e Europës, trofeu prestigjioz individual, i fituar prej tij falë 41 golave të shënuar sezonin e kaluar në Bundesligë.

Edhe pse ka mbushur 33-vjeç, polaku këmbëngul se ka ende shumë për të dhënë në nivelet më të larta dhe se është i përkushtuar për të fituar trofe të tjerë me Bayernin.

“Nuk kam pse të provoj veten në një ligë tjetër. Në Ligën e Kampionëve mund të garoj me më të mirët e kampionateve të tjera. Jam 100 për qind i fokusuar te Bayerni, nuk mendoj për asgjë tjetër veç ekipit tim”.

“Poli”, siç thirret ndryshe Lewa, ka kontratë me kampionët dhe rekordmenët gjermane deri në vitin 2023, dhe ai nuk po mendon të heqë dorë nga futbolli.

LEXO EDHE:  Tom Doshi, 5 mijë euro premio për çdo fitore të Vllaznisë

LEXO EDHE:  Eksploziv makinës së administratorit të Vllaznisë/ Pritet mbërritja e forcave xheniere



“Mosha është thjesht çështje shifrash. Ndihem shumë mirë, kam vlerat më të mira që kam pasur ndonjëherë. E di se ende mund të luaj në nivelin më të lartë për vitet në vazhdim. Jam si vera e mirë dhe shpresoj të bëhem edhe mi mirë me kalimin e kohës”.

Statistikat e Lewandowskit nuk e shmangin dot krahasimin me dy të mëdhenjtë e futbollit, që janë ende në aktivitet, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

“Garën e kam gjithmonë me veten time. Ajo që bëjnë ata të dy është diçka që mund të mos përsëritet për një kohë të gjatë. Unë shoh atë që mund të bëj dhe jap. Duhet shumë punë dhe respekt.

LEXO TE PLOTE