LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vijojnë përplasjet në PS/ Deputeti i Ramës i “përvishet” Lelit: Nuk ka ndonjë shkencë të madhe

30 Korrik 2021, 11:56, Politikë CNA
Vijojnë përplasjet në PS/ Deputeti i Ramës i

Përplasjet në degën locale të PS-së në Vlorë, duket se vijojnë të thellohen.

Së fundi, deputeti i zgjedhur i PS në këtë qark, Ilir Metaj, ka kritikuar kryebashkiakun Dritan Leli dhe perfektin e qarkut, lidhur me qëndrimet e tyre për situatën e zjarreve në Karabrun.

Në një postim në rrjetet sociale, Metaj shkruan se dy personat si kryebashkiaku dhe perfekti nuk mund t?i mësojnë zjarrfikësve se si mbahet pompa e ujit.

Ai thotë ndër të tjera, se nëse nuk bëjnë dot miq për t?i ardhur në ndihmë, të marrin me qira helikopterë që marrin ujë në det, e ta zbrazin mbi Karaburun.

?Të dashur Kryetar i Bashkisë dhe Prefekt i Qarkut Vlorë, zjarrefikësit që po luftojnë me flakët në Karaburun e gjetkë, nuk kanë nevojë ?tu mësoni? si mbahet pompa e ujit, ku ta hedhin ujin apo të shërbejnë si aktorë dytësorë në fotot që hidhni për të treguar ?se u jeni afër?.

As të kujtoheni se zjarrëfikësit ekzistokërkëshin kur shpëtuan jetë njerëzish nën rrënojat e tërmetit duke rrezikuar asgjë më pak sesa jetën e tyre.
Ata nuk kanë nevojë për qoka!

Kanë nevojë që në kohë paqe, t?i pyesni e të mbani shënim, çfarë nevojash kanë për të patur ?armët? e nevojshme në kohë lufte.

Makina efektive, veshje profesionale, mjete cilësore.

Dhe detyra juaj është tu plotësoni këto kërkesa!

Jo qoka!

Dhe për të mos i lënë të armatosur vetëm me gjeshtra e shkurre tek mundohen të shuajnë flakët, sikur para 100 vjetëve, kur shkoni për vizita ?të suksesshme? jashtë shtetit, krijoni mundësinë tu dërgojnë avionë e helikopterë të hedhin ujë mbi zjarre( në momentet kritike si këto).

Ose,nëse nuk bëni dot miq t?u ndihmojnë falas në ditë të vështira, merrni me qera një helikopter të mbushë ujë në det, e ta zbrazë mbi flakët e Karaburunit.
Se nuk është ndonjë shkencë e madhe jo.

Mjafton dëshira, vullneti, njerëz punëtorë.

Kështu i ndihmojmë edhe zjarrëfikësit, edhe pyjet, edhe sezonin turistik.

Kështu ndihmojmë Vlorën!?-shkruan Metaj.

Lajmet e fundit nga