Connect with Us

Tronditëse/ Vritet 13 vjeçari me armë zjarri

Kronika

Tronditëse/ Vritet 13 vjeçari me armë zjarri

Publikuar

-

Akuzohet për korrupsion dhe humbje të dosjeve/ Arrestohet shefja e shërbimit të provës në Laç

Një 13 vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Gërnac në malësinë  e Kurbinit.

Sipas Shqiptarja.com, i mituri me mbiemrin Keqi është gjetur nga Policia në mesnatë.

Raportohet se viktima ka qenë bashkë me tre fëmijë të tjerë duke kullotur bagëtitë në mal, ku edhe kanë gjetur një armë zjarri.

LEXO EDHE:  Thyen karantinën dhe u konfliktuan/ Policia arreston dy persona, në kërkim një tjetër

Fëmijët kanë luajtur me armën e zjarrit, ndërkohë që ajo ka qenë e mbushur dhe për pasojë ka humbur jetën edhe 13 vjeçari./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

I dënuar në Itali me shtatë vite burg/ Prangoset në Durrës 42-vjeçari

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga policia e Durrësit, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Mësohet se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Julian Mandija, 42 vjeç, banues në Durrës.

LEXO EDHE:  Arrestohen dy persona/ Sekuestrohet drogë, një automjet, telefona celularë dhe peshore

LEXO EDHE:  Arrestohen dy persona/ Sekuestrohet drogë, një automjet, telefona celularë dhe peshore



Sipas burimeve zyrtare, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Me dokumente false drejt Italisë/ Tre persona ndalohen në Rinas

Publikuar

-

Nga

cna lajme, cna aktualitet

Policia Kufitare Rinas, në kuadër të masave të shtuara për goditjen e paligjshmërisë, ka parandaluar dhe goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve.

Tre persona kanë rënë në pranga si dhe janë sekuestruar dokumenta të falsifikuara, që përdoreshin nga këta shtetas për të kaluar kufirin në mënyrë të jashtëligjshme.

Në kohën që kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, shtetasit P. C, A. K, dhe E. H, të cilët do të udhëtonin me linjën ajrore, me destinacionin “Bolonja”, janë konstatuar me problem.

LEXO EDHE:  I dehur në timon/ Arrestohet 19-vjeçari

LEXO EDHE:  Nuk tolerohet më protesta tek Astiri/ Kush bllokon rrugën arrestohet



Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 letërnjoftimi italiane, 3 patenta italiane si dhe 3 dokumenta shëndetësore italiane, të dyshuara të falsifikuara.

Në vijim të veprimeve, janë arrestuar në flagrancë shtetasit P. C., 25 vjeç, A. K., 19 vjeç dhe E. H., 22 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimit të letërnjoftimeve, të pasaportave ose të vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Adriatik Llalla në arrati/ Gruaja e tij i tregon gishtin e mesit gazetarëve

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u dënua sot me vendim të formës së prerë me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga funksionet publike nga Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit.

Pas këtij vendimi shumë gazetarë janë shfaqur para derës së shtëpisë së tij.



Kjo ka acaruar familjarët e tij, ku gruaja teksa dilte nga makina e saj së bashku me fëmijët u ka ngritur gazetarëve gishtin e mesit, si për t’i treguar që ta lënë të qetë.

LEXO EDHE:  Arrestohen dy persona/ Sekuestrohet drogë, një automjet, telefona celularë dhe peshore

LEXO EDHE:  Arrestohen dy persona/ Sekuestrohet drogë, një automjet, telefona celularë dhe peshore

Ndërkohë që SPAK ka ngarkuar Policinë e Shtetit të ekzekutojë vendimin e dhënë sot me burg për Llallën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE