LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqiptari masakron gruan me thikë/ Dëshmia në polici: E vrava se isha xheloz

30 Korrik 2021, 12:21, Kosova & Bota CNA
Shqiptari masakron gruan me thikë/ Dëshmia në polici: E vrava se

Athina u trondit sot nga një tjetër krim në familje.

Një shqiptar 35-vjeç ekzekutoi gruan me thikë pas debatit, ndërsa më pas iu drejtua komisariatit më të afër dhe tregoi se çfarë kishte bërë.

?E vrava se isha xheloz?, këto janë fjalët që i tha policisë shqiptari që u vetëdorëzua pasi masakroi me thikë gruan e tij në shtëpinë e tyre, në kryeqytetin grek, Athinën.

Ndërkohë, fqinjët kanë folur për mediat greke duke deklaruar se çifti shqiptar kishte konflikte dhe zënka gjatë gjithë kohës.

?Ata kanë jetuar këtu për të paktën dy vjet. Ata ishin një çift që ziheshin shpesh, nuk ishte asgjë e papritur. Më 11 korrik, unë u ankova në polici sepse ata u përleshën atë ditë dhe u sherri u dëgjua në të gjithë pallatin.

Policia erdhi, kaloi poshtë pallatit me makinë, por nuk trokiti në derën e tyre dhe nuk bënë asgjë. E vetmja herë që ata trokitën në derën tonë ishte gjatë periudhës së karantinës kur u duhej kodi i internetit? tha një nga fqinjët.

Lajmet e fundit nga