Connect with Us

Rreth 200 afganë që kanë ndihmuar forcat amerikane evakuohen në Shtetet e Bashkuara

Bota

Rreth 200 afganë që kanë ndihmuar forcat amerikane evakuohen në Shtetet e Bashkuara

Publikuar

-

Rreth 200 afganë që kanë ndihmuar forcat amerikane evakuohen në Shtetet e Bashkuara

Rreth 200 afganë që kualifikohen për statusin e imigrantit special (SIV) mbërritën me një avion special në Shtetet e Bashkuara të premten si pjesë e një operacioni për të evakuuar ata që i dhanë ndihmë qeverisë amerikane.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë e njoftuan Operacionin Refugjatët e Aleatëve më 14 korrik, duke thënë se do të evakuonin përkthyesit afganë dhe të tjerë që ndihmuan qeverinë amerikane gjatë luftës, së bashku me familjet e tyre, të cilët tani kanë frikë nga hakmarrja e talebanëve.

Zëvendës Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Russ Travers u tha gazetarëve se sjellja e tyre në SHBA “përmbush angazhimin e Shteteve të Bashkuara dhe nderon shërbimin e guximshëm të këtyre afganëve në ndihmën për të mbështetur misionin tonë”.

Fluturimi drejt sigurisë

Zyrtarët amerikanë thanë se me udhëtimin e parë erdhën rreth 200 persona me statusin special SIV dhe anëtarët e familjes së tyre. Rreth 700 të tjerë që kanë përfunduar procesin do të evakuohen në javët e ardhshme.

Ata do të dërgohen në Fort Lee, një bazë ushtarake në Virxhinia, ku do të kalojnë rreth një javë duke iu nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe duke përfunduar dokumentet para se të zhvendosen. Ata që kanë lidhje familjare do të vendosen pranë tyre, të tjerët do të sistemohen përmes Programit të Pranimeve të Refugjatëve të Departamentit të Shtetit.

Sipas Departamentit të Shtetit, grupi i parë i refugjatëve i është nënshtruar testimit për COVID-19. Nëse dikush teston pozitiv, ata do të karantinohen para udhëtimit.

“Ne kemi ofruar vaksina në Kabul për ata që janë të interesuar, dhe gjithashtu do t’i ofrojmë ato vaksina edhe në Fort Lee,” tha Ambasadorja Tracey Jacobson me grupin koordinues të Departamentit të Shtetit për Afganistanin.

LEXO EDHE:  Përgjigja e Edi Ramës ndaj kërkesës së SHBA-ve/ Bardhi: Turpëroi Shqipërinë!

Vlerësohet se rreth 2,500 shtetas afganë të kualifikuar dhe ende të mbetur në Afganistan do të evakuohen përfundimisht në SHBA.

Përshpejtimi i evakuimit të afganëve është një përparësi, tha Karine Jean-Pierre, zëvendës sekretare e shtypit, gjatë një konferencë të enjten në Shtëpinë e Bardhë.

“Presidenti vendosi një objektiv të qartë. Ne do të fillojmë zhvendosjen e aplikantëve të kualifikuar dhe familjeve të tyre para fundit të këtij muaji,” tha ajo.

“Kjo është një përpjekje e pandalur e qeverisë në mbarë botën, siç mund ta imagjinoni të gjithë, dhe ne synojmë të përmbushim synimin e presidentit”.

Më shumë se 70,000 afganë janë zhvendosur deri tani

Autorizimi origjinal për statusin e imigrantit special SIV u nënshkrua në ligj në vitin 2008 nga Presidenti i atëhershëm George W. Bush dhe kishte për qëllim t’u jepte qytetarëve irakianë siguri në Shtetet e Bashkuara. Që atëherë, qeveria ka vendosur më shumë se 70,000 afganë me statusin SIV në Shtetet e Bashkuara.

Departamenti i Shtetit thotë se të tjerët në rrezik të ndëshkimit talebanë – përfshirë udhëheqëset e të drejtave të grave, aktiviste, gazetarë, mbështetës të të drejtave të njeriut dhe të tjerë – mund të apelojnë në ambasadën amerikane në Kabul, e cila mund të bëjë rekomandime për Programin e Pranimit të Refugjatëve.

Programi i zhvendosjes SIV pritet të vazhdojë pasi trupat amerikane të përfundojnë tërheqjen e tyre nga lufta më e gjatë në historinë e vendit. Deri më 1 shtator, tha ushtria, trupat e mbetura amerikane në Afganistan pritet të përqendrohen në ruajtjen e Ambasadës Amerikane dhe aeroportit të Kabulit./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kurti dhe Blinken diskutojnë për strehimin e afganëve

Publikuar

-

Nga

#cnanews #cnalajme #citynews #citynewslajme #cnaal #lajmecna #lajme #politikecna #cnapolitike #cnaeditorial #cnashowbizz #showbizcna #cnaopinion #opinioncna

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken lidhur me ndihmën që Kosova ka ofruar në strehimin e afganëve të cilët janë evakuuar nga Afganistani pasi talibanët morën kontrollin e vendit.

“Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me SHBA-në është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, tha Kurti përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Ai shtoi se Sekretari Blinken i ka shprehur Kosovës mirënjohjen në emër të presidentit amerikan, Joe Biden për bashkëpunimin dhe ndihmën.

Kontaktet e udhëheqësve shtetërorë të Kosovës dhe atyre të SHBA-së janë shpeshtuar që prej se në Kosovë kanë filluar të arrijnë grupe të afganëve që janë evakuuar nga Afganistani.

Nënpresidentja Harris falënderon Kosovën për strehimin e afganëve

Më 2 shtator edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një bisedë telefonike me nënpresidenten e SHBA-së, Kamala Harris.

LEXO EDHE:  Facebook vendos pezullimin e llogarisë së Donald Trump për dy vjet

LEXO EDHE:  Përgjigja e Edi Ramës ndaj kërkesës së SHBA-ve/ Bardhi: Turpëroi Shqipërinë!



Shtëpia e Bardhë pati thënë përmes një njoftimi se nënpresidentja Harris shprehu mirënjohjen e Shteteve të Bashkuara për ndihmën e Kosovës në përpjekjet e evakuimit nga Afganistani.

Më 16 gusht Kosova miratoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara për të strehuar një numër afganësh që kanë punuar me forcat e huaja gjatë 20 vjetësh të luftës në Afganistan dhe të cilët ndjehen të pasigurtë nën sundimin e talibanëve, të cilët e morën kontrollin e Afganistanit, pas tërheqjes së ushtarëve amerikanë dhe të vendeve aleate.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla tha për Radion Evropa e Lirë të hënën se deri më tani në Kosovë janë strehuar përkohësisht 683 shtetas afganë.

Sveçla bëri të ditur se përveç kampit Bechtel-Enka në Ferizaj, afganët tani po strehohen edhe në kampin ushtarak amerikan, Bondsteel. Aty, aktualisht janë strehuar 91 afganë.

Ministri Sveçla po ashtu bëri të ditur se sipas planit, ardhja e qytetarëve afganë do vazhdojë edhe gjatë kësaj jave./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Mbi 503 mijë doza vaksinash “Pfizer” mbërrijnë në Kosovë nga SHBA

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministria e Shëndetësisë njofton se në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë dorëzuar sot 556 mijë 920 doza të vaksinës Pfizer.

Prej këtij kontigjenti, 503 mijë e 100 doza janë pjesë e donacionit të SHBA për Kosovën, të cilat në Kosovë kanë arritur përmes mekanizmit COVAX, ndërsa 53 mijë e 820 doza të tjera janë nga marrëveshja bilaterale për vaksina kundër Covid-19 midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë Pfizer.

LEXO EDHE:  Agjencitë amerikane të inteligjencës bëjnë zbulimin për origjinën e Covid-19

LEXO EDHE:  Mësim në kohë pandemie/ Virxhinia rikthen nxënësit në shkolla



“Me arritjen e këtyre vaksinave dhe atyre që MSH i ka në stok, procesi i vaksinimit në masë kundër Covid-19 do të fuqizohet edhe më tej, me qëllim të arritjes së objektivit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vaksinimin e 60% të popullatës sipas Planit shtetëror të vaksinimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Situata në Afganistan/ Sekretari i Shtetit Blinken, viziton Katarin dhe Gjermaninë

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po shkon në Katar në një udhëtim gjatë të cilit, ai do të vizitojë edhe Gjermaninë, për bisedime të rëndësishme me aleatë të Shteteve të Bashkuara mbi situatën në Afganistan.

“Do të falënderoj personalisht miqtë tanë në Katar dhe Gjermani për mbështetjen e jashtëzakonshme që kanë dhënë për të transportuar në mënyrë të sigurtë qytetarët amerikanë, afganët dhe të evakuuarit e tjerë nga Afganistan,” shkruante zoti Blinken në Twitter të dielën vonë.

Katari shërbeu si një qendër kryesore për transportin masiv amerikan nga Kabuli dhe ndalesa e parë për mijëra refugjatë afganë pas marrjes nën kontroll të vendit nga talebanët muajin e kaluar.

Edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin po viziton aleatët në Lindjen e Mesme për t’i falënderuar për ndihmën e tyre në evakuimet nga Afganistani, si edhe për t’u takuar me trupat amerikane.

Ndalesat e tij përfshijnë Katarin, Bahreinin, Kuvajtin dhe Arabinë Saudite. “Po shkoj për të falënderuar personalisht partnerët tanë atje për mbështetjen e përpjekjeve të evakuimit nga Afganistani. Operacioni “ALLIED Refuge” nuk do të ishte i mundur pa miqtë tanë në Gjirin Persik. Mbështetja e tyre shpëtoi jetë,” shkruante zoti Austin të dielën.

Zoti Blinken u tha gazetarëve të premten se gjatë qëndrimit në Gjermani ai do të shkojë në bazën Ramshtajn të Forcave Ajrore të SHBA-së për të falënderuar trupat amerikane dhe për t’u takuar me refugjatët afganë.

LEXO EDHE:  SHBA-BE kërkojnë ngritjen e SPAK/ Krimet e Rënda në panik?

LEXO EDHE:  Facebook vendos pezullimin e llogarisë së Donald Trump për dy vjet



Ai do të kryesojë gjithashtu një takim virtual ministror prej 20 vendesh mbi Afganistanin të mërkurën së bashku me Ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas. Ai tha se të 20 vendet “kanë kontribut në ndihmën për të zhvendosur afganët dhe për t’i mbajtur talebanët përgjegjës për të respektuar angazhimet e tyre.”

Talebanët kanë premtuar t’u lejojnë kalim të sigurt atyre afganëve dhe të tjerëve që duan të largohen nga vendi, por shumë afganë dyshojnë në besueshmërinë e zotimeve të tyre.

Të premten, sekretari Blinken përsëri mbrojti tërheqjen e Shteteve të Bashkuata nga Afganistani, duke thënë se një numër relativisht i vogël i qytetarëve amerikanë mbeten në vend dhe Departamenti i Shtetit është në kontakt aktiv me të gjithë ata.

Ai tha se SHBA mbetet e përkushtuar për të ndihmuar çdo amerikan që dëshiron të largohet si edhe kandidatët për Vizë të Posaçme Imigracioni dhe afganë të tjerë që kanë ndihmuar Shtetet e Bashkuara.

Administrata e Presidentit Biden është kritikuar nga ligjvënësit republikanë, grupet e të drejtave të njeriut dhe të tjerë për mënyrën e kryerjes së evakuimit nga Afganistani ,pasi talebanët morën kontrollin e Kabulit më 15 gusht./ VOA

LEXO TE PLOTE