LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

REPORTAZH-Grupi muzikor “N’Gen”/ Sjell muzikën shkodrane përmes stilit modern

30 Korrik 2021, 09:26, Kulturë CNA
REPORTAZH-Grupi muzikor “N’Gen”/ Sjell muzikën shkodrane

Në Shkodër është krijuar grupi muzikor N?Gen me në krye kompozitorin dhe muzikantin e njohur shkodran dhe shqiptar Markelian Kapidani.

Maestro Kapidani ka mbledhur pranë vetes një grup të rinj por edhe me përvojë muzikantësh dhe këngëtarësh duke krijuar këtë grup i cili po merr pjesë intensivisht në disa koncerte në Shkodër që po zhvillohen në qytetin e Shkodrës.

Markeliani bashkë me muzikantët e tjerë Atonio Fjerza, Daniel Prendi, Antonio Shllaku, Bledi Doçi, Jetmir Mesi dhe solistet Rezarta Smaja, Jozefina Simoni, Margerit Shllaku, Silvia Kacerosi apo artistet Viki Haxhi dhe Klodiana Brahimi kanë marrë përsipër që disa prej perlave të muzikës shkodrane dhe asaj shqiptare, pra këngët më të bukura të trashëguara t?i sjellin jo në formën tradicionale por me rryma modern të muzikës me qëllimin e vetëm që këto këngë të bukura të muzikës shqiptare duke ardhur të përpunuara me një stil modern të bëhen të njohura edhe në Europë apo kudo në botë.

Kështu sëfundmi grupi muzikor ?N?Gen? është angazhuar me Koncertet Verës?, një aktivitet kulturor i teatrit ?Migjeni? që mbështetet nga bashkia Shkodër.

Koncertin e parë grupi ?N?Gen? e zhvilloi pranë lulishtes së shatërvanit në qendër të qytetit të Shkodrës duke sjellë për publikun përmes artistëve të rinj dhe stilit modern të muzikës këngët tradicionale të njohura nga të gjithë. Ky koncert ishte i pari tek Koncertet e Verës duke hapur kështu siparin.

Koncerti i fundit i këtij grupi muzikor që është në hapat e parë por që mesa duket premton shumë për të ardhmen u mbajt në zonën muzeale të Gjuhadolit në një mbrëmje të këndshme për publikun por edhe për vetë artistët.

Drejtuesi i grupit ?N?Gen? Markelian Kapidani shprehet i kënaqur nga këto koncerte të para.

?Bukur jam i gëzuar, gjërat po shkojnë mirë, jemi në rrugën e duhur. Kemi filluar të zgjerojmë repertorin. Po futen materiale të reja dhe besoj do shkojë mirë. Material të ri kemi patur Margjelon me një ritëm të veçantë që vjen nga Spanja që quhet boleria. Ata nuancat orientale që kanë spanjollët i kemi edhe ne kështu që ai afrimi ritmik midis këtyre të dy kulturave bëhet krejt thjeshtë edhe natyrshëm. Material të ri kemi patur edhe  Moj e bukura more dhe disa të tjera?, shprehet ai.

?Synin si qershia? në bolero, ?Si Bylbyli në Pranverë? në Funk, ?Hana? në bolero, ?Baresha? në Pop Rock, ?Pranvera Filloi me Ardh? në Latin, ?Asaman o Trëndafili Çelës? në Pop Funk, ?Lule të Bukura ka Tirana? në Latin, ?Faja? në Sëing, ?Moj e Bukura More? në jazz valz, ?Për mu moj Paska ken Kismet?, ?Unë ty të kam Dasht?, ?S?ka ma të Bukur se Pranvera në Funk?, ?Margjelo? Flamengo Bolerio, ?Kaçurrelat? në Shuffle Funk dhe ?Ky Marak? në Rock si dhe dy të fundit ?Napoloni? dhe ?Trëndelinë? janë disa prej këngëve me të cilat ka performuar grupi muzikor ?N?Gen? në qytetin e Shkodrës.

Ky repertor natyrshëm që është vetëm fillimi dhe në muajt në vazhdim patjetër që në evinemente të tjera edhe shumë këngë të tjera do vijnë për publikun nga artistët e këtij grupi.

Megjithatë në çdo nisëm të re, aq më tepër të muzikës asgjë nuk është e lehtë. Objektivi patjetër që është madhor, njohja e këngëve të bukura shkodrane dhe atyre shqiptare edhe nga publiku në Europë apo botë por më përpara duhen plotësuar disa kushte.

?Ne kemi nevojë që ta zmadhojnë këtë grup që t?i shtojmë edhe elementët e tunxhit për ta bërë një orkestër të denjë e cila mund të marrin pjesë nepër festivale në Europë por pse jo edhe në botë për të çuar materialet tona muzikore të përpunuara në stil modern dhe të sjellura në kohë shprehet?, maestro Kapidani.

Ai thotë, se nuk kam përse të tërhiqem sepse ky është zanati im.

?Kemi nevojë për ndihmë natyrshëm, bashkia na ka dhënë ndihmesën e saj por nuk mjafton. Ne jemi ditë për ditë me prova sepse kemi nevojë të rritemi muzikalisht sepse janë gjëra të reja për publikun shqiptar njëkohësisht edhe për muzikantët shqiptar të cilët ndeshen me ritme të reja, me harmoni të reja pra me një gjuhë muzikore që është e re edhe për ta dhe e cila nuk studiohet në shkollat tona shprehet muzikanti i njohur shqiptar i cila la Italinë për të ardhur dhe për të ushtruar profesonalizmin dhe talentin e padiskutueshëm në Shkodër, qytetin e tij?, shprehet më tej ai.

Kapidani thotë, se kjo që po bën grupi ?N?Gen? është diçka totalisht e re për vetë ata, jashtë Shqipërisë normalisht që jo por në Shqipëri patjetër që po.

?Në fakt ky eksperiment që po bëjmë ne është unik edhe jashtë Shqipërisë sepse ne mundohemi që të prekim kultura të ndryshme muzikore dhe t?i sjellim nepërmjet këngëve tona?, tregon maestro Kapidani.

Sipas tij stilet e ndryshme që vijnë nga Amerika Latine, Afrika, Greqia dhe t?i sjellim aty ku qëndrojnë tek muzika jonë. Kompozitori Kapidani jep edhe një shembull konkret me ritmin 7/8 që nuk është shqiptar dhe vjen nga Greqia dhe quhet Kalamatiano dhe vjen nga një zonë që quhet Kallamatra në Greqi.

?Pra ne kemi një seri gjërash si bashkim kulturash në Ballkan dhe tani sipas maestros kemi mundësi që t?i shtojmë edhe ritmet e reja që vijnë nga Perëndimi pra ta pasurojmë muzikën tonë, mos ta lëmë vetëm në atë tipiken tradicionalen por të shprehet edhe jashtë Shqipërisë?, shprehet Kapedani.

?Natyrshëm është normale që të ketë pengesa, rrugë të pastër nuk ka, përkundrazi do kishte qenë e thjeshtë dhe nuk do isha marrë fare me këtë punë vijon drejtuesi i këtij grupi.

Ajo që i intereson është pikërisht që edhe publiku të kuptojë që sforcot e tyre, mundi që po bëjnë këto muzikantë të rinj është me vlerë për qytetin por edhe për Shqipërinë sepse nesër pasnesër me një tingëllim modern të kohës së sotme është mundësia ta prezantosh Shqipërinë përmes muzikës në një mënyrë perfekte ashtu siç duhet dhe ashtu siç pretendojnë edhe vendet e tjera?, thotë ndër të tjera ai.

?Ne kur shkojmë jashtë Shqipërisë,- shprehet Kapidani, – ndeshemi me standarde shumë të larta muzikore, pikërisht sepse ka aranxhator, kërkues dhe hulumtues të muzikës të cilët e ngrejnë muzikën nga tabani dhe e çojnë në standard profesionale dhe kjo është gjëja që duhet të bëhet edhe me muzikn tonë prandaj mendoj që jemi në rrugë të mire?.

Ajo që kërkon kompozitor Kapidani është që të flasim edhe me publikun sepse publiku nuk ka faj dhe merr atë që i servirim ne muzikantët apo mediat.

?Pra duhet ta joshim publikun edhe me parfume të tjera, me tinguj të tjerë, kjo është loja, një lojë simpatike muzikore , përfundon ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga