LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pyll orbital apo pyll betoni në Tiranë/ Si mashtronte për ndërtimet Erion Veliaj, video që e nxjerr “zbuluar”

30 Korrik 2021, 11:06, Politikë CNA
Pyll orbital apo pyll betoni në Tiranë/ Si mashtronte për

Erion Veliaj erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës, me premtimin se nuk do të jepte më leje ndërtimi.

?Përsa kohë ka apartamente të cilët rrinë bosh, ne nuk do të japim asnjë leje ndërtimi. Nuk kam ndërmend të hyj në histori si njeriu që ndërtoi pallate?,-deklaronte Veliaj në vitin 2015.

Një gjë e tillë jo vetëm që nuk ka ndodhur, përkundrazi, Tirana nuk frymon më nga ndërtimet e shumta, në çdo cep e në çdo rrugë.

Kryeqyteti me në krye Erion Veliajn është kthyer në një kantier ndërtimi, ku diku hapen themele të reja, e ku diku lartësohen pallate e kulla.

Pasi premtoi në vitin 2015 se nuk do të jepte leje ndërtimi, në vitin 2016 doli me një tjetër propozim, atë të pyllit orbital.

Sipas tij Tirana  do të rrethohej nga një pyll orbital, me 2 milion pemë.

Por në vend të pemëvë Tirana është rrethuar dhe mbushur me palate, duke u kthyer kështu nga një pyll orbital në një pyll betoni.

Sot Tirana dhe rrugët e saj janë pushtuar nga pallatet të cilat kanë mbirë si kërpudhat pas shiut.

Një vëzhgim nëpër Tiranë, duke u nisur nga Lapraka e duke përshkuar më tej të gjitha zonat si Don Bosko, Stacioni i Trenit, Rruga e Barrikadave, në Qendër, rruga e Elbasanit, tek Zona e Ali Demit, apo edhe në anë tjetër të qytetit, tek Komuna e Parisit, në ish-Bllok, tek Vasil Shanto dhe në të gjitha zonat e tjera, ndërtimet dhe betoni janë kryefjala.

E gjithë kjo panoramë bën që Erion Veliaj të hyjë në histori edhe pse veçse ka hyrë, si njeriu që ndërtoi pallate dhe betonizoi çdo cep të Tiranën, duke ua bërë të pamundurën jetën qytetarëve.

INSTAT konfirmon betonizimin

Nga viti 2016 deri në 2021, siç raportohet në media janë dhënë 907 leje ndërtimi për qytetin e Tiranës, nga të cilat 96 vetëm në muajt e parë të këtij viti.

Ndërsa, po sipas shifrave të INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit të dhëna në Tiranë për banesa, shënoi një rritje të shpejtë duke filluar nga viti 2017, duke arritur në 2019-n, në më shumë se 1 milionë metra katror, niveli më i lartë që nga viti 2005, kur në kryeqytet kishte një uri të madhe për banesa.

Në 2020-n, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi për banesa shënoi një rënie prej gati 10% në raport me 2019-n, por sërish mbeti pranë niveleve më të larta të dekadës.

Ndonëse në një periudhë pandemie, ndërtimi lulëzoi nëpër gjithë kryeqytetin, ndërsa rekord shënuan dhe transaksionet e pasurive të paluajtshme, sipas raportimeve të INSTAT në prodhimin e brendshëm bruto.

Më poshtë video, ku në vitin 2015, në kohën kur kandidonte për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj premtonte se nuk do të jepte leje ndërtimi./CNA.al

Lajmet e fundit nga