Connect with Us

Përfshihen nga flakët dy automjete në Rrugën e Kombit

Kronika

Përfshihen nga flakët dy automjete në Rrugën e Kombit

Publikuar

-

Përfshihen nga flakët dy automjete në Rrugën e Kombit

Dy automjete janë përfshirë nga flakët në orët e pasdites së sotme në Rrugën e Kombit.

Policia dhe zjarrfikëset kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Ndërkohë, nuk raportohet për dëme në njerëz, por vetëm për dëme materiale, ndërsa ende nuk dihet shkaku i djegies së automjeteve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Parandalohet sulmi kibernetik në serverat qëndror/ SHÇBA: Nuk asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

SHÇBA ka parandaluar një sulm kibernetik në serverat qendror të Insititucionit.

Përmes një njoftimi, SHÇBA bën të ditur se nuk ka patur asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni, duke sqaruar se institucioni ka qenë shënjestër e sulmi kibernetik që është parandaluar nga specialistët e IT.

Në përgjigje të interesit të medias, sqarojmë se specialistët pranë Sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit (IT) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë arritur të parandalojnë një tentativë për sulm kibernetik në serverat qendror të institucionit.



LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Fier/ Makina përplas për vdekje 30-vjeçarin

LEXO EDHE:  Aksident i shumëfishtë/ Përplasen 4 makina

Nga ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë është bërë i mundur bllokimi i këtij sulmi duke mos lejuar asnjë dëmtim apo rrjedhje informacioni të Shërbimit. Aktualisht, specialistët e IT po punojnë për rritjen e sigurisë së mëtejshme të të gjitha sistemeve dhe rrjetit të Shërbimit.

Duke falënderuar për mirëkuptimin dhe besimin ndaj SHÇBA, lutemi që për çdo ankesë të telefononi në numrin e gjelbër (pa pagesë) 08009090”, bën me dije SHÇBA./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosja me armë zjarri në Qafë-Kashar/ Zbardhet ngjarja, shpallen në kërkim tre autorët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Janë identifikuar tre autorët e plagosjes me armë zjarri që ndodhi pak ditë më parë në Qafë-Kashar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 17.09.2021, rreth orës 00:05, në Qafë Kashar, bazuar në provat e grumbulluara, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasit:

L., 23 vjeç, B. A., 27 vjeç dhe A. C., 26 vjeç.

LEXO EDHE:  E rëndë në Durrës/ Makina përplas nënën dhe fëmijën 6-vjeçar

LEXO EDHE:  Eksploziv makinës së administratorit të Vllaznisë/ Pritet mbërritja e forcave xheniere



Nga veprimet hetimore ka rezultuar se si pasojë e konfliktit, i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës nga njëri prej shtetasve të lartpërmendur është plagosur me armë zjarri shtetasi R. S., 21 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar nga përdorimi i armës së zjarrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.’- njofton policia./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Thellohet tragjedia në Velipojë/ Pas dy motrave dhe nënës, humb jetën edhe djali i mitur

Publikuar

-

Nga

Ka marrë përmasa tragjike, ngjarja e rëndë në Velipjë, ku në muajin korrik të këtij viti shpërtheu një bombol gazi në biznesin e familjes Gjoka.

Mësohet se fatkeqësisht ka ndërruar jetë edhe djali i mitur i familjes Enrik Gjoka.

Ai ishte dërguar për kurim në Itali, por ashtu si nëna dhe dy motrat e tij, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Enriku ishte në intubim dhe pavarësisht luftës që ai bëri me plagët e shkaktuara nga zjarri prej disa javësh në një spital në Itali nuk ka mundur të mbijetojë. Vetëm 4 ditë më parë, ndërroi jetë nëna e Enrikut, Aleketa Gjoka e cila po ashtu nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra nga zjarri i tragjedisë që shoi familjen.

Alketa Gjoka bashkë me tre fëmijët e saj pësuan djegie të rënda nga shpërthimi i bombolës brenda hotelit të tyre në Velipojë. Ngjarja tragjike ndodhi më 4 korrik kur hoteli 3-katësh në pronësi të kësaj familje u përfshi nga flakët. Plagëve të marra nga flakët nuk mundi t’u mbijetojë Danjela Gjoka 19-vjeçe dhe Klarisa 15 vjeçe dhe së fundmi betejën e humbi edhe Enriku 12 vjeç.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ Përplaset për vdekje këmbësori

LEXO EDHE:  Shqipëria në flakë/ Basha “përkëdhel” Ramën

Në atë kohë,sipas dëshmive të familjarëve, 40-vjeçarja ishte duke bërë kafen dhe në momentin kur ka marrë shkrepësen sapo e ka ndezur gazi i shpërndarë nga bombola e gatimit ka shpërthyer duke shkuar deri tek dhoma e fëmijëve./CNA.al



Shpërthimi i bombolave në Velipojë/ Pas vajzave, ndërron jetë edhe nëna

Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë/ Humb jetën 19 vjeçarja

Shpërthimi i bombolës së gazit në Velipojë/ Ndërron jetë edhe vajza tjetër

LEXO TE PLOTE