Connect with Us

Ministrja e Kulturës paditet në SPAK/ Juristja: Drejtësia të vihet në vend

Aktualitet

Ministrja e Kulturës paditet në SPAK/ Juristja: Drejtësia të vihet në vend

Publikuar

-

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti paditet në SPAK/ Juristja: Drejtësia të vihet në vend

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka paditur në SPAK, ministren e Kulturës, Elva Margariti.

Në një prononcim për mediat, juristja Adriana Kalaja tha se ministrja Margariti ka konsumuar elementë të veprave penale të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv dhe refuzim të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Po kështu nën akuzë sipas tyre duhet të jenë dhe 4 efektivë policie.

Kishte marrë urdhër nga shefi i saj që të mbylleshin dyert kryesore. Siç e kishim cituar në kërkesën tonë drejtuar Ministrisë së Kulturës për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese ne e konsiderojmë si konsumim të elementëve të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, të korrupsionit pasiv dhe të refuzimit të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kemi kërkuar ndjekje penale jo vetëm për znj. Margariti por edhe për 4 policët për zbatimin e një urdhri të paligjshëm, për sjellje ne tyre në shkelje të etikës, në mënyrën e dhunshme ndaj artistëve dhe qytetarëve që shkuan thjesht për të depozituar një kërkesë. Kemi bërë dhe një kallëzim për çdo person të paidentifikuar nga ne që me veprimet e bëra kanë penguar depozitimin e kësaj kërkese dhe kanë penguar ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ne gjykojmë që ministrja Margariti ka shpërdoruar detyrën dhe kjo e rëndon veprën penale që ministrja Margariti ka bërë që me vendimin e transferimit të pronës që u shpall antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Margariti së pari do përgjigjet për veprat penale të kallëzuara nga ne në korrik 2020 dhe për veprat penale që po i konsumon në krye të detyrës”, tha Kalaja.

LEXO EDHE:  Dosje për SPAK për Blushin/ Nga pallati i vjehrrit, pronat me vlera qesharake tek tokat në bregdet e Dardhë

Më tej, juristja theksoi se drejtësia duhet të vihet në vend me çdo kusht.

SPAK akoma nuk po reagon, akoma nuk po merr vendimin që duhet të marrë. Gjykata Kushtetuese u tregua në lartësinë e detyrës, në lartësinë e Kushtetutës, këtë gjë duhet të bëjë dhe SPAK se janë shpenzuar miliona euro. Afati i hetimeve ka përfunduar dhe ne duhet të marrim një përgjigje se çfarë është bërë me kallëzimet tona dhe me reagimin jo etik fyes që i bën Aleancës, në lidhje me disa kërkesa që i kemi bërë, me pozicionin ku ndodhen hetimet dhe për një takim që duhet të bëjë me artistët e Aleancës. Ne kemi treguar që nuk tërhiqemi, do vazhdojmë me denoncimin e zyrtarëve vendas e të huajve”, u shpreh Kalaja./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Makina përplas këmbësorin në Tropojë/ Dërgohet me helikopter drejt Tiranës

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Bajram Curri të Tropojës, ku si pasojë ka mbetur i plagosur këmbësori me iniciale S.T.

Për shkak të dëmtimeve ai po dërgohet me helikopter drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar.

Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.



Rreth orës 17:55, në qytetin e Bajram-Curri, automjeti tip “Opel”,  me drejtues shtetasin E. T.,  ka aksidentuar këmbësorin shtetasi S. T. I dëmtuar po dërgohet me helikopter në spitalin  e Tiranës, për mjekim më të specializuar

Drejtuesi i automjetit, shtetasi E. T., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Tropojë për veprime të mëtejshme. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

U shkatërrua nga tërmeti/ Përurohet shkolla e re “Murat Toptani” në Selitë

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Shkolla “Murat Toptani” është një nga shkollat e rindërtuara pas shkatërrimit të tërmetit të 26 nëntorit, e cila do të hapë dyert në këtë vit të ri asimor.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Arsimit, Evis Kushi uruan 360 nxënësit e kësaj shkolle për një vit të mbarë në rrugën e dijes.

Veliaj tha se tashmë nuk ka asnjë arsye për dyndjen e fëmijëve në të njëjtat shkolla dhe as për mësim me dy turne.

Zakonisht vektori ka qenë për të shkuar drejt qendrës. Sot që kemi shkollën “Murat Toptani”, që është 3 herë më e madhe nuk ka pse fëmijët të humbasin orë të tëra në trafik, në një kohë që mund ta shfrytëzojnë për t’u bërë basketbollistë të mirë, të mësojnë piano, apo kitarë,” tha ai.

LEXO EDHE:  Prokurori, pjesë e rrjetit të trafikut të drogës/ Maksim Sota synonte SPAK-un

LEXO EDHE:  SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun/ Lala: Peshqit e mëdhenj lundrojnë të lirë



Ndërsa ministrja Kushi u shpreh se komuniteti ka nevojë për shumë shërbime, por shkolla është gjithmonë e para.

Ministrja gjithashtu shtoi gjithashtu se të gjitha shkollat e reja që po ndërtohen me programin e madh të rindërtimit kanë standardet më bashkëkohore, me hapësira më të mëdha, më komode, laboratorë, palestra e biblioteka.

“Ata meritojnë që t’i edukojmë sa më mirë, që nesër të bëhen profesionistë të aftë dhe qytetarë të denjë. Por, për një arsimim cilësor nuk mjafton vetëm infrastruktura cilësore, duhet që edhe mësuesit të jenë profesionistë të mirë dhe të përkushtuar, ashtu siç duhen edhe tekste shkollore cilësore dhe programe të përshtatura me zhvillimet e kohës”, tha Kushi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Patozi: “Kthesa” e Berishës, si ajo e Enver Hoxhës me Mehmet Shehun

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Astrit Patozi ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

I ftuar në studion e MCN  TV, ai tha se kjo betejë do ta dëmtojë PD-në. Sipas tij  të dy palët nuk kanë të drejtë dhe as nuk kanë asnjë lidhje me parimet.

“Beteja do të përfundojë kur të vritet i pari. Sa më shumë ashpërsohet retorika, aq më shumë shohim dy kampe të ndara. Të dy palët sa më shumë e thellojnë krizën, aq më shumë zgjojnë neverinë e publikut racional. Të dy palët nuk kanë asnjë lidhje me parimet. Sa më shumë kacafyten, aq më shumë kuptojmë pse PD nuk i fiton zgjedhjet.”

Patozi e krahasoi kthesën e Berishës pas përjashtimin me ndryshimin e raporteve mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.

LEXO EDHE:  Video-Të gjitha “perlat” e Lulzim Bashës

LEXO EDHE:  Video-Të gjitha “perlat” e Lulzim Bashës



“Berisha ka të drejtë që kërkon të dëgjohet. Por është njëkohësisht edhe një qasje staliniste. Ai e ka cilësuar poliagjent Lulzim Bashën. Në vitin ’81, Hoxha e cilësoi poliagjent Mehmet Shehun. Ai e bëri në kushtet e diktaturës, Berisha po e bën në kushtet e lirisë. Është një dogmë arkaike. Të dy palët nuk dinë ku të kapen.

Sipas Patozit, beteja e re në gjirin e PD-së tregon pse partia i ka humbur disa herë zgjedhjet.

“Kjo betejë ka vetëm një vlerë, të kuptohet që ky nuk është modeli që duhet dhe e çon PD drejt një rimëkëmbjeje. Si mund të kenë sukses këta. Ishin të gjithë bashkë dhe u mundën të dy.”

 

LEXO TE PLOTE