Connect with Us

Ish-Presidenti zbulon prapaskenat/ Çfarë ndodhi gjatë vizitës së Ramës në Shkup

Politikë

Ish-Presidenti zbulon prapaskenat/ Çfarë ndodhi gjatë vizitës së Ramës në Shkup

Publikuar

-

Ish-presidenti Bujar Nishani ndërsa komenton vizitën e kryeministrit Edi Rama në Shkup, dhe Samitin e mbajtur një ditë më parë, shkruan se ajo çafrë ndodhi është minimi i rrugës Europiane, të Ballkanit Perëndimor.

Sipas Nishanit, fjala e kryeministrit Edi Rama në këtë Samit, ishte fyese për imazhin e Shqipërisë.

Gjithashtu Nishani shkruan se Platforma e Jugosllavisë së Re është kryekëput Antievropiane dhe Antishqiptare!

Gjithashtu ai thekson se “I ashtuquajturi bashkimi ekonomik me hapësira e procedura të lira e të barabarta për të gjithë ne ballkanasit brenda nesh, pa ja patur nevojën Evropës, është një retorikë boshe, e denjë për modelet qeverisëse te kampit socialist të viteve ‘60-‘70”.

Sipas Nishanit, “Në Shkup u nënshkruan veç disa “Memorandume”. Asnjë marrëveshje ! Praktikisht asgjë. Memorandumi është veçse shprehje dëshire, asnjë produkt !

Retorika e “hapsirës çudibërëse ekonomike” Vuçiç-Rama-Zaev, është asgjë !

Ngjyrimi anti-perëndim i kësaj platforme është evident për këdo që e ndjek nga pak politikën !

Palët e treta e kanë platformë strategjike në politikën e tyre, mbajtjen e një terreni hibrid në Ballkan !

Synim i arritshëm ky, përmes ndalimit të proçesit të integrimit evropian dhe izolimin e vendeve të Ballkanit nga përfshirja në BE, qoftë në konceptin ekonomik, shoqëror e më shumë kulturor e civilizues.

Gjetja për realizimin e kësaj platforme strategjike është projekti i Jugosllavisë së Re.”

Postimi i plotë i Nishanit:

Në Shkup vijoi përpjekja për minimin e rrugës evropiane të “Ballkanit Perëndimor” sipas platformës së Novi Sad-it !

Nga pikpamja formale bëri përshtypje të hidhur ligjërimi i Kryeministrit të Shqipërisë !

Fjala e Edi Ramës në takimin e Shkupit ishte jo thjesht diletante por dhe fyese për imazhin e Shqipërisë.

Ndiheshe keq si shqiptar tek dëgjoje Edi Ramën (Kryeministër) të fliste në një takim çerek rajonal sikur fliste para militantëve të çartur (atyre punistë) të PS në kafenenë e fshatit që presin të gajasen me batutat e “të madhit” nga Tirana !

Nuk ka asnjë dyshim se iniciativa e Novi Sad-it është një platformë e Jugosllavisë-Bis !

Platforma e Jugosllavisë së Re është kryekëput Antievropiane dhe Antishqiptare !

Pse është Antievropiane ?

I ashtuquajturi b/ekonomik me hapësira e procedura të lira e të barabarta për të gjithë ne ballkanasit brenda nesh, pa ja patur nevojën Evropës, është një retorikë boshe, e denjë për modelet qeverisëse te kampit socialist të viteve ‘60-‘70 !

Po ta shohim në aspektin “makro” ;

Në vendet e Ballkanit, jo e jo, por edhe përtej tij nuk mund të ketë ekonomi që komunikojnë, zhvillohen e prosperojnë brenda ciklit të tregjeve dhe mekanizmave rajonalë fiskale.

Kjo është diletante ta thuash !

Ekonomitë dhe dinamika financiare jo vetëm e Ballkanit të vockël por shumë më të gjera se kjo, nuk ekzistojnë dot jashtë euros dhe dollarit.

Çfarë do të na ofrojë Edi Rama (për neve në Shqipëri e kam fjalën të paktën), dimensionin e dinarit serb ???

Po ta shohim në aspektin “mikro”, askush nuk mund të thotë se ka barriera formale institucionale apo ligjore të pengojnë bisneset apo shkëmbimin ekonomik e tregëtar të lirë e të hapur sot midis bisneseve në vendet e Ballkanit.

E vetmja pengesë është korrupsioni si produkt dhe model i vetë qeverive përkatëse që tentojnë të shesin artifice të tjera për të mbuluar korrupsionin dhe objektivat e tyre antiperëndim.

Narrativa politike edhe në Shkup ishte e qartë !

“Evropa nuk mund të na mbajë peng ne ballkanasve” !!!!

Qesharake, (nuk gjen dot term tjetër ta përkufizosh) !

A thua se Evropa e Bashkuar ka kërkuar të hyjë në Ballkan e jo që vendet e Ballkanit kërkojnë të integrohen në BE !!!!

A thua se BE i ka penguar bisneset e këtyre vendeve të shkëmbejnë dinamikë ekonomike me njëri tjetrin ?!!!!

A thua se BE i ka penguar vendet e Ballkanit të ndërtojnë partneritete tregëtare e mekanizma financiare me njeri tjetrin ?!!!

A thua se BE e ka penguar Edi Ramën ta adresojë financën e Shqipërisë tek dinari serb në vend të euros ?!!!

LEXO EDHE:  Rama nga Greqia/ Jam krenar që Erdogani është miku im, nuk e kam mohuar

Prandaj retorika për të bojatisur narrativën e Jugosllavisë-Bis është qesharake !

BE nuk mund të pranojë të bëj pjesë të sajën modelet antidemokratike, korruptive e hibride të Ballkanit pa u ndryshuar ato !

Siç pritej, në Shkup u nënshkruan veç disa “Memorandume”. Asnjë marrëveshje !

Praktikisht asgjë. Memorandumi është veçse shprehje dëshire, asnjë produkt !

Retorika e “hapsirës çudibërëse ekonomike” Vuçiç-Rama-Zaev, është asgjë !

Ngjyrimi anti-perëndim i kësaj platforme është evident për këdo që e ndjek nga pak politikën !

Palët e treta e kanë platformë strategjike në politikën e tyre, mbajtjen e një terreni hibrid në Ballkan !

Synim i arritshëm ky, përmes ndalimit të proçesit të integrimit evropian dhe izolimin e vendeve të Ballkanit nga përfshirja në BE, qoftë në konceptin ekonomik, shoqëror e më shumë kulturor e civilizues.

Gjetja për realizimin e kësaj platforme strategjike është projekti i Jugosllavisë së Re.

Nuk është koicidencë që iniciativa është e Serbisë.

Serbia ka orientimin e saj strategjik tek bashkëpunimi i ngushtë në të gjitha dimensionet ; ekonomike, kulturore, ushtarake, shoqërore, ndërkombëtare me Rusinë si superfuqi !

Eshtë e qartë se Serbia nuk e ka si projekt strategjik BE, pikërisht për këtë aleancë strategjike tjetër që ajo ka.

Qartazi misioni i saj politik në kuadrin e kësaj aleance është ta mbajë të gjithë Ballkanin Perëndimor të izoluar e larguar nga BE.

Në fakt vetë koncepti politik e territorjal “Ballkan Perëndimor” është një nocion tendencioz.

Nëse autoritetet politike të vendeve të Ballkanit Perëndimor do ta kishin vërtet shqetësimin e izolimit të këtij rajoni, pamundësinë e vibrimit ekonomik dhe zhvillimit kulturor atëhere duhet të fokusoheshin pikërisht se si të dilnin nga koncepti jo vetëm “i vockël” por dhe dashakeq i “Ballkanit Perëndimor” !

Pra duhet të bënin të kundërtën e kësaj që projektuan në Novi Sad.

Askush nuk ka parë përpjekjet minimale të diplomacisë së qeverisë shqiptare për ta fokusuar interesin e Shqipërisë në dimensionin e Evropës Juglindore, ku hapësira e bashkëpunimit, përveç të tjerave edhe me Slloveninë, Kroacinë, Bullgarinë, Rumaninë, do të ishte me më shumë interes për ekonominë dhe bisnesin shqiptar, veçanërisht në agrobujqësi e turizëm.

Asgjë nga kjo diplomaci për bashkëpunimin në Evropën Mesdhetare ku modelet dhe eksperiencat e Italisë, Spanjës, Greqisë etj., do të ishin shumë më të gjera se sa të Serbisë e Maqedonisë V.

Qëllimi nuk është ; “mundësi më të shumta e hapësira më të mëdha ekonomike e tregtare në Ballkan (madje veç atë Perëndimorin)” por platforma e Novi Sadi-it !

Pse kjo platformë është edhe antishqiptare ?

Jo thjesht për faktin se mediat qeveritare të Tiranës nxituan të sulmojnë Kosovën gjatë takimit të Shkupit duke sajuar stigmën për “braktisjen nga A. Kurti” duke patur objektiv Kryeministrin e Kosovës për mospjesmarrje.

Në fakt ai takim nuk u braktis veç nga Kosova por edhe nga Mali i Zi e Bosnjë & Herzegovina.

As për faktin se Serbia po e tërheq edhe Shqipërinë në narrativën e saj ndaj perëndimit si “Demoni Ballkanit”.

Platforma e Novi Sad-it përmes projektit të Jugosllavisë-Bis e ka të projektuar Kosovën si një Krahinë Autonome, siç e njeh Kushtetuta e Serbisë, duke ja imponuar këtë me djallëzi edhe vendeve të tjera të cilat bëjnë sikur nuk e kuptojnë dhe e pranojnë duke fshehur kokën si struci !

Në këtë djallëzi kuptohet halli i Serbisë, po ashtu dhe i Maqedonisë V., por të çudit halli i Edi Ramës !

Në pamje të parë duket sikur Edi Rama me këtë përfshirje synon të paraqesë veten e tij si vizionar, liberal e mendjehapur përballë kundërshtarëve të këtyre platformave si nacionalistë të mbetur peng i folkut emocional izolacionist e mendjemykur !!!!

Në fakt ky spekullim i dalë boje nuk është arsyeja e vërtetë e Edi Ramës.

Halli i madh, në funksion të pushtetit abuzues, të paaftë për të projektuar platforma funksionale dhe moderrne, kapitulluese ndaj përgjegjësisë, të bëjnë të dorëzosh çdo integritet e interes madhor !

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Lëvizja e Berishës/ Ibsen Elezi: Mbështes çdo individ që lufton për çështjen imediate të PD

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish kreu i PD-së, Kukës, Ibsen Elezi ka dalë me një reagim në rrjetet sociale, ku shkruan se demokracia e brendëshme është guri i themelit në të cilën mbështetet sistemi në të cilin besojmë.

Duke e lidhur me lëvizjen e ish kryeministrit Sali Berisha, Elezi thekson se nëse lëvizja e doktorit do ketë në themel këtë çështje do e përkrah pa rezerva edhe pse ndan pikpamje të ndryshme me të.

“Demokracia e brendshme eshte çeshtja imediate dhe qe prevalon ndaj çdo çeshtje tjeter sado e rendesishme qe te jete, brenda PD por edhe ne gjithe spektrin politik kombetar.

Eshte guri i themelit ne te cilen mbeshtet sistemi ne te cilin besojme.

Personalisht jam ne mbeshtetje te çdo individi qe lufton per kete çeshtje, pavaresisht se mund te ndaj pikpamje te ndryshme politike.

Nese levizja e Doktorit do kete ne themel ket çeshtje do e perkrah pa rezerva edhe pse ndaj pikpamje te ndryshme me te.



LEXO EDHE:  Foto-Rama publikon pamjet nga “zemra e rilindur e Laçit”/ Lajmi i mirë për banorët

LEXO EDHE:  “Sharlatanë, meritoni përçmim nga qytetarët”/ Kulluri rendit argumentet: Rama dhe Basha janë njësoj

Nese kjo levizje do ket ne themel çeshtjen Berisha, siç po e trajton deri me tash, pavaresisht mbeshtetjes qe mund te marr, do jete nje levizje e deshtuar.

E para ka te beje me nje çeshtje madhore dhe qe garaton sukses ne te ardhmen.

E dyta me nje çeshtje personale qe nuk garanton asgje dhe aq me teper do konsiderohej edhe antiamerikane.

Keshtu qe mbeshteja e çdo demokrati mendoj qe duhet te jete e kushtezuar ne ket aspect”, shkruan ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lajm i hidhur për demokratët/ Ndahet nga jeta zv.kryetari i degës së PD Dibër

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Është ndarë nga jeta në moshën 55 vjeçare Islam Shukri Qoku, ish zv.kryetar I degës së PD Dibër.

Lajmin e trishtë e ka  bërë me dije Xhelal Mziu përmes një postimi në rrjetet sociale, I cili shpreh ngushëllimet për këtë humbje të parakohëshme të tij.

“Sot u nda nga jeta Islam Shukri Qoku, në moshën 55 vjeçare, një shokë, mik, bashkëpunëtor dhe një personalitet i jashtëzakonshëm!

Me profesion Inxhinier Ndertimi, ish zv/Kryetar i degës së PD Dibër, ish Drejtor i Qendrës Balneare (Llixha) Dibër, me shpirt demokrat dhe një qendrestar dhe i pakompromis me të keqen!



LEXO EDHE:  Rama nga Greqia/ Jam krenar që Erdogani është miku im, nuk e kam mohuar

LEXO EDHE:  Lidhjet e Metës me botën e krimit/ Disa të vërteta që “fundosin” presidentin

Një trashgimtar i familjes së Iljaz Pashë Qokut (Bashkëdrejtues i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit).

Kujtimi i tij do të mbetet i përjetshëm.

Ndaj sot dhimbjen dhe ngushëllimet më të sinqerta për familjen Qoku dhe të afërmit e tij!

U prehtë në paqe shpirti i tij.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Krijimi i Agjencisë për Mediat/ Reagon PD: Propagandë dhe censurë me vulë kryeministrore

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë për të krijuar Agjencinë për Mediat dhe Informim.

Duke e cilësuar këtë si një ogur të keq për lirinë e shprehjes dhe gazetarinë, Sekretarja për të Përndjekurit Politikë, Jonila Godole shprehet se ky do të jetë mandati i propagandës dhe censurës se ligjëruar me vule kryeministrore.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, ajo i bën thirrje shoqatave të gazetarëve, këshillit të medias që të reagojnë ndaj kësaj VKM.

Postimi i Jonila Godoles:



Fakti qe nje nder vendimet e para te marra sot nga qeveria “Rama 3” qe krijimi i nje Agjensie per Mediat dhe Informimin, eshte ogur i keq per lirine e shprehjes dhe gazetarine.

Sepse ky duket qe do te jete mandati i propagandes dhe censures se ligjeruar me vule kryeministrore!
Sot kryeministri kurorezoi ligjin “antishpifje“, per te cilin mori goditje dy vjet me pare nga te gjitha institucionet nderkombetare.
Shpresoj qe shoqatat e gazetareve, Keshilli i Medias dhe Etikes dhe gjithe organizmat e tjera te shprehen kunder kesaj VKM qe cenon dukshem lirine e shprehjes ne Shqiperi.

Nese kemi nje agjensi informimi mediatik prane Kryeministrtit, cili rol i mbetet atehere ATSH? Po i transmetuesit publik RTSH? Taksapaguesit shqiptar nuk mund t’i kerkohet te paguaje tre institucione qe t’i sherbejne qeverise?! Dhe as nuk mund te detyrohet te paguaje kostot e ERTV; se ngado qe ta kthesh kete Agjensi, ky duket te jete misioni i saj i vertete!

 

LEXO TE PLOTE