Connect with Us

Gazetari i Bolinos i përgjigjet Anila Bashës

Aktualitet

Gazetari i Bolinos i përgjigjet Anila Bashës

Publikuar

-

Gazetari i Bolinos i përgjigjet Anila Bashës

Gazetari Adriatik Doçi ka reaguar ndaj Anila Basha për të cilën më herët kishte shkruar se paguhej pa shkuar në punë si këshilltare për mediat në Bashkinë Elbasan.

Në një kundërpërgjigje të fortë sot në rrjetet sociale Basha e cilësonte gazetarin si “qenin” e Karlo Bolinos ndërsa e këshillonte ketë të fundit të ndalte sulmet ndaj saj.

Sipas Doçit “sulmi i saj i çmendur ndaj Carlo Bollinos dhe Alba Malltezit, është produkt i paranojave dhe humbjes së ekuilibrit mendor të Anila Bashës, por edhe i tmerrit se faktet e publikuara përbëjnë vepër penale”.

Më tej ai shpjegon pse shkroi për Anila Bashën dhe pse sulmet e saj janë personale ndaj tij dhe të pabazuara në fakte.

“Diferenca nga Llumi

E nis këtë reagim me një ndjesë të thellë për të gjithë njerëzit e përgojuar sot, publikë dhe jo publikë, nga Llumi i çmendur, paranojak dhe i pirë, Anila Basha, në formë shantazhi mafioz ndaj meje për të heshtur për vjedhjen e fondeve publike.

Kur Anila Basha m’u lut tre ditë më parë të mos flisja më për vjedhjet e saj, i shjegova interlekutorit se, publikimi i dallavereve të saj me paratë publike nuk ka kurrëfarë prapaskene dhe asnjë lidhje me askënd, por me luftën kundër fenomenit Llumi. Kjo është e vërteta dhe koha do ta tregojë më qartë.

Ndaj dhe sulmi i saj i çmendur ndaj Carlo Bollinos dhe Alba Malltezit, në vlerësimin tim gazetarët më seriozë, profesionalë dhe etikë në këtë vend, është produkt i paranojave dhe humbjes së ekuilibrit mendor të Anila Bashës, por edhe i tmerrit se faktet e publikuara përbëjnë vepër penale.

Unë do të denoncoj aferat e Anila Bashës dhe kujtdo tjetër që fut duart në buxhetin e shtetit dhe pasuritë publike, sa të kem frymë dhe pavarësisht në cilën media do punoj. Me çdo çmim dhe me çdo kosto. Këtu do të jemi!

Arsyeja se pse informoj publikun me guxim dhe etikë, mbi të vërtetat përvëluese me pasoja penale, përpos të tjerave, ka të bëjë edhe me faktin se jam i pashantazhueshëm.

Jam i pashantazhueshëm, aq më tepër nga Anila Basha, e cila përfaqëson llumin e llumit të llumit të gazetarisë shqiptare, duhmën e rakisë, ordineren e mejhaneve, zhvatjen ne gjoba, pisanjosen me erë qensh dhe së fundmi hajduten e parave publike. Dhe reagimi i saj i sotëm e konfirmon edhe një herë këtë konstatim.

Kam kapur me fakte Ania Bashën duke vjedhur paratë publike, jashtë çdo kriteri, përmes kontratave klienteliste, të paligjshme, arbitrare dhe në shkelje të çdo etike gazetareske, në bashkëpunim me ish funksionarin publik Baftjar Zeqaj.

LEXO EDHE:  Skandali me vëllain e kryetares së KPA/ Mediat fshijnë lajmin

Kam informuar se Anila Basha, në konflik interesi pasi është pronare e një medie, paguhet si këshilltare e kryebashkiakut të Elbadanit pa shkuar në punë.

Kur pritej të jepte një shpjegim se pse po vjedh paratë publike me kontrata klienteliste, Anila Basha merret me emrin amerikan të babait tim, me emra familjarësh dhe mbiemrin tim.

Ç’lidhje kanë prindërit e mi pensionistë me këtë çështje? Apo se si i kanë emrat modern apo të vjetër?! Ja pra, ky është standardi i Llumit.

Miq, kolegë dhe publik, siç e keni vënë re, nuk jam marrë kurrë me prindërit e Anila Bashës apo famijarët e tjerë. As me aspekte të tjera famijare të saj, që nuk përbëjnë interes publik.

Nuk jam marrë kurrë me shokët e mjehaneve të Anila Bashësdhe dhe as se në çformë ia ka dhënë këshillat Qazim Sejdinit.

Nuk kam shkruar kurrë për harbimet e Anila Bashës me Baftjar Zeqajn, as për ‘klubin e këshilltarëve’ në Laprakë, as për vjedhje aksionesh, as për historitë kur e largonin të dehur nga redaksitë, as për historitë e saj me baronët e drogës.

Kam qëndruar vetëm në interesin publik bazuar në fakte.

Por, Anila Basha sot ke kaluar vijën e kuqe.

Merre këtë mesazh si të duash dhe të sugjeroj ta rilexosh kur të të dalë rakia! Ke kaluar vijën e kuqe!“/CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Albina Dede flet për situatën brenda PD/ ‘Basha është i vonuar me këto lëvizje që po bën’

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e PD-së, Albina Dede ka folur për situatën brenda selisë blu.

Në një dalje televizive, duke komentuar takimin e sotëm të Berishës në Tropojë ajo tha se i kanë bërë një pritje të jashtëzakonshme pasi sipas saj doktori i ka bërë krenar.

Për kryetarin në detyrë, Basha, ajo tha se është i vonuar me veprimet që po bën pasi shumica e demokratëve kanë thirrur Kuvendin më 11 dhjetor.

“Zoti Basha është i vonuar me gjitha këto vendime që po bën tashmë. Demokratët në shumicë e kanë marrë vendimin e tyre, për të mbledhur një Kuvend dhe për të marrë vendime dhe për të bërë mocionin ndaj Lulzim Bashës. Është një shumicë që ka firmosur dhe do që të ndahet përfundimisht nga humbjet, pazaret dhe pabesitë e Lulzim Bashës. Shumica që do të mbledhë Kuvendin më 11, është një Kuvend pa kryetar por është partia aty.



LEXO EDHE:  Përdhunimi i të miturës/ Gazetarja e njohur “kryqëzon” Sandër Lleshajn

LEXO EDHE:  Hetime për skandalin e nënshtetësive/ Gazetari tregon mesazhin e koduar të Metës për prokurorët e SPAK

Secili nga ne e vendos veten në vend të doktor Berishës, ishte emocion i jashtëzakonshëm në vendlindjen e tij. Unë e kam përjetuar kur kam qenë në fushatë përballë njerëzve të mi. Ish-kryeministrit i është bërë një pritje e jashtëzakonshme, e ka merituar këtë pritje nga zona ku ka lindur pasi ai i ka bërë krenar gjithë tropojanët. Doktor Berisha përcjell emocion, dinjitet, krenari dhe familje, doktor Berisha i ka kaluar edhe përmasat kombëtare është lideri që me punën e tij dhe vlerësimin që i bën njerëzve me vlera dhe sot është lideri më i pëlqyer në gjithë Rajonin tonë.

Gjithë analistët në korr kanë thënë që “Sali Berisha nuk mund të shkojë në Tropojë”. Është qesharake kjo që anë thënë. I them që të struken dhe mos duken më pasi doktor Berisha u prit sic pritet biri në vatrën e tij”, tha Albina Dede./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vdekja e 4 turistëve rusë/ Ekspertiza mjeko-ligjore rrëzon shkakun nga përdorimi i tepruar i klorit

Publikuar

-

Nga

Emisioni ‘Në shënjestër’ i gazetares Klodiana Lala ka zbardhur detaje mbi shkaqet e vdekjes së 4 turistëve rus në një hotel luksoz në zonën e Qerretit në Kavajë.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, “në trupat e viktimave, u konstatua prania e monoksidit të karbonit në masën mbi 75 përqind”.

Ekspertiza ka rrëzuar dyshimet e ngritura më herët, se vdekja mund të kishte ardhur nga përdorimi i tepruar i klorit.

Një kompani e certifikuar ndërkombëtarisht e ka rrëzuar këtë pistë, ndonëse institucionet u përplasën mes tyre për kryerjen e këtyre ekspertizave me argumentin se kampionët e ujit dhe të klorit për t’u ekzaminuar nuk ishin marrë në formën e duhur ligjore.



Ndërkohë që nga ekspertiza e kryer ka rezultuar se rusët nuk kanë patur ndonjë reaksion apo helmim nga ushqimi që mund t’u shkaktonte atyre vdekjen.

Por edhe pse Mjekësia Ligjore ka përcaktuar shkakun e vdekjes së katër rusëve, duket se Prokuroria nuk është e bindur për shkakun e vërtetë të humbjes së jetës së tyre. Për këtë arsye organi hetues ka thirrur në ndihmë Ministrinë e Mbrojtjes. Dhe më konkretisht Shërbimin Sekret të Ushtrisë, me qëllim për të kryer një eksperiment hetimor në të njëjtat kushte që ka ndodhur ngjarja. Ku përmes këtij eksperimenti do të duhet të provohet nëse dioksidi i karbonit, është shkaktuar në ajër si pasojë e keqfunksionimit të kaldajës në hotel dhe mungesës së sistemit si duhet të ventilimit, apo për arsye të tjera.

LEXO EDHE:  Anila Basha: Edi Rama me veprimet që kanë ndodhur ka çimentuar pozicion e Lulzim Bashës [VIDEO]

LEXO EDHE:  Skandali me vëllain e kryetares së KPA/ Mediat fshijnë lajmin

Është ky eksperiment që do të mund të përcaktojë përfundimisht shkakun e vërtetë të vdekjes së 4 turistëve rusëve. Si edhe për t’i dhënë fund misterit që mbulon ende humbjen e jetës së tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD nuk është bravë dhe gozhdë”/ Topalli: De facto Berisha ia ka marrë partinë Bashës

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka qenë e ashpër në reagimin e saj në drejtim të kreut të PD Lulzim Basha.

E ftuar në emisionin Noë me Erla Mëhillin në Euroneës, Topalli deklaroi se veprimet e Bashës, si djegia e mandateve përjashtimi i Berishës erdhi si pasojë e procesit që ai ka të hapur në SHBA për lobimin rus.

Ajo shtoi, se për dy muaj që Berisha po mban Foltoret, de facto ia ka marrë partinë Bashës.



“Ambasadorja ka thënë se ne nuk e kemi shantazhuar. Ne e dimë që Basha ka pasur një proc të hapur për lobimet në SHBA. A i është vënë përpara dëshmia e Nik Muzinit nga pala amerikane apo jo këtë ne nuk e dimë, deri sa ai nuk flet. Mediat duhet të investigojë pse Basha dogji mandatet dhe vendimin e marrë në 9 shtator.

Partia nuk është as bravë as gozhdë. Partia është bashkim vullnetar. De facto Berisha për dy muaj i ka marrë partinë”, tha Topalli./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE