Connect with Us

Eliminimi nga Europa/ Olsi Rama: Ekipi s’më pëlqeu, do të flas me Dajën

Sport

Eliminimi nga Europa/ Olsi Rama: Ekipi s’më pëlqeu, do të flas me Dajën

Publikuar

-

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, është shumë i zhgënjyer me atë që dha skuadra në fushë ndaj Bazelit, sidomos në ndeshjen e kthimit. Në fjalen e tij për “Panorama Sport”, pas ndeshjes Rama, edhe pse pranoi diferencat monetare midis dy ekipeve, pohon se sporti nuk varet nga milionat dhe në fund një ekip duhet të hyjë me pretendime.

Sipas tij, të kuqtë nuk luajtën mirë dhe nëse nuk e bën këtë, nuk ke se si të fitosh. Rama u ndal më pas edhe te Partizani post-Europë, ku do të përqendrohen për të ndërtuar skuadrën e kampionatit, duke pranuar se vuajnë nga “sindroma” e klubeve shqiptare, ku i duhet të ndërtojë gjithçka nga fillimi pas çdo sezoni. Sipas tij, reparti i mbrojtjes për momentin është i konsoliduar, por do të bëjnë ndërhyrje në reparte të tjera për të përballuar sezonin dhe arritur objektivat.

“Ekipi uhej të bënte më shumë. Mendoj që kemi luajtur më mirë në Bazel dhe këtu lanë shumë për të dëshiruar. Bazeli i fortë, sigurisht, janë dhjetëra miliona diferencë, por nuk besoj se sporti varet vetëm nga milionat. Mendoj se neve na munguan disa elementë të tjerë.

Nuk diskutohet që kam biseduar me trajnerin dhe e dimë se ku janë nevojat. Tregu është i tillë, nëse i kishim problemet në mbrojtje, në njëfarë mase i kemi plotësuar ato boshllëqe dhe mund të punojmë. Sigurisht që kemi mangësi për një kampionat të gjatë në repartet e tjera.”, tha Rama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

Pesë sfida të mbyllura barazim, ja renditja e Superiores pas javës së tretë

Publikuar

-

Nga

Sot, Kategoria Superiore uli siparin e javës së tretë të edicionit të ri futbollistik 2021/2022, ku ndodhi dhe diçka e veçantë, ku të gjitha ndeshjet e kësaj jave përfunduan në barazim. Gjatë ditës së sotme u luajtën dy takimet e fundit të kësaj jave, ku Laçi dhe Kukësi barazuan 2-2, skuadra kurbinase me këtë barazim renditet në vendin e 9 në kuotën e 2 pikëve, ndërsa verilindorët renditen në vendin e parë duke koleksionuar 7 pikë.

Sfida tjetër e ditës së sotme ishte ajo mes Egnatias dhe Skënderbeut ku barazuan 1-1. Me këtë barazim Egnatia renditet në vendin e 8 në kuotën e 2 pikëve ndërsa Skënderbeu në vendin e 6 në kuotën e 2 pikëve. Gjatë ditës së djeshme Partizani barazoi 1-1 ndaj Vllaznisë në stadiumin “Elbasan Arena”.



Partizani me këtë ndalesë renditet në vendin e 7 në kuotën e 2 pikëve ndërsa Vllaznia klasifikohet në vendin e 3 me 5 pikë të grumbulluara. Gjatë ditës së shtunë u luajtën dy takime, Kastrioti-Tirana në stadiumin e qytetit të Kamzës ku barazuan 1-1, bardheblutë me këtë rezultat renditen në vendin e 5 me 5 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e fundit në kuotën e 1 pike. Takimi tjetër ishte Teuta-Dinamo e cila përfundoi pa gola 0-0. Me këtë barazim skuadra e Teutës renditet në vendin e 2 në kuotën e 5 pikëve, ndërsa Dinamo në vendin e katërt me 5 pikë.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Tifozët priten 4 orë për të blerë biletën“, Balliu me elozhe pas asistit: Falkaos mjafton ti hedhës topin në zonë

Publikuar

-

Nga

Ivan Balliu regjistroi asistin e tij të parë për këtë sezon në La Liga. Mbrojtësi shqiptar shërbeu bukur për Falkaon, i cili nuk e ka humbur aspak nuhatjen e pagabueshme në zonë. Prania e një sulmuesi të tillë në radhët e Rajo Vajekanos duket e pabesueshme për Balliun, që pas ndeshjes ka vlerësuar së tepërmi figurën e Radamel Falkaos.

“Me Falkaon është shumë e lehtë, thjesht duhet ta vendosësh topin në zone që ai ta shtyjë. Është e pabesueshme të kesh një lojtar të tillë. Duhet të hedhësh më shumë topa në zonë sepse në stërvitje është njësoj.

Vrapimi, puna dhe lufta për shokun e skuadrës është ADN -ja e këtij ekipi. Është linja që duhet ndjekur, trajneri e kërkon dhe kjo është formula për fitoret. Duhet të vazhdojmë. Faleminderit tifozëve. Ka njerëz që kanë bërë 4-5 orë radhë. Kjo fitore shkon për ta. Për klubin dhe tifozët e mëdhenj që kemi.



Ne e dimë se sa e vështirë është për njerëzit të vijnë për të parë një ndeshje. Dua të falënderoj një nga një sepse 4-5 orë më duken të çmendura që klubi e lejon këtë. Atmosfera është e pabesueshme.

Ne jemi gabim nëse mendojmë ndryshe. Objektivi është i qartë dhe është qëndrueshmëria. Do të kemi kohë të vështira, edhe pse tani duhet ta shijojmë këtë”, ka deklaruar Ivan Balliu.

LEXO TE PLOTE

Sport

Nga Donnarumma te “sherri” Mbappe-Neymar, PSG-ja si “bombë” me sahat

Publikuar

-

Nga

PSG-ja ishte një ekipet që bëri merkaton më cilësore gjatë muajëve të verës. Skuadra franceze firmosi me emra të mëdhenj si Ramos, Hakimi, Messi, Wijnaldum, ndërsa refuzoi edhe ofertën prej 200 milionë euro nga Real Madrid për të mbajtur në ekip Mbappe. Situata në kampn francez nuk është aspak e mirë dhe pakënaqësit dhe shkëndijat e para kanë nisur.

Kampioni dhe lojtari më i mirë i EURO 2020, Gigi Donnarumma nuk preferohet titullar dhe në ndeshjet e para ëshë lënë në stol duke sjell kështu irritimin e portierit italian. Pak ditë më parë te PSG-ja lindi edhe një çështje, Mbappe-Neymar.



Sulmuesi francez u filmua nga kamerat duke e quajtur Neymar “barbon” dhe se nuk I pasonte topin gjatë ndeshjes. Kaq ka mjaftuar që PSG-ja të kthehet në një “bombë” me sahat dhe situata të degradojë nga momenti në moment. Shumë yje në një skuadër janë të vështirë për t’u menaxhuar dhe kjo shihet te parizinët që kanë lojtarë cilësorë, por nuk janë ende skuadër.

LEXO TE PLOTE