Connect with Us

Dëmtimi i fiderit në Tiranë/ OSHEE njofton qytetarët, aktualisht pa tension 13 kabina në Don Bosko

Lajme

Dëmtimi i fiderit në Tiranë/ OSHEE njofton qytetarët, aktualisht pa tension 13 kabina në Don Bosko

Publikuar

-

cna cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE ka dhënë një njoftim zyrtar disa orë pas dëmtimit të fiderit A4 të nënstacionit rajonal në Tiranë.

Sipas informacionit, aktualisht pa tension janë 13 kabina që furnizojnë me energji pjesërisht zonën e ‘’Don Boskos’’.

Segmenti i parë i linjës kabllore 20 kV nga nënstacioni deri tek kabina e parë e fiderit ësthë pa energji, ndërkohë pjesa tjetër është e furnizuar.

LEXO EDHE:  Korça pa drita/ OSHEE: Po punojmë për rikthimin e energjisë

“Vijon puna nga brigadat e avarisë për riparimin e fiderit A4 të NST Rajonal, ku aktualisht segmenti i parë i linjës kabllore 20 kV nga N/Stacioni deri te kabina e parë e fiderit është pa energji.

Pjesa tjetër e linjës është furnizuar me energji nga fideri L6 të NST Qendër.

Aktualisht pa tension janë 13 kabina që furnizojnë me energji pjesërisht zonën e Don Boskos.”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lajme

Kompania One falenderon partnerët për rezultatet e një viti

Publikuar

-

Nga

Drejtuesit e One Telecommunications mblodhën partnerët e gjithë rrjetit të dyqaneve për të ndarë me ta rezultatet e një viti të markës One.

Drejtori Ekzekutiv, Emil Georgakiev çeli prezantimin me arritjet që kompania One ka patur përgjatë 1 viti, që prej lançimit të markës. “Përgjatë një viti, kemi arritur tregues shumë pozitiv. Matjet periodike të tregut na nxjerrin vazhdimisht në rritje dhe ky është një moment që duhet ta shfrytëzojmë që të shkojmë përtej. Duhet të vazhdojmë të mendojmë ndryshe dhe të veprojmë ndryshe, duke mbajtur nevojat e abonentëve në fokus dhe kështu do të bëjmë diferencën në treg.”

Sipas Z. Georgakiev, ruajtja e nivelit të të ardhurave, përmirësimi i shërbimit dhe rritja në treg janë dhe mbeten objektivat kryesorë.

Gjatë këtij takimi, Drejtori Komercial, Athanasios Paraskevas prezantoi gjithashtu rezultatet që One ka arritur si rrjedhojë e një serie investimesh dhe vendimesh të mira që janë kryer.

“Pikë së pari, certifikimi i rrjetit tonë nga Umlaut si rrjeti me përvojën më të mirë të përdoruesit, ishte arritja më e madhe që erdhi si rezultat i një investimi madhor. Modernizimi i gjithë rrjetit One dhe partneriteti teknologjik me Ericsson e ripozicionoi kompaninë, pas më shumë se 10 vitesh, si operatori me rrjetin më të mirë.” Sipas të dhënave që Z. Paraskevas ndau me të ftuarit, në një vit, kompania është rritur me 5% të tregut duke iu afruar shifrës 40% të “cilën synojmë ta arrijmë së shpejti”.

LEXO EDHE:  Tirana nesër pa energji elektrike/ OSHEE publikon zonat dhe oraret

LEXO EDHE:  Shpërthim me tritol në Don Bosko/ Hesht policia



“Pas një viti si One Telecommunications kryesojmë në matësin për kënaqësinë e abonentëve. Nga ana tjetër, tashmë 80% e publikut e njohin markën tonë, ndërsa shërbimi i klientit vazhdon të përmirësohet”, u shpreh Z. Paraskevas duke cituar rezultatet e fundit të studimit të tregut.

Sipas drejtuesve të One që prezantuan gjatë këtij takimi, partneriteti teknologjik me Ericsson ka krijuar avantazh të madh konkurues. Modernizimi i rrjetit dha mundësinë që të gjenerohen produkte shumë novatore, siç janë internet më i mirë për shtëpinë, telefona të mençur me pagesa të ulëta mujore, planet Ultra Unlimited me koncept krejtësisht te ri, me shpejtësi pa limit, etj.

“Por ne nuk jemi mjaftuar me kaq. Kemi punuar në disa drejtime paralelisht, duke rimodeluar gati 90% të rrjetit të dyqaneve dhe duke trajnuar vazhdimisht stafin e dyqaneve për të dhënë zgjidhjet më të mira për klientët.” – tha Z. Paraskevas.

Në përmbyllje të prezantimit, Z. Paraskevas ndau objektivat e vitit 2022 me partnerët duke thënë se “ne nuk ndalemi këtu, ne shkojmë përtej!”

LEXO TE PLOTE

Lajme

Djaloshi shqiptar ekspozohet në ekranin gjigand të “Times Square” në New York

Publikuar

-

Nga

cna lajme

Nuk ndodh shpesh që të shohim portretin e një shqiptari të ekspozohet në ekranin më të famshëm në botë, atë të “Times Square”, i cili është i lokalizuar në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zakonisht, brenda këtij ekrani gjigand kemi parë yjet tona të muzikës si; Rita Orën, Bebe Rexhën apo edhe Dua Lipën.

Por, mes protagonistësh që së fundmi zuri vend në këtë ekran është edhe Leon Arifi, bashkë me aktivisten, Fjolla Rraci.



Në imazhin e ekspozuar në “Times Square”, Leoni, shihet i buzëqeshur dhe plot jetë përkrah, aktivistes, Fjolla Rraci, e cila në mënyrë vullnetare ndihmon fëmijët dhe të rriturit të prekur nga sindroma “Down” dhe ata me autizëm.

LEXO EDHE:  OSHEE nis kontrollet në bregdetin e Velipojës

LEXO EDHE:  Zjarri dëmton rrjetin 35kV në Koplik/ Pa drita dogana e Hanit të Hotit, burgu i Reçit dhe 6 fshatra

Ndërkaq, lajmin e ka bërë të ditur vetë aktivistja, Rraci, me anë të një postimi nënw rrjetet sociale, ndërsa ka treguar momente kur ajo e kishte mësuar Leonin.

“Leon, kjo foto osht ba n’shkolle, aty ku çdo dite t’lume tu t’msu ty une kam msu prej teje. Sot e ke hijeshu New York-un e mu ma ki hijeshu jeten vite ma pare. Sahere flasim n’telefon t’lutna mos me m’harru, sot po t’lutna prap”, ka shkruar Rraci.

LEXO TE PLOTE

Lajme

Një vit pas ndarjes nga jeta e babait/ Dy vëllezërit “përplasen” për paratë që ai kishte lënë

Publikuar

-

Nga

cna lajme

Dy vëllezër janë “përplasur” me njëri-tjetrin në rubrikën “Shihemi në gjyq”, tek “E Diela Shqiptare”, për një shumë parash të lënë nga babai i tyre para vdekjes.

Një vit pas ndarjes nga jeta e babait nga Covid 19, në familjen Bërziu ka “plasur” sherri. Djali i vogël Gëzimi akuzon vallain e madh Kujtimin se ka përfituar dhe përvetësuar së bashku me motrën një shumë parash që kishte lënë babai.

Ai pretendon se ato para i takojnë atij pasi duke i shërbyer babait deri në momentet e fundit ka lënë pas dore edhe veten duke mos u martuar.

Gëzimi: Letrën e lënë nga babai, në dorë për herë të parë ia la motrës. Janë më tepër se 35 milionë të lëna nga babai. Jemi 6 fëmijë, 4 vajza 2 çuna. Vdes babai, unë dhashë lekët për funeralin. Unë dua lekët e funeralit, ka shkuar gati 1 mijë euro. Kur erdhi motra për përvjetorin e tij, i thashë po ti ku e ke premtimin e babait, për t’ia bërë ti varrin. Unë vetë jam beqar, nuk kam asnjë lidhje, jam kujdesur për babain dhe tani nënën.

Kujtimi: Jam vëllai i madh, në familje kemi kontribuar të gjithë. Nuk e kisha në plan të vija këtu, por shkova një ditë tek nëna, e cila ka kaluar sëmundjen e sklerozës dhe ajo më tha kush je ti, sa fëmijë ke. I erdhi shpejt memoria dhe pastaj më tha, gocat më kanë marrë lekët e shtëpisë. Prandaj unë erdha këtu. Lekët i ka marrë Lumja, ajo ka thënë do i ndajmë në mënyrë të barabartë. Erdhi për përvjetorin e babait, na bëri sikur nuk na njohu.Mos paça kalamajtë, unë nuk kam marrë asnjë lekë.

LEXO EDHE:  Emrat- Përfundojnë në Prokurori dy biznesmenë/Për çfarë akuzohen

LEXO EDHE:  Shpërthim me tritol në Don Bosko/ Hesht policia



Gëzimi:Unë i kam bërë lanet ato motra. Kam bërë të dyzetat, janë bërë diku 300 mijë lekë, dhe i kam ndarë me të gjithë. Motrat i dua me arrest në burg. Babai i ka dhënë shumë para vajzave. Ky më thotë vrafsh veten, të ka ikur koha martesës. Jam 39-vjeç, nëna ime ka nevojë për ndihmë. Jam tirons, unë dua një nuse si puna juaj zonja Eni.

Kujtimi: Do të hyj unë përsipër ta gjej një nuse.

Gëzimi: Po të vijë goca në shtëpi, do kërkojë të shohë çertifikatën e shtëpisë. Unë jetoj me nënën. Unë kujdesem për atë.

Kujtimi: Do gjej tenxherja kapakun, unë e di se jam vëllai më i madh. Sa gishtat e zonjës Eni mund ta gjesh ti nusen. Ky ka qenë dy herë i fejuar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE