Connect with Us

Artan Fuga tregon shkakun e vapës që ka “pushtuar” vendin/ Fshikullon Qeverinë, Bashkinë dhe Opozitën  

Politikë

Artan Fuga tregon shkakun e vapës që ka “pushtuar” vendin/ Fshikullon Qeverinë, Bashkinë dhe Opozitën  

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote,

Akademiku dhe profesori i njohur, Artan Fuga shkruan se në lidhje me vapën e madhe që ka pushtuar vendin ditët e fundit, e kanë fajin vetë qytetarët, të cilët kanë votuar për këtë model qyteti, pa pemë, pa hapësira të gjelbërta, pa korrente ajri, me beton, me rrugë të ngushta, me kulla.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shkruan se një qytet i betonizuar e rrit së paku tre deri në katër gradë temperaturat brenda tij në kohë vere.

Gjithashtu Fuga shkruan se “ka studime të verifikuara që parqet e mëdha në mes të qytetit ndryshojnë klimën, pastrojnë ajrin, krijojnë rryma ajri? A e di se po të mos bllokoheshin në qytet erërat e dikurshme që fryjnë gjithmonë nga deti drejt malit, të mos bllokoheshin nga kullat dhe pallatet si ato të kampeve të përqendrimit, do të kishim fresk së paku në mëngjes dhe në darkë dhe betoni nuk do të bëhej si furrë”.

Më tej, ai i drejton mesazhe të forta edhe Qeverisë, Bashkisë, por pa kursyer as Opozitën, ndërsa shkruan se “Kuptojeni se analiza shkencore, sociologjike e qytetit kjo është. Ta kuptosh ti, bashkia, pushteti? madje edhe opozita që mos bëhet po-po-zita!”.

Postimi i plotë:

Skicë politologjike për vapën!

UUUUUU – sa vapë më tha!

Cfarë ke, pse ankohesh, a ke votuar? – e pyeta, për ta ngacmuar.

Uuuuuu, na ler rehat, në një vrimë i bie fyellit ti, politizon edhe vapën.

Po prit, ja prita, ta marrim qetë. A ke votuar për këtë model qyteti, pa pemë, pa hapësira të gjelbërta, pa korrente ajri, me beton, me rrugë të ngushta, me kulla?

Po, e çë pastaj, ça lidhje ka vapa me politikën, more, se na rrokanise kokën, të është bërë fiksim.

Une nuk politizoj, por po të them se filozofikisht, fajin për vapën e ke ti! Dhe unë vuaj nga vapa për shkakun tënd!

Uuuuuuuu more Artan çfarë më bëre të qesh! Ik sa na shtove vapën, hajde flasim ndonjë tjetër. Ku po i kalon pushime? Deshte të ndërronte muhabetin.

Prit o prit, ja prita prapë, a e di ti se një qytet i betonuar e rrit së paku tre deri në katër gradë temperaturat brenda tij në kohë vere? Pra, nëse sot është ta zemë 40 gradë atëhere do të duhej të ishte nja 35 gradë nëse do të kishim modelin e qytetit që kam nja 15 vjet që e propozoj.

LEXO EDHE:  Maqedoni/Lideri i opozitës publikon përgjimin e zyrtarëve

Hëmmmmmm – nisi të nxirrte zhurma nga hunda.

A e di vazhdova unë ta bombardoj sepse e dija se nuk duhej ta lija ta mblidhte veten, se ka studime të verifikuara që parqet e mëdha në mes të qytetit ndryshojnë klimën, pastrojnë ajrin, krijojnë rryma ajri? A e di se po të mos bllokoheshin në qytet erërat e dikurshme që fryjnë gjithmonë nga deti drejt malit, të mos bllokoheshin nga kullat dhe pallatet si ato të kampeve të përqendrimit, do të kishim fresk së paku në mëngjes dhe në darke dhe betoni nuk do të nxehej si furrë për të pjekur pica?

Pra unë e kam fajin – më tha.

Po, sepse politizon çdo gjë, nuk sheh teknikisht çfarë ndodh, por qorrazi veç mbledh emra njerëzish për votim dhe u thua votoni të keqen më të vogël!

Me pa me inat!

Dhe vazhdova, mirë ti që vuan vapën tënde, ke shkuar në ferrin tënd të merituar, po pse të vuaj unë vapën që ke shkaktuar ti?

Dhe vazhdova: Pra në kushte të një pushteti lokal demokratik, të një reforme territoriale, të një arkitekture dhe urbanizimi tjetër, sot, tani, në mëngjes do të kishim pasur së paku një temperaturë 10 gradë më të ulët, pra 30 gradë. Ooooo, sa qejf, fresko fresko!

Sic ka qenë herët më parë që në kohën e pushtuesve italianë po deshe! A në kohën e Sulejman Pashës!

Dhe mos harro, ka studime që vërtetojnë se rritja e temperaturave me tre gradë në kohë vere, turbullojnë mendjen e njeriut, e bëjnë agresiv, e ke parë numrin e vrasjeve, të aksidenteve, të sharjeve, të divorceve në kohë vere? Shifi, shifi!

Nisa ta teproj: E pe komshiun si therri gruan pardje? Ti e ke fajin, …

Kuptojeni se analiza shkencore, sociologjike e qytetit kjo është. Ta kuptosh ti, bashkia, pushteti? madje edhe opozita që mos bëhet po-po-zita!

Linja e Whatsapit u ndërpre bash këtu!/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Berisha i nxjerr thinjat Lulit/ Basha harron të lyejë leshkat me bojë

Publikuar

-

Nga

Po përdorim një term krahinor, që vjen nga Korça ku flokëve iu thonë leshka.

Lulzim Basha, njeriu që nuk thinjet kurrë njësoj si gomari, sot ka tentuar të dalë nga selia gjoja për të pirë një kafe tek oborri PD, ku çuditërisht edhe çadrën e ka gjetur me slogane serbe, por gjithsesi ajo që ka rënë në sy tek gazetarët, është se Lulzim Bashës i kishin dalur thinjat.

Disa reporterë, kolegët tanë, të cilët ndodheshin atje afër, thanë se për herë të parë kanë parë se Luli kishte thinja, dhe më pak brilantinë në flokët e tij.

Thinjat duken qartazi. Pas gati 10 ditësh betejë me Sali Berishën, Lulzim Bashës i dalin thinjat të cilat mesa duket Aurela ka harruar t’ia lyejë me KNA-në si bojë këpucësh apo ti vendosë brilantinën si një student i viteve 30.

LEXO EDHE:  A ka një ofertë për opozitën?/ Përgjigjet Rama

LEXO EDHE:  A ka një ofertë për opozitën?/ Përgjigjet Rama

Gjithsesi është e rëndësishme që më në fund u siguruam që Luli nuk është gomar nga leshkat të paktën, sepse Luli thinjet, sepse deri dje shumë persona e kanë marrë Lulin për gomar, duke thënë se ky dhe gomari nuk thinjen.



Sot ne Lulin e kemi gjetur me thinja. Fotot më poshtë tregojnë  se vërtet Lulzim Basha pas 10 ditësh betejë me Berishën, ose ka harruar ti lyejë flokët me bojën e tij të ‘këpucëve’ ose Aurela ka filluar ta lërë pasdore.

Të presim ditët në vijim çfarë do të ndodhë me leshkat e Lulit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Patozi: “Kthesa” e Berishës, si ajo e Enver Hoxhës me Mehmet Shehun

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Astrit Patozi ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

I ftuar në studion e MCN  TV, ai tha se kjo betejë do ta dëmtojë PD-në. Sipas tij  të dy palët nuk kanë të drejtë dhe as nuk kanë asnjë lidhje me parimet.

“Beteja do të përfundojë kur të vritet i pari. Sa më shumë ashpërsohet retorika, aq më shumë shohim dy kampe të ndara. Të dy palët sa më shumë e thellojnë krizën, aq më shumë zgjojnë neverinë e publikut racional. Të dy palët nuk kanë asnjë lidhje me parimet. Sa më shumë kacafyten, aq më shumë kuptojmë pse PD nuk i fiton zgjedhjet.”

Patozi e krahasoi kthesën e Berishës pas përjashtimin me ndryshimin e raporteve mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.

LEXO EDHE:  Maqedoni/Lideri i opozitës publikon përgjimin e zyrtarëve

LEXO EDHE:  A ka një ofertë për opozitën?/ Përgjigjet Rama



“Berisha ka të drejtë që kërkon të dëgjohet. Por është njëkohësisht edhe një qasje staliniste. Ai e ka cilësuar poliagjent Lulzim Bashën. Në vitin ’81, Hoxha e cilësoi poliagjent Mehmet Shehun. Ai e bëri në kushtet e diktaturës, Berisha po e bën në kushtet e lirisë. Është një dogmë arkaike. Të dy palët nuk dinë ku të kapen.

Sipas Patozit, beteja e re në gjirin e PD-së tregon pse partia i ka humbur disa herë zgjedhjet.

“Kjo betejë ka vetëm një vlerë, të kuptohet që ky nuk është modeli që duhet dhe e çon PD drejt një rimëkëmbjeje. Si mund të kenë sukses këta. Ishin të gjithë bashkë dhe u mundën të dy.”

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi me drejtuesit e degëve të PD/ Basha ia vë veshin Berishës: Në fokus Reforma Territoriale

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryedemokrati Lulzim Basha në kuadër të situatës së krijuar brenda partisë, këtë të mërkurë, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e degëve, duke iu kërkuar që prioritet të kenë ‘Reformën Territoriale’.

Në këtë takim mësohet se në fokus kanë qenë konsultimet për Reformën Territoriale, që është një nga prioritetet e PD-së në këtë sezon të ri politik sipas Bashës. Por që gjatë ditës së djeshme ishte edhe këshilla e ish-kryeministrit Sali Berisha për aksionin e parë të demokratëve në parlament.

LEXO EDHE:  Grida Duma: Përse na duhet qeveria kur nuk jep zgjidhje për Kakavijën?

LEXO EDHE:  Masat drastike të “Austrian Airline”/ Vasili akuza të forta qeverisë



Sipas PD-së, ndryshimet e vitit 2014, të bëra për llogari elektorale, rezultuan një dështim, kostot e të cilit i paguajnë qytetarët.

Me porosi të Bashës, krerët e degëve të PD-së do të mbledhin propozimet e anëtarësisë, grupeve të interesit dhe të qytetarëve, për të adresuar në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse ndryshimet e nevojshme për një pushtet lokal pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE