Connect with Us

Armando Subashi i përgjigjet Bashës/ Historia e plehrave për Fierin, do të marrë fund

Politikë

Armando Subashi i përgjigjet Bashës/ Historia e plehrave për Fierin, do të marrë fund

Publikuar

-

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD-së, Lulzim Basha në lidhje me situatën e djegies së mbetjeve urbane në Fier.

Në një postim në rrjetet sociale, Subashi i përgjigjet Bashës, ndërsa thekson se edhe pak ditë dhe historia e plehrave për Fierin në atë fushë 70 vjeçare do të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Lulzimi paska reaguar sot për plehrat në Fier!!

Po si ka mundësi?!

Ku e gjen të drejtën morale?!

Lulzimi dhe të “tijët” në Fier që votuan kundër në Këshill Bashkiak për emergjencën mjedisore te fusha ekzistuese 70 vjeçare, që votuan kundër dhe bënë të gjitha përpjekjet për të penguar investimin e qeverisë për impiantin e ri, që organizuan pafund protesta duke helmuar mendjet e njerëzve për ndërtimin e impiantit të ri, duke e shtyrë rreth 2 vjet në kohë përfundimin e tij, që vazhdojnë të shpifin pa fund për gjoja helmimin e ujërave, të ajrit, të tokës nga impianti i ri, sot dalin dhe bëjnë të pafajshmin, apo të paditurin?!

LEXO EDHE:  Makina përplas motorin/ Humb jetën në vend drejtuesi i mjetit

E kanë të kotë!

Edhe pak ditë dhe historia e plehrave për Fierin në atë fushë 70 vjeçare do të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Ajo fushë do të jetë një kujtim i hidhur për të gjithë, por në rradhë të parë do të jetë njolla e turpit për Lulëzimët që donin ta mbanin gjallë me çdo mjet e mënyrë.

Fund plehrave në qytet!”-shkruan Subashi.

Zgjohet Basha/ Akuza SPAK-ut, për aferën e inceneratorëve

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Berisha ka të drejtë për statutin”/ Gjata: Kriza në PD zgjidhet me votim

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Sekretari për çështjet ligjore të PD-së, Çlirim Gjata ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demoratike dhe deklaratën e Bashës për të mos mbledhur Kuvendin Kombëtar.

Në komentin e tij Gjata ka theksuar se situata brenda PD është shumë e rrezikshme dhe se Berisha ka të drejtë për mbledhjen e Kuvendit.

“Berisha ka të drejtë se e ka statuti mbledhjen e kuvendit. Por nuk jemi para gjykatës, sepse atje ndahen gjërat. Është më politike çështja. Nëse mblidhet ¾ e firmave mblidhet kuvendi. Por nuk e di nëse Basha mund ta pengojë apo jo. Këtu nuk po respektohet Kushtetuta”, ka thënë ai për Syri Tv.

LEXO EDHE:  Zjarri në Fier/ Qytetarët mbesin pa energji elektrike

LEXO EDHE:  Kryemadhi në Fier: Duhet t’i kthejmë shpresën të rinjve



Më tej Gjata ka theksuar se kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e Kuvendit dhe se zgjidhja e PD është votimi.

“Kryetari nuk ka të drejtë të ndalojë mbledhjen e kuvendit. Mendoj që PD është në një moment që duhet ta vlerësojë.  Më vlerë ka të rregullohet marrëdhënia e brendshme në PD. Opozita të ngrihet në nivel opozitar. A kemi fuqi për ta kapërcyer këtë ngjarje, të mos mendojmë se çfarë u tha. Të synojme drejt një zgjidhje dhe ajo është e votimi”, deklaroi Gjata./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ka mbi supe përçarjen e PD”/ Noka: Basha duhet të largohet

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD, Flamur Noka është shprehur se kreu i PD, Lulzim Basha nuk është më as një frymëzim dhe as një motivim për demokratët.

Sipas Nokës, Basha ka mbi supe përçarjen e PD dhe nuk ka mbështetje nga shumica e anëtarësisë.

I ftuar në emisionin, Log, Noka thotë se PD është në krizë dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me përjashtimin e një deputeti, por nuk mund të përballet me kryemimnistrin Edi Rama dhe regjimin një person që ka shkatërruar partinë.

LEXO EDHE:  Plagosja e të riut që ruante kanabisin/ Zbardhen të tjera detaje

LEXO EDHE:  Foto-Aksident i rëndë në Fier/ Përplasen dy automjete, tre të plagosur

Noka shprehet se zgjidhja e problemeve është largimi i Lulzim Bashës.



Problemi më i madh është pas kësaj krize a frymëzon zoti Basha? A motivon Basha demokratët për protesta?

Kriza është sot në tavolinë. Kriza nuk është thjesht përjashtimi i një deputeti.

A mund të përballet me Edi Ramën dhe regjimin,  kur e ka shkatërruar PD, Basha sot ka mbi supe përçarjen e PD dhe nuk  ka mbështetjen e shumicës së anëtarësisë. Zgjidhja është të largohet Lulzim Basha“, ka thënë Noka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Plas sherri në “Opinion”/ Marku-Shehajt: Matrapaz, je standard i ulët krahasuar me Bashën

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Vendimi i kreut të PD, Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar ka shkaktuar debate në emisionin “Opinion” mes demokratëve Agron Shehaj dhe Mark Markut.

Agron Shehaj e ka cilësuar Mark Markun një standard të ulët krahasur me Bashën. Ai më tej i tha se Markut nuk ia mbajti, la mandatin dhe iku nga Partia Demokratike.

Ndërkohë Marku ia ka kthyer duke i thënë se ai nuk guxoi të ishe kundërshtar i Bashës dhe nuk arriti të mbajë një fjalim.

Shehaj: Unë mendoj se Berisha nuk do të tërhiqet do vazhdojë në rrugëtimin që ka vazhduar, Unë habitem që vihet në dyshim mbledhja e Kuvendit, minimalisht të thoshin që Berisha do i mbledhi firmat, pasi me sa kemi parë është marrëzi të thuash se nuk ka për ti mbledhur, po të thoshin që firmat janë flas të gjenin një kleçkë

LEXO EDHE:  Rama pritet me protesta në Fier/ Qytetarët: Na keni mashtruar për pagën e “luftës”

LEXO EDHE:  Fier, kufizim qarkullimi per mjetet e renda gjate sezonit veror

Marku: Unë isha për një Kuvend Kombëtar për ndryshimin e PD. Ti s’guxove të ishe kundërshtar i Bashës, nuk mbajte një fjalim



Shehaj: Kur unë kundërshtoja Bashën ti bëje fushatë.

Marku: Unë isha për ndryshim për mirë jo për keq, që të shkonte nga Basha tek ti. Unë mendoj që një matrapaz nuk mund të bëhet kryetar

Shehaj: Je mirë nga mendja ti

Marku: Ti je standard i ulët krahasuar me Bashën

Shehaj: Standard i ulët je ti që le mandatin se nuk ta mbajti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE