Connect with Us

Anila Basha i nxjerr “të palarat” e Carlo Bolinos/ “Do merrem me ty njëherë o Leçjan” 

Politikë

Anila Basha i nxjerr “të palarat” e Carlo Bolinos/ “Do merrem me ty njëherë o Leçjan” 

Publikuar

-

Masakra me 4 viktima në Velipojë/ Anila Basha shqetësohet për Ramën

Anila Basha ka reaguar me tone të forta ndaj pronarit të ‘Shqiptarja.com”, Karlo Bolino.

Reagimi i saj ka qenë i ashpër, ndërsa ka paralajmëruar Bolinon se do të përfundojë në SPAK.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Basha e e cilëson gazetarin si “qenin” e Karlo Bolinos.

Kam katër ditë që pres me durim, por dhe me investigim se, kur do mbarojë së lehuri qeni yt, por që e ushqej edhe unë, Adriatik Xhek Doçi.  Po, po! Xhek. Nuk është emër qeni, por njeriu. Imagjinoj Xhekun që u poll në Prellë të Matit më 1943, sa modern i ka pat prindërit Xhelal e Mire, që i vunë majë malit e majë luftës, një emër qeni anglez. Por nuk e kam ndarë akoma si do e thërras: Qen bir qeni, apo Doç i doçërve!”, shkruan Basha.

Më tej ajo këshillon Bolinon që t’i ndalë sulmet ndaj tij.

 “Kështu pra, Leçjani Karlo Bolino, tani ik kthjellohu, mendohu dhe këshillohu mirë me Avokat Brrakën para se të shkosh t`i shpjegosh me shqipen tënde të çalë Prokuror Arben Krajës ca gjëra delikate… apo do e bësh si Beccheti pastaj – do thuash ‘jam Italian’? Cucciolo di Alessandrina, non fare il furbo con me…”, shprehet ajo.

Reagimi i plotë

Leçjan! Non fare il furbo con me…

Kam katwr ditë që pres me durim, por dhe me investigim se, kur do mbarojë së lehuri qeni yt, por që e ushqej edhe unë, Adriatik Xhek Doçi.  Po, po! Xhek. Nuk është emër qeni, por njeriu. Imagjinoj Xhekun që u poll në Prellë të Matit më 1943, sa modern i ka pat prindërit Xhelal e Mire, që i vunë majë malit e majë luftës, një emër qeni anglez. Por nuk e kam ndarë akoma si do e thërras: Qen bir qeni, apo Doç i doçërve!

Do merrem me ty, njëherë, o Leçjani Carlo-Italiani Bollino dhe me shijaksen tënde Alba Malltezi.

Një parantezë për të gjithë ata që më kanë pyetur e stërpyetur këto ditë, “Përse të sulmon Carlo..Ç’i ke bërë?!”, përfshirë dashamirës, miq, kuriozë, të njohur, armiq por dhe për të gjithë ata që duan gallatë… përfshirë edhe Edi Ramën që sigurisht mendon: “kazanin hëngshin”.

Carlo Bollino, i biri i Faustos dhe Alessandrinës, ka lind në Lecce më 15.11.1961. Është bë shqiptar me pasaportë dhe mentalitet, por i gënjen mendja se ka një marsh më tepër se ne: marshin “furbo”. Është rrit në Lecce, një qytet i vockël tek taka e çizmes Itali me 95,766 banorë. Lushnja me 83.600 banorë, në bark të Shqipërisë, kur ka lind leçjani Carlo, ka patur më shumë banorë dhe bereqet.

Alba Malltezi, e bija e Ridvanit dhe Adiles, lindur në Shijak dy ditë para se të hyjë viti i ri 1972, nga ish sekretare e leçjanit, u bë gruaja e tij dhe, nga mjerane u bë italiane, por vetëm me pasaportë.

Nga i di unë këto? Nga “patronazhimi” sistem dhuratë që investigimi 3 ditor po më çon tek Igli Gjelishti me “Image & Communications Development” sh.p.k. Apo jo Leçjan?

Firmat “Multiscreen” alias MTSC ose si njihet “Report Tv”, “Media Content”, “FFM Group”, “Shqiptarja.com”, “Carlo Bollino”, “Qendra Ura”(OJF) janë biznese direkte të çiftit Lecce & Shijaku. Ndërsa, “4B Communications” sh.p.k., “C-7 communications” sh.p.k. dhe “Image & Communications Development” sh.p.k. janë të lidhura me aktivitetin “furbo” të leçjanit.

Ku jam unë në gjithë këtë histori?

“Shqiptarja.com”, portal – faqe online u hap në 2011-ën, nga unë dhe leçjani. Sipas meje, në ato kohë pasioni të çmendur për punën, ishte projekti më vizionar në fushën e gazetarisë.  E regjistruam në QKB, ku natyrisht fasonistët italianë prej ’90 marrin pjesën e luanit në çdo biznes me shqiptarët… dhe unë si pa përvojë në biznes, që isha, mbajta 20% të kuotave dhe 80% gruaja e leçjanit nëpërmjet “FFM Group”. Nuk merrja erë fare atëherë se, përse s’vë emrin e vet leçjani, apo përse kuotat e mija bënin vetëm 200 mijë lekë dhe të atij 800 mijë. Gjithësej 1 milion të vjetra! Doja vetëm që “Shqiptarja.com” të bëhej e famshme dhe u bë. As nuk doja të dija për letra, hesape, bilance apo fitime… merrja vetëm rrogën e lumtur dhe natë e ditë pune rendja pas lajmit. Lashë çdo gjë në at’ kohë dhe u martova me “Shqiptarja.com”. Ishte koha kur punoja me kolegët Edmond Arizaj dhe Habjon Hasani (apo jo çuna?). Pak nga pak, për dy vite, leçjani si fasonist kalibri, kërkonte të drejtonte çdo lajm, të impononte çdo gjë në detaje idioteske me stilin “rompi i coglioni”. Arriti deri aty sa të kërkojë shkarkimin e gazetarëve, kolegëve të mi, madje dhe të pastrueses!! Po iki – i thashë! Drejtoje vetë. Po mbaj 20% të kuotave të krijesës që e ndërtuam bashkë apo të dy pak rëndësi ka. Por Leçjani (il furbo di Alessandrina) i donte madje m’i kërkoi kuotat e mija (20%) në 2013, pra pas dy viteve, t’ia shisja për..200 mijë lekë!

I thashë: Zybat shko gjeji në Leçe, se Lushnja nuk ka!

Kjo pra, është historia e leçjanit që më pas e mori “Shqiptarja.com” dhe e bëri çorap si deshi vetë, gjobiti e goditi sa donte e kë donte vetë, deri sa arriti para tre ditësh ta ndërsejë kundër meje, bashkëthemelueses, që jam edhe sot aksionere me 20%.  Po ku e ka hallin leçjani? E thjeshtë: Do t`i marrë kuotat e mija 200 mijë lekë, ose t`i zhdukë duke i asimiluar me rritjen e kapitalit të shijakses FFM.

I duket e paimagjinueshme se si vajza “e lehtë” e dikurshme, mund të peshojë shumë pas një apo dy dekadash jetë.

Ka edhe një hall më të madh. Unë pas kaq vitesh po kërkoj hesap për talljen dhe mospërfilljen e pacipë që leçjani e bëri si pa të keq, si ata birbot nga jugu Italisë që tallen me këpucëmontueset e varfra të Shqipërisë.

Nga dhjetori 2013 deri sot nuk kam marrë asnjë lek, liretë, apo cent për bé nga “Shqiptarja.com”, apo jo Leçjan? Asnjë lek! Shikoni ç’i ka bë shoqërisë fasonisti 60- vjeçar nga Lecce. Humbje, humbje, humbje..! Apo jo Delina Ibrahimaj? Janë konfidenciale këto të dhëna?!

LEXO EDHE:  Për Thithlopë-Bashën dhe moralin në gazetari

Viti Gjendja financiare “Shqiptarja.com” sipas Bilancit vjetor Humbje (-)/ Fitim (+)

2017 -17 milion lekë

2018 -105 milion lekë

2019 +112 milion lekë

2020 -59 milion lekë

Vetëm në 2019 ka dalë si me magji me fitim! Si? Sepse ka marrë administrator që s’di të shkruajë shqip, rumunen Patricia Corina Constantinesku, e cila dihet vetëm se ka lind në Rumani dhe asgjë tjetër. Administratorja firmos bilancin me fitim “abra kadabra 2019”. Di me lexu shqip moj Patricia? E ke idenë ç’ke firmosur?

Pra, unë “llumi i llumit të llumit” (sipas qenit të Xhekut), nuk kam marrë kurrë asnjë lek për 8 vjet nga “Shqiptarja.com”, edhe pse jam pronare e 20% kuotash të kapitalit të saj, edhe pse kjo është një faqe që publikon çdo video të “Report TV”, kur ky televizion nga ana tjetër raporton çdo lajm të publikuar në gazetë.

Tani qershia mbi tortë: “Shqiptarja.com”, ka 16 punonjës me administratore të shkretën Vilma Theodhos-i, e cila paguhet 240 mijë lekë (të vjetra gjithmonë).

Adriatik Xhek Doçi është paguar nga prill 2016 kur ka filluar, deri prill 2021 me rrogë 74 010.0 lekë/muaj. Plot 44 milion për 5 vjet.

Pra për qenin e Xhekut kam paguar unë 20% mish e kocka që të më kafshojë si ysht ti! Kështu o këlyshi i Alessandrinës?

Ndërsa Alba, bukurania nga Shijaku ka rruajtur si pa u ndjerë nga një 500-çe çdo muaj si drejtore e “Shqiptarja.com, gjithsej nja 45.000 milionë për 6-7 vjet, apo jo Alba Malltezi? Madje nga 1 Janari 2021 kjo sh.p.k. që ka dalë me minus 59 milion lekë humbje në 2020, ia ka bë drejtore Albës rrogën plot 1.9 milion në muaj. Pra, 11.4 milionë lekë ka zhvat Alba nga Shijaku për 6- muaj nga firma që mua më prezanton çdo vit vetëm humbje… humbje… humbje… dhe në fund më ndërsehet me lehjet e qenit që paguhet 700 mijë lek/muaj në kurrizin tim, aq sa më ka dhënë Qazim Sejdini dhe Llatja për këshilla! Kështu o plehra??

Këto janë të dhënat që nuk m’i jepje, znj. Brahimaj e Tatimeve, por një gazetare e vjetër i gjen. I gjen të tëra për 3 ditë… Për 7 apo 14 ditë gjen më tepër…

Gjen edhe se si e shkreta Lindita Dode më 15 qershor 2015, themeloi me demek “Multiscreen” sh.p.k – Report Tv-në dhe më 28 prill 2017, Carlo Bollino ia blen për 3.500.000 lekë (të reja) kuotat e kapitalit. Më 28 shkurt 2018, zmadhohen për 10- muaj si me magji kuotat dhe bëhen 27,256,938 lekë (të reja) nga 3.500.000 lekë që ishin.

Kush ta bëri ekspertizën e zmadhimit të kuotave të firmës Leçjan? Sanije Tafa, ekspertja kontabël e oligarkëve? Po paratë ku i gjete që zmadhove kapitalin, në Lecce apo Palermo?? Si dhe nga i fute? Apo je shqiptar kur blen një kompani dhe Italian kur e zmadhon atë? Kështu Mr. Furbo?

“FFM Group” shpk, ortaku im tek “Shqiptarja.com” ka aksionere shijaksen Alba Malltezi me 74.96% dhe kusurin Eva Doçi (mos u ngatërroni, s’ka asnjë lidhje me qenin e Xhekut, por me burrin e vet biznesmen).

Gazetari kur do, gjen edhe se si “FFM Group” është thjesht një kompani fiktive, guackë që nuk ka asnjë bilanc dhe asnjë punëtor në bordero për vite me radhë, vetëm një administratore mjerane si Lindita Dode që paguhet 300 mijë lekë të vjetra. Kjo FFM-ja është ortakja ime që do shkrijë kuotat e mija duke i zmadhuar ato, Mr. Furbo? Kështu e bëjnë në Lecce? Se në Romë e Milano s’ma do mendja!

Në Tiranë as që bëhet fjalë.

Gazetari i mirë gjen dhe se si u miratu më 2 tetor 2019, VKM Nr. 642, për qiranë tallava 1 euro/kontrata, ndërmjet MFE dhe “MTSC” SHPK për “Ish-ndërmarrje metalike ‘Tirana’” (Reparti i orëve), 4021.50 m²; apo si u miratu rrufe VKM nr. 157, më 19 shkurt 2020, apo VKM nr. 368, në 6 Maj 2020.

Këto gjetje janë dhe për ty, Edi Rama, që po bën gallatë në Shkup me Zoranin dhe atë palloshin tjetër që është 1 cm më i gjatë se ti. Nuk është çështje kazani kjo, as çështje që e zgjidh Kushtetuesja, por është çështja ime dhe këtë e zgjidh vetë. Në kazanin e VKM-ve futu e dil vetë tani se s’të ndihmon dot as firma në mungesë e porosi e Braçes dhe, as fakti që Leçjan-italiani yt merr kredi jo te Intesa por tek AbiBank për të shplarë ca halle e vënë ca tulla diku..

E pra, për momentin boll kam argëtuar apo informuar shumëkënd. Nuk pres asnjë shfajësim apo pajtim nga furbo leçjani as nga bol-ino italiani. 8 vjet mashtrime dhe tallje janë shumë dhe s’kanë çmim. Kafshimet e Xhek-sonit nga ana tjetër kaluan çdo cak dhe nuk gjejnë dot asnjë justifikim.

Sa për qenin e Xhekut, zbute e këshilloje Leçjan – të mos lehë më, se do jetë më mirë për ty, tët shoqe dhe për qenin vetë… se po rrëkëlleva ndonjë dopjo raki me miq e shokë, do filloj të flas për Anila Kolgjinin që e dua fort edhe kur bën gabime e ikën në Kosovë pa lejen time, për Armidën, Elsën dhe Papin e mirë që nuk dihet ende saktë, kur ikën e vjen në Greqi, vjel apo vjedh rrush?!

Se kur pi raki një njeri i nxehur, në të drejtën e vet dhe pa faj, është gati të marrë në këmbë Bruçin, Prellën, Rremullin deri n’Maçukull të Matit, për të gjet` të vërtetën!

Kështu pra, Leçjani Karlo Bolino, tani ik kthjellohu, mendohu dhe këshillohu mirë me Avokat Brrakën para se të shkosh t`i shpjegosh me shqipen tënde të çalë Prokuror Arben Krajës ca gjëra delikate…apo do e bësh si Beccheti pastaj- do thuash “jam Italian”?

Cucciolo di Alessandrina, non fare il furbo con me…!

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Nuk është kohë për të pritur”/ Pas largimit nga LSI, Luan Rama del me mesazhin e fortë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Pas dorëheqjes nga të gjitha funksionet drejtuese në LSI, ish-zv.kryetari i kësaj force politike, Luan Rama ka dalë sot me një mesazh të fortë.

Në një postim në rrjetet sociale, Luan Rama shkruan se 17-vjetori i LSI-së, duhet të jetë një reflektim për ringritjen e saj.

Luan Rama thekson se “nuk është koha për të pritur”, por “Është koha për t’u ringritur me besim dhe shpresë, me forcë, me guxim dhe mençuri

17 vjet prej themelimit të LSI-së:

KOHA PËR T’U RINGRITUR

Vitet ikin në rendin e tyre, kohët ndryshojnë e bashkë me kohët, ndryshojnë edhe brezat.

Të rinjtë rriten e më të rriturit duhet të kuptojnë se të tjerë të rinj duhet të vijnë.

LSI lindi si shpresë,

lindi si besim,



LEXO EDHE:  Për Thithlopë-Bashën dhe moralin në gazetari

LEXO EDHE:  Zbardhen detajet/ Ja sa e ka paguar PD Anila Bashën

lindi si ndryshim.

Lindi për të qenë lëvizje.

Është koha për t’u ringritur,

Nuk është kohë për të pritur!

Është koha për t’u ringritur me besim dhe shpresë, me forcë, me guxim dhe mençuri.

LSI duhet të bëhet kauzë e të rinjve, të bëhet shtëpia e tyre. Ashtu siç thotë Migjeni, me vrull të ri, “dhe ndërgjegjet tona t’i ndezi në dashni për një ide të re”.-shkruan Luan Rama./CNA.al

Luan Rama largohet nga drejtimi i LSI/ Humbësit duhet të dorëhiqen

LEXO TE PLOTE

Politikë

Plas në PD, akuza dhe konflikte/ Nënkryetari “masakron” Xhaferrajn, zbulon prapaskenat e zgjedhjeve

Publikuar

-

Nga

PD është kthyer në një parti konfliktesh dhe përplasjesh. Nga qendra përpalet janë shtrirë në rrethe.

Në PD e Durrësit, është vënë në “shënjestër”, kreu i degës, Ferdinand Xhaferraj.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, dega Durrës, Neritan Golja ka kritikuar ashpër qëndrimin e kryetarit Ferdinand Xhaferaj për dorëheqjen nga kandidimi për në Kryesinë e Partisë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Golja shkruan se Durrësi vijon të shihet si një plaçkë tregu.

Madje ai shkon më tej, duke hedhur akuza se në zgjedhjet e 25 Prillit u pa qartë se cilat grupë ishin të favorizuara nga pushteti dhe u vunë në dispozicion të socialistëve.

“Në zgjedhjet e 25 Prillit u pa qartë se cilat ishin grupet e favorizuara nga pushteti, të cilët u vunë në dispozicion të socialistëve, duke u bërë pjesë e masakrës zgjedhore, duke deformuar vullnetin e durrsakëve”, shkruan Golja.



Sipas tij të njëjtit, pas kësaj situate të rëndë, e gjithë e gjithë struktura e Partisë Demokratike në qytetin  e Durrësit duhej të ishte bashkuar në një front të përbashkët për të kërkuar aleancën me qytetarët.

Kjo gjë, sipas Goljas nuk ka ndodhur dhe fajtor ai bën Ferdinand Xhaferrajn kreun e PD të Durrësit.

LEXO EDHE:  PD paguan Anila Bashën/ Çfarë lloj shërbimi ofron ajo me 100 euro?

LEXO EDHE:  PD paguan Anila Bashën/ Çfarë lloj shërbimi ofron ajo me 100 euro?

Por kreu i Degës së PD-së-së në qytetin tonë,  z.Xhaferraj,  në vend të kërkimit të një angazhimi të ri të gjithë strukturave të degës në rrugëtimin e rëndësishëm të rikthimit të një aleance të re me qytetarët, u fokusua që të performojë betejat e tij personale, duke sfiduar PD-në dhe lidershipin e saj me dorëheqjen nga kandidimi për në Kryesinë e Partisë.

Ne, si drejtues të degës së PD-së në Durrës, duhet të jemi të fokusuar në një aleancë të re me qytetarët, që ti i kthejmë sa më parë qytetit një qeverisje të denjë.

Nuk besoj se kemi luksin e sfidave individuale brenda partisë, e aq më pak të reklamojnë dorëheqje nga forumet, apo distancime simbolike që tentojnë të dyzojnë betejën tonë të përbashkët.

Eshtë koha të jemi të gjithë bashkë, në një sfidë përballë pushtetit, jo në një sfidë për të treguar kufij bashkëpunimi brenda forumeve tona”, shkruan më tej Neritan Golja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

LSI u “ekzekutua” me 25 prill/ Kryemadhi “përkujton të rënët”

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i dhanë një goditje të fortë partisë se Ilir Metës, Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila tani drejtohet nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.

Nga 19 mandate që mori katër vite më parë, në zgjedhjet e 25 prillit 2021, LSI u katandis me vetëm katër mandate, ku “kryeson” deputeti me 362 vota Petrit Vasili.

Pas “shkrirjes” të LSI-së, dhe pasi pranoi humbjen, Monika Kryemadhi u “zhduk” nga ekranet dhe nga rrjetet sociale. Asnjë fjalë, asnjë reagim nga Kryemadhi, e cila dikur gjuante Ramën me çizme, apo deklaronte se “do t’ia ha veshin”.

Por, pas zhdukjes së gjatë nga mediat, sot është “zgjuar” Monika Kryemadhi, e cila ka përkujtuar “hirin” e partisë së saj.

17-vjetori i krijimit të LSI, ka “zgjuar” Kryemadhin, e cila ka marrë mundimin të shkruajë dy rrjeshta në rrjetet sociale.

Në një postim në profilin e saj, Kryemadhi përkujton partinë që nuk ekziston më, ose “hirin” e saj, pasi LSI u “ekzekutua” në 17-vjeçare, më 25 prill 2021, ku dhe mori goditjen fatale.

Por, Kryemadhi ndërsa përkujton “të rënët” e LSI-së, shkruan se “misioni” vazhdon.

Gëzuar ditën e LSI. Për të gjithë ju djem dhe vajza, burra e gra, për të gjithë ju që e doni, keni luftuar dhe vazhdoni të luftoni për atë çfarë LSI përfaqëson.

Misioni vazhdon”-shkruan Monika Kryemadhi.

Ndoshta Kryemadhi e ka fjalën për “misionin” e filluar në 25 prill, drejt fundosjes përfundimtare të partisë së bashkëshortit të saj Ilir Meta, sot President i Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Debat live/Basha-gazetares: Mos bëj cic mice, por …! Ja si kthen Anila Basha

LEXO EDHE:  PD paguan Anila Bashën/ Çfarë lloj shërbimi ofron ajo me 100 euro?



Kujtojmë këtu se Lëvizja Socialiste për Integrim u krijua më 6 shtator të 2004 si një fragment politikanësh të shkëputur nga PS, me në krye Ilir Metën.

Në zgjedhjet e para që garoi LSI në 2005 fitoi 3 mandate, në 2009 LSI mori 4 mandate dhe u bë për herë të parë pjesë e qeëvrisë falë koalicionit me PD.

Në 2013 LSI mori 16 mandate dhe formoi qeverinë me PS ndërsa në 2017 arriti kulmin me 19 mandate të fituara, por kaloi në opozitë.

Ish-kryetari i LSI, Ilir Meta u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë dhe në ato zgjedhje LSI garoi me kryetar Petrit Vasilin, ndërsa më pas drejtimin e partisë e mori Monika Kryemadhi e cila vijon ta ketë edhe sot.

Ndërsa, sot LSI vijon të jetë në opozitë, pas goditjes fatale që mori në zgjedhjet e 25 prillit të 2021, ku përfundoi me vetëm 4 mandate deputetësh, përkatësisht Agron Çela në Shkodër me 2,656 vota, Erisa Xhixho në Tiranë me 1,065 vota, Monika Kryemadhi në Fier me 1,771 vota dhe Petrit Vasili me vetëm 362 vota, në Tiranë./CNA.al

Pas shkrirjes së LSI/ Kryemadhi largohet nga politika?

Pas “zhdukjes” së gjatë/ “Zgjohet” Monika Kryemadhi

LEXO TE PLOTE