Connect with Us

“Aferë korruptive në Fier”/ Qytetarët të kërkojnë dëmshpërblim në gjykatë

Politikë

“Aferë korruptive në Fier”/ Qytetarët të kërkojnë dëmshpërblim në gjykatë

Publikuar

-

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të inceneratorit dhe bashkisë së Fierit.

Në një prononcim për mediat, Baçi tha se ata po lenë mbetjet të digjen që më pas të bashkëpunojnë për t’i dërguar në incenerator.

Ai iu drejtua qytetarëve duke i thënë se duhet të bëjnë denoncim dhe të kërkojnë dëmshpërblim nga Bashkia për dëmin shëndetësorë që mund t’i jetë shkaktuar nga ndotja.

“Kemi denoncuar dhe më parë që kjo fushë gjithmonë është ndezur tym e flakë, por ka kaluar gjithmonë heshtur duke abuzuar me pushtetin e pakufuziar që ka bashkua e Fierit dhe pushteti vendor. Ne jemi këtu pë të denoncuar këtë aferë korruptive bashkë me inceneratorin që ka thithur 26.5 mln euro dhe nuk është vënë akoma në punë, pavarësisht deklaratës së tyre se është gati që më 25 maj. Këtu duhej të mbajë përgjegjësi bashkia, pse kur inceneratori ka qenë gati që në 25 maj për të filluar punë, pse nuk i është përgjigjur? Ka mbërritur tymi e bloza deri në plazh. Pavarësisht punës që ka vazhduar gjatë këtyre ditëve, situata nuk po merr zgjidhje. Këtu ka aferë korruptive, bashkia dhe inceneratori kanë bashkëpunuar, duke lënë të digjen një pjesë e mirë e mbetjeve urbane dhe pastaj të fillojë bashkëpunimi, pasi këtu do të kishte një sasi të madhe mbetjesh për inceneratorin.

Unë jam këtu për të sensibilizuar qytetarët për të qenë ata që duhet të reagojnë dhe reflektojnë, propozoj që duhet t;i drejtohemi gjykatës për të patur dëmshpërblim nga bahskia për dëmin e shkaktuar në shëndetin e qytetarëve fierakë. Jemi të gatshëm për të ofruar ndihmën tonë. PD ka bërë denoncime, ne presim që SPAK të veprojë, duhet që drejtësia të vihet në vend”, tha ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Shqipëria është bërë gati për në BE”/ Rama flet nga OKB: Ja çfarë përfaqëson integrimi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB-së se procesi i integrimit evropian është spirancë për të ardhmen e Shqipërisë.

Kryeministri deklaroi se Shqipëria ka kohë që është gati, por ajo pret që BE-ja të bëjë pjesën e saj.



“Procesi i integrimit europian përfaqëson një spirancë për ne. Ne presim me padurim  dhe e kam thënë në Tiranë dhe Bruksel se Shqipëria ka kohë që është gati dhe pret që BE të bëjë pjesën e saj. Integrimi është një aspiratë mbarë rajonale dhe burim frymëzimi në një rajon të transformuar më të 6-ta vendet e rajonit që kanë rënë dakort të hyjnë në një treg të përbashkët bazuar në standartet e BE-së.

Ballkani i Hapur është shenja dhe prova kemi ne si rajon ka për rritjen e punësimit, tregtisë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pabarazi në qasjen e vaksinave”/ Rama në OKB: Duhet një traktat i ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB, ku ka evidentuar disa prej sfidave me të cilat është përballur bota dhe Shqipëria sëfundmi. Në fjalën e tij, Rama ka falenderuar të gjithë vendet që ndihmuan Shqipërinë në periudhën më të vështirë të pandemisë.

Kryeministri theksoi se më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare është vaksinuar dhe se pritet që në 10 muajt e ardhshëm të vaksinohet edhe pjesa tjetër e popullsisë.

Gjithashtu Rama është shprehur se mbështet propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive përmes bashkëpunimit.



Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të kemi të kemi të gjithë popullsinë e vaksinuar gjatë 10 muajve të ardhshëm. Pa bashkëpunim kostoja do të jetë më e lartë. Kjo është arsyeja pse vjet mjekët shqiptarë shkuan në Lombardi dhe në këmbim pritëm mjekët italian në shtëpinë tonë. Falenderoj ata që na janë gjendur të na ndihmojnë, Turqinë. KE që luftoi për të përshpejtuar ofrimin e vaksinave, Kroacisë, Letonisë që na u gjendën me vaksina.

Pabarazia në qasjen e vaksinës ka nxjerrë në pah një qasje të ndryshme për nismat globale, Kjo është arsyeja pse vazhdojmë të jemi avokat për një traktat të ri ndërkombëtar për reagimin ndaj pandemive, Është e nevojshme të përmirësojmë qasjen ndaj vaksinave sepse ata që nuk janë ta pavaksinuar rrezikohen. Eksperienca e gjatë dhe e fortë e OKB nëse na ka mësuar diçka është se sfidat kërkojnë kontributin e të gjithëve”, ka thënë ndër të tjera Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Glauk Olldashi: PD do të ishte ndryshe nëse babai im do të ishte në krye të saj

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi, është shprehur se nëse babai i tij do të ishte në krye të PD, kjo parti do të ishte shumë ndryshe.

Kjo është një pyetje që ka një mijë e një përgjigje por unë do të jap vetëm një, ndryshe. PD do të ishte ndryshe nëse Sokol Olldashi do të ishte në krye të saj”, ka thënë ai.

I ftuar në emisonin “Zona Zero”, në Top News, Glauk është shprehur se shumë njerëz e kanë humbur besimin tek politika, pasi shumë politikanë e konsiderojnë politikën si profesion dhe jo një përgjegjësi.

Shumë persona e konsiderojnë politikën profesion, pra jo përgjegjësi. Pra nuk mundesh ta trajtosh si punë është përgjegjësi, të jesh politikan është përgjegjësi shumë e madhe.

LEXO EDHE:  Grabitet një shumë e madhe parash në një banesë

LEXO EDHE:  E rëndë në Fier/ 43-vjeçari vret veten me armë zjarri



Përsa i përket situatës në të cilën, PD ndodhet sot, Glauk shprehet se është në momentin e saj më të vështirë dhe e përçarë.

PD është në një moment shumë të vështirë, në mos më të vështirin që ka pasur ndonjëherë. Tetë vjet në opozitë, është më e përçarë se kurrë. Me demokratë nga të dyja anët që po i hidhen në fyt njëri-tjetrit. Është një moment shumë i keq për PD dhe më dhimbset. Shpresoj që zgjidhja të vijë shumë shpejt”, ka thënë Glauk Olldashi.

Sipas tij, PD mund të arrijë të ringrihet nëse forcon strukturat.

Për mua PD duhet të vijë te forcimi i strukturave., PD nuk funksion mirë se nuk i ka strukturat funskionale”, shprehet Glauk Olldashi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE