Connect with Us

Vritet 30 vjeçari dhe plagoset i ati me dy vëllezërit/ Zbardhen detaje nga përplasja me armë mes kushërinjve

Kronika

Vritet 30 vjeçari dhe plagoset i ati me dy vëllezërit/ Zbardhen detaje nga përplasja me armë mes kushërinjve

Publikuar

-

Në orën 6.15 minuta të mëngjesit të sotëm,  është përgjakur fshati Garunjë i Lushjes.

Një person është vrarë, ndërsa kanë mbetur të plagosur babai dhe dy vëllezërit e viktimës.

Ngjarja ka ndodhur mes kushërinjve Hasalla, për shkak të një konflikti pronësie të mbartur.

Për pasojë ka humbur jetën R. Hasalla, ndërsa janë plagosur babai i tij, Sh Hasalla 65 vjeç dhe dy vëllezërit E. dhe Laert Hasalla të dy 31 vjeç.

LEXO EDHE:  Vrasja tek “Komuna e Parisit”/ Gjendet i djegur një automjet në Pezë

Të dyshuar si autorë të kësaj ngjarje të rëndë janë  vëllezërit Kastriot dhe Afrim Hasalla, 33 vjeç, vëllezër, të cilët raportohen se kanë qëlluar me çifte në drejtim të kushërinjve të tyre.

Më pas autorët janë arratirur nga vendi i ngjarjes, ndërkohë në terren kanë zbarkuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët janë vënë në kërkim të vëllezërve që kanë qëlluar kundrejt kushërinjve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

E rëndë në Elbasan/ Bie nga ballkoni i banesës, humb jetën 6 vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Elbasan.

Mësohet se një 6 vjeçar, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i banesës ku jetonte dhe ka humbur jetën.



“Më datë 22.09.2021,rreth  orës 15:50, në lagjen “28 Nëntori “, Elbasan,  shtetasi O.L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte nga kati 6 , dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e plotē të rrethanave të ngjarjes.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Policia bën “namin” me gjoba/ Pezullohen 43 leje drejtimi, ndëshkohen 1339 shoferë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në të gjitha akset e vendit. Përmes një njoftimi policia ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë ndëshkuar me gjobë 1339 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme.

Gjithashtu në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

“Evidentohen dhe ndëshkohen 1339 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Nga monitorimi me dron i kryer nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në akset rrugore Elbasan-Peqin dhe Rinas-Thumanë, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masa administrative që varionin nga 7.000 deri 10.000 lekë të rinj, 143 drejtues mjetesh që kanë kryer parakalime të gabuara dhe të rrezikshme në rrugë.



Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 9 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga të cilat 26 për shpejtësi mbi normat e lejuara, që arrinte nga 181 km/h në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan deri në 200 km/h në autostradën Levan-Vlorë, 15 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 2 për qarkullim në sens të kundërt.

Janë vendosur 395 masa administrative me vlerë deri në 4.000 lekë të rinj, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 65 masa administrative me vlerë 5.000 lekë të rinj (pa masën plotësuese të pezullimit të lejes së drejtimit), për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor”, njofton policia./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Llalla nuk do i shpëtojë burgut/ Dënohet me dy vite, shpallet në kërkim ish-Kryeprokurori

Publikuar

-

Nga

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llala është dënuar me dy vite burg nga Apeli i GJKK0-së, duke lënë kështu në fuqi vendimin e shkallës së parë të GJKKO-së.

Gjithashtu Apeli ka vendosur që të lërë në fuqi, vendimin për 5 vite heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike si dhe konfiskim të pasurisë.

LEXO EDHE:  Përplasja me armë në Korçë/ Policia jep detaje nga ngjarja

LEXO EDHE:  E ekzekutuan në derë të shtëpisë 11 vite më parë/ Gazetari zbardh motivin e vrasjes së Fatmir Xhindit

Në këtë seancë Llalla nuk ishte i pranishëm me pretendimin se është i sëmurë dhe ndodhet jashtë vendin për kurim.



Kujtojmë se seancën e kaluar avokati i tij tha se ai ndodhej në Shqipëri për kurim, ndërsa sot kishte ndryshuar  argument.

Nëse nuk do të paraqitet ai do të shpallet kërkim./CNA.al

LEXO TE PLOTE