LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja në Lushnje/ Prangosen autorët e dyshuar

29 Korrik 2021, 18:50, Kronika CNA
Vrasja në Lushnje/ Prangosen autorët e dyshuar

Policia e Lushnjes bën të ditur se ka vënë në pranga dy autorët e dyshuar të ngjarjes së rëndë, që ndodhi mëngjesin e sotëm në Garunjas, ku një person u vra me armë zjarri, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur.

Gjithashtu, uniformat blu bëjnë të ditur se vijojnë kontrollet intensive për kapjen e autorit tjetër të shpalluar në kërkim.

?Strukturat hetimore të DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje në vijim të punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Garunjas, kanë vijuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera gjatë ditës së sotme, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, është bërë e mundur kapja e dy prej autorëve të dyshuar të shpallur në kërkim, shtetasit M. H., 20 vjeç dhe A. H., 42 vjeç, banues në Garunjas, Lushnjë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë është bërë arrestimi i tyre për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë.

Vijon puna nga shërbimet e Policisë për kapjen e shtetasit K. H.?-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

Plumba për pronën/ Një i vrarë dhe tre të plagosur në Lushnje

Lajmet e fundit nga