Connect with Us

Video-“Mafia e inceneratorëve shkrumbon paratë e taksave të shqiptarëve”/ Mesazhi i fortë për SPAK

Politikë

Video-“Mafia e inceneratorëve shkrumbon paratë e taksave të shqiptarëve”/ Mesazhi i fortë për SPAK

Publikuar

-

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me situatën e rëndë në Fier, e krijuar pas si pasojë e djegies së mbetjeve.

Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj shkruan se mafia e inceneratorëve shkrumbon vetëm paratë e taksave të shqiptarëve, plehrat digjen në qiell të hapur duke dëmtuar rëndë shëndetin e qytetarëve të Fierit.

Gjithashtu ai i drejton edhe një mesazh SPAK, ndërsa thekson se kjo katastrofë, ka emra dhe mbiemra, të cilët sipas tij janë denoncuar nga PD.

LEXO EDHE:  Skandali me pesticidet kineze/ Provat, këmbanë alarmi për SPAK

Ndërsa mafia e inceneratorëve shkrumbon vetëm paratë e taksave të shqiptarëve, plehrat digjen në qiell të hapur duke dëmtuar rëndë shëndetin e qytetarëve të Fierit! Kjo katastrofë mjedisore ka emra dhe mbiemra, Partia Demokratike i ka denoncuar ata në SPAK, gënjeshtrat e tyre për të mbuluar korrupsionin miliona eurosh janë publike. Është koha që drejtësia të veprojë, sepse çdo vonesë është është një dëm katastrofik për shëndetin e qytetarëve, për ambjentin dhe për ekonominë!”-shkruan Alibeaj./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

75 policë me probleme besueshmërie, rrezik për nxjerrje të “sekretit shtetëror”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

75 policë kanë rezultuar me probleme sa i takon besueshmërisë. Atyre u është refuzuar pajisja me certifikate sigurie. Kontrolli i brendshëm ka skeduar edhe më shumë efektivë që mund të nxjerrin “sekretin shtetëror” e që nuk duhet të njihen me informacion të klasifikuar.

Zyrtarë të ndryshëm të policisë së shtetit nuk kanë kaluar “klasën” sa i takon sigurisë për të njohur, ruajtur, administruar apo transferuar një informacion të klasifikuar si sekret shtetëror.

Raporti i fundit për vitin 2020 i shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave ka evidentuar 115 policë që përbëjnë rrezik për “sekretin shtetëror”, ndërsa drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ka refuzuar pajisjen me certifikate sigurie për 75 prej tyre.

Në bazë të ligjit ata duhet të transferohen në detyra ku nuk njihen me informacione konfidenciale, ndërsa ish-ministri i brendshëm Sandër Lleshaj propozoi që në këto rrethana ato të përjashtohen nga radhët e policisë, propozim që u rrëzua në atë kohë nga deputetët e mazhorancës.



LEXO EDHE:  Thellohet skandali i kompanisë Bullgare me Top Channel

LEXO EDHE:  Ekipi i Lulzim Bashës hap fushatën në qarkun e Fierit/Fiton Republika e Re

Nivelet e certifikatës së sigurisë në Shqipëri janë 3“Konfidencial”, “Sekret” dhe “Tepër sekret”.

Refuzimi i certifikatave të sigurisë për punonjësit e policisë vjen në një kohë kur dhjetëra efektivë kanë rezultuar të përfshirë në trafiqe, korrupsion apo vepra të tjera penale./euronews

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas diskretitimit nga Luan Rama/ Reagon deputeti i Kryemadhit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Luan Rama, i cili është larguar nga LSI, së fundmi degjeneroi hapur nënkryetarin e LSI –së, Petrit Vasili, i cili vetëm me 302 vota do të jetë pjesë e legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Rama, pa i përmendur emrin, tha se aq vota sa ka marrë ai deputeti, i merr pelqime në rrjete sociale.



LEXO EDHE:  “Fillimi i SPAK, moment historik “/ Balla: Kush dyshoi Reformën në Drejtësi mori përgjigjen

LEXO EDHE:  Projektet koncesionare të inceneratorëve ngecin te investimet/ Brukseli i shqetësuar

Sot, gjatë një interviste në Euronews Albania, Petrtit Vasili është pyetur edhe për dorëheqjen e Luan Ramës.

Jam njohur me dorëheqjen e gjatë dhe shteruese të z. Rama dhe nuk kam çfarë t’u heq e t’u shtoj atyre që ai ka parashtruar po vetë në të”,  tha Vasili, duke mos komentuar më tej./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deputeti 300 votash nuk heq dorë nga çmenduritë/ Çudit Petrit Vasili, i dështuari i LSI

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti 300 votësh, Petrit Vasili, ka kërkuar që të zbardhet masakra zgjedhore.

Kjo deklaratë e tij çudit të madh dhe të vogël, pasi me 300 vota, s’ka Ligj, Kod Zgjedhor dhe Prokurori që ti bëjë derman.

Ishte vullneti i qytetarëve për ta lënë jashtë dyerve të Kuvendit Petrit Vasilin dhe dëshira e Monika Kryemadhit për të futur në Kuvend një deputet që qytetarët nuk e kanë votuar.

Në këmbim Vasili bën megafonin e Kryemadhit, duke qenë se kjo e fundit pas zgjedhjeve të 25 Prillit, qëndroi larg mediave, duke mos komentuar asnjë rrethanë politikë.



Sot në një intervistë Euronews Albania Petrit Vasili tha se nuk do të ketë marrëveshje tjetër me maxhorancën për ndryshimet kushtetuese.

Ndryshime kushtetuese kërkojnë edhe kompromisin dhe votimin nga ana e Rilindjes. Për të vajtur dhe ndërtuar kompromise të tilla, pa zbardhur këto përgjegjësi shumë të rënda që janë masakrimi i zgjedhjeve, reforma në drejtësi dhe çështjet e shkatërrimit ekonomik, nuk mund të shkojmë për një arsye shumë të thjeshtë sepse ne kemi bërë një sprovë shumë të madhe në 5 qershor”, tha ai.

LEXO EDHE:  Djegia e mbetjeve në Fier/ Tomorri del me reagimin e fortë: Krim kundër njerëzimit, qytetarët po helmohen

LEXO EDHE:  Skandali me pesticidet kineze/ Provat, këmbanë alarmi për SPAK

Ai nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes të Euroneës Albania për mundësitë e krijimit një grupi parlamentar, por theksoi se nuk ka kohë për të humbur me asnjë burokraci parlamentare.

Misioni i vetëm i parlamentit të Shqipërisë është që të nxjerrë në foltoren e parlamentit të vërteta të mëdha që janë fshehur”, u shpreh Vasili, teksa shtoi se do të përdorin të gjithë format për të bërë opozitë, përfshirë edhe protestat./CNA.al

LEXO TE PLOTE