Connect with Us

“Situatë alarmante nga zjarret”/ Deputeti mesazh të fortë qeverisë

Politikë

“Situatë alarmante nga zjarret”/ Deputeti mesazh të fortë qeverisë

Publikuar

-

https://www.cna.al/2021/08/03/nje-tjeter-vater-zjarri-e-rrezikshme-peleshi-ben-thirrjen-urgjente/

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Vlorë, Arbi Agalliu ka reaguar në lidhje me situatën problematike të zjarreve në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Agalliu shkruan se këto zjarre masive jo vetëm që po dëmtojnë ambientin, pemët shekullore por po vendosin në rrezik banesa dhe hotele të zonës e sidomos në këtë kulm sezoni turistik, ndërsa sipas tij autoritetet nuk po bëjnë asnjë përpjekje serioze për t’iu ardhur në ndihmë banorëve.

U bë mbi një javë që zjarret kanë përfshirë zonën e Radhimës, Orikumit, Dukatit, pjesës fundore të Karaburun duke ju drejtuar pyllit të Llogarase.

Këto zjarre masive jo vetëm që po dëmtojnë ambientin, pemët shekullore por po vendosin në rrezik banesa dhe hotele të zonës e sidomos në këtë kulm sezoni turistik.

Gjithashtu edhe Kisha e Marmiroit, monumet i trashëgimis kulturore është në rrezik.

Asnjë përpjekje serioze nga autoritetet përkatëse. Asnjë angazhim për ti ardhur ne ndihmë banorëve të këtyre zonave të cilët janë lënë në mëshirë të fatit.”-shkruan Agalliu, në postimin e tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Transportonin pllaka dekorative në mënyrë të paligjshme nga Mali i Tomorrit/ Procedohen penalisht 2 persona në Berat

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Dy persona janë proceduar penalisht në qytetin e Beratit, pasi transportonin në mënyrë të paligjshme pllaka dekorative nga Mali i Tomorrit.

Mësohet se dy shtetasit me iniciale C.Q., 44 vjeç dhe A.Q., 49 vjeç, po qarkullonin me një kamion me pllaka guri dekorative pa dokumentacionin përkatës, të cilët dyshohet të jenë nxjerrë në Malin e Tomorit.



“Në vijim të kontrollit të ushtruar për mbrojtjen e territorit, evidentimit dhe parandalimit të krimeve mjedisore, shërbimet e Policisë kanë proceduar penalisht shtetasit C.Q., 44 vjeç, banues në Poliçan, (administrator subjekti) dhe A.Q., 49 vjeç, banues në Poliçan”, njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dy ditë para nisjes së Kuvendit/ Murrizi paralajmëron dorëheqje të tjera

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ndonëse qytetarët zgjodhën emrat që ata dëshironin për përfaqësim në Parlament, 5 deputetë dhanë dorëheqjen pa nisur ende detyrën.

Për kreu e LDSH, Muslim Murrizi, dorëheqja e Gramoz Ruçit, Tom Doshit, Najada Çomos, Mark Markut dhe Lefter Kokës do të pasohet me emra të tjerë.

I ftuar në Top Talk, teksa u pyet nëse do i mungojë Parlamendi, pasi ai nuk arriti të fitonte mandatin e deputetit, Murrizi u shpreh se nuk bëhet aspak pishman që nuk do jetë pjesë e një teatri të pështirë.

“Nuk më vjen keq të mos jem në Parlament.  E para sicc ka filluar me dorheqje, unë shoh se do të ketë e të tjera.



Fakti që po ikin nuk po ikin pas një arsye se një pjese e tyre kanë harxhu qimet e kokës që erdhën aty.

Unë kam informacione që në zgjedhje janë hedhur 134 milion euro nga individët e bizneset së bashku.

Duke i njoh mirë pjesën e atyre që do vijnë në Parlament nuk kam ndonjë pishman që nuk do jem pjesë e teatrit të pështirë.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmërimi i Ramës për studentët/ Tritan Shehu i përvishet kryeministrit

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar ashpër në lidhje me vendimin e  kryeministrit Edi Rama, për t’u bërë studentëve vaksinat me detyrim.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Shehu e ka quajtur shkelje të rëndë, moslejimin e studentëve në auditore të pavaksinuar.

“Covid: Është shkelje e rënde të kërcënosh si Rama: “kush nuk vaksinohet nuk hyn në auditor”, pa paraqitur një strategji vaksinimi! Po, është arbitrare, sepse është urdhër i pabazuar në Kushtetutë, shkelje e të drejtave, ndoshta dhe i dëmshëm për shëndetin.

E kam ngritur disa herë këtë, së pari shteti u shpjegon qartësisht qytetarëve strategjinë e tij, sigurinë që u jep, çfarë masash ka marrë e çfarë u ofron, e më tej vendos masa detyruese, edhe këto fleksibile për këtë rast”, shkruan Shehu.

Sipas Shehut, aktualisht jemi një nga vendet me numrin më të ulët të vaksinimeve në botë, vetëm me 25% të popullsisë me vaksinim të plotë, dhe këto në shumicën dërmuese me vaksinat kineze të pacertifikuara e te pa pranuara nga Europa e Perëndimi.

Reagimi i Tritan Shehut:

Pra shteti perpara se te mare nje mase te tille penalizuese ndaj qytetareve duhet:

1-Te siguroje per te gjithe qytetaret vetem vaksina te certifikuara nga EMA, te aplikuara sipas llojit ne baze te indikacioneve te tyre per grup mosha, gjendjes shendetesore etj, sic po e realizon edhe Kosova.

Gje qe kerkon per Shqiperine mbi 5,5 Milion doza, krejt e realizueshme kjo edhe tashti mbas kaq vonese, pergjegjese per te cilen eshte vetem Qeveria.

2-Te deklaroje cfare do te behet me ata, qe jane vaksinuar me ato vaksina te pa efekeshme e te pa pranueshme sipas Perendimit, qytetare, pedagoge e studente keta.



Psh. a do te lejohen ata te hyjne ne auditore me ato vaksina, qe mund te jete placebo.

Ne fakt keta duhet te trajtohen si te pa vaksinuarit e tu ofrohet rivaksinim i plote me vaksina te sigurta, gje qe po e ben edhe Turqia.

3-Po per shkollat e mesme cfare do te behet? Ne fakt duhet vepruar si ne vendet e tjera, edhe si ne Kosove, duke ulur moshen e vaksinimit ne 12 vjec.

Fatkeqesisht edhe per kete pike ka vetem heshtje nga Qeveria e “Komiteti”, per te mos folur sot edhe per “dozen e trete”.

Mbasi shteti te kete realizuar keto detyrime ndaj qytetareve, nxenesve, studenteve, mesuesve a pedagogeve, mund te hapet diskutimi per ndalimin e hyrjes neper klasa.

Une jam per “Green Pass”, por vetem atehere kur realizohen konditat, vetem mbi bazen e asaj metodike, qe po aplikohet ne vendet e BE.

Por jo pa strategji, pa transparence e diskutim, pa siguri, duke detyruar njerezit tu injektohen vaksina te pa certifikuara nga EMA, se paku shume te dyshimta keto.

Kjo mund te quhet edhe talebanizem!/CNA.al

LEXO TE PLOTE