Connect with Us

Si po e shantazhon portali BIRN prokuroren e Tiranës dhe KLP-në

Vetingu

Si po e shantazhon portali BIRN prokuroren e Tiranës dhe KLP-në

Publikuar

-

Një shkrim i paqartë i publikuar dje në portalin Reporter.al (BIRN) godiste procesin e vlerësimit të drejtueses së Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP).

Sipas raportimit të BIRN fabula është kështu:

Një vëzhgues ndërkombëtar i quajtur Theo jacobs, ishte ankuar se tre anëtarë të KLP-së që shqyrtuan emërimin e Imerajt në krye të prokurorisë së Tiranës, kanë patur farefisin e tyre, të lidhur me Imerajn.

Sipas BIRN dhe Jacobs, lidhja ishte fakti se farefisi i tre anëtarëve të KLP-së punonin në të njëjtin institucion me Imerajn ose në varësi të Imerajt.

“Hije dyshimi” thoshte BIRN, për konflikt të rëndë interesi, por kishte një problem…pasi konflikti i interesit nuk është princip që përcaktohet sipas dëshirës së një redaksie apo dhe një vëzhguesi ndërkombëtar, por princip i kornizuar në ligj.

Ligji për konstituimin e KLP-së ka klauzola të qarta për rastet dhe rrethanat se kur një anëtar i KLP-së është në konflikt interesi me subjektin që po shyrton për emërim.

Më poshtë mund të lexoni kriteret ligjore:

Është e çuditshme që BIRN, ndonëse ka hulumtuar ankesën e komisionerit Jacobs, madje dhe është konsultuar me këtë të fundit, nuk ka arritur që t’i bëjë vëzhguesit Jacobs pyetjen kryesore:

“Në cilën pikë apo klauzolë të ligjit për KLP-në, parashikohet si konflikt interesi fakti që kushërinjtë e anëtarëve të KLP-së punojnë në të njëjtin institucion me subjektin që po vlerësohet?”

Dhe pasi të bënte pyetjen dhe të merrte përgjigjen, BIRN si rregull do verifikonte dhe do zbulonte nëse kriteri ligjor përfshinte dhe kushërinjtë, apo nuk i përfshinte.

Ndoshta nuk është rastësi që as Jacobs dhe as BIRN, ndonëse akuzojnë për kushërinj në konflikt interesi, nuk citojnë dot në mënyrë precize asnjë klauzolë të ligjit që klasifikon si konflikt interesi pikërisht këtë rrethanë.

“Hije dyshimi” thotë BIRN në titull të shkrimit. Po pse hije dyshimi? Pse nuk e shqyrtuan dyshimin dhe pse nuk e ballafaquan me parashikimet e ligjit për konfliktin e interesit?

Gjasat janë që Jacobs dhe BIRN janë palë, të dy të interesuar për të vënë theksin te “hijet e dyshimit” dhe për të krijuar perceptimin publik se ka patur shkelje të ligjit në emërimin e Imerajt.

Për sa kohë BIRN ka patur gjithë mundësinë të verifikojë nëse lidhjet e pretenduara të farefisit të anëtarëve të KLP-së ishin ose jo parashikim i ligjit, nuk ka asnjë arsye profesionale që shkrimi të mbetej me “hije dyshimit”.

LEXO EDHE:  Video-Të preferuarit e KLP dhe të përjashtuarit nga SPAK-u/ Njihuni me prokurorët antikorrupsion

“Hijet e dyshimit” nuk i shërbejnë informimit korrekt publik, por spekulimit dhe hedhjes së helmit me qëllim shantazhimin dhe goditjen e subjektit, në këtë rast të Imerajt.

A ka Jacobs një axhendë private?

Theo Jacobs është vëzhgues i OMN-së. Disa kohë më parë ai hodhi dyshime se prokurorja eTiranës Elisabeta Imeraj kishte investuar një punë operative të paligjshme në terren, për inteceptimin dhe përgjimin e kolegut të tij të ONM-së Hans Kijlstra.

Konkretisht, Jacobs pretendonte se Imeraj kishte financuar fotografimin e Hans Kijlstras me disa femra që dyshohen nëpunëse të tij, në ambiente private, me qëllim shantazhimin e Kijlstras dhe përbaltjen e integritetit të tij moral.

Jacobs ka paraqitur një fabul tepër të fortë, me fotografime, punë operative në terren, shantazh mediatik etj.

Por ka një problem…e gjithë fabula mbështetet mbi hiç.

Sipas Jacobs, kolegu i tij Kilstrja i kishte thënë se kishte parandjenjën se ndihej i survejuar, ndërsa dy persona i kishin thënë Hans Kijlstrës se Elisabeta Imeraj i kishte angazhuar që ta përgjonin atë.

Kur ju kërkua të bënte të ditur emrat e dy informatorëve, Hans Kijlstra dhe Theo jacobs, deklaruan se nuk mund ta bënin të ditur një sekret të tillë.

Kjo ishte një përgjigje e paprecedentë, sepse një akuzë aq të rëndë ndaj Imerajt; e shndërronte në gallatë të tipit “kshu është një muhabet që s’ta them dot”.

Mirëpo ndonëse kjo akuzë e rëndë ndaj Imerajt, nuk kishte asnjë bazë konkrete, Kijstlra dhe Jacobs arritën të sugjestiononin ambasadorët e huaj me këtë fabul dhe me siguri që kanë arritur ta dëmtojnë Imerajn, derisa dhe ambasadorja amerikane u shpreh kritike ndaj saj disa kohë më parë.

Pas tullumbaces së përgjimeve që plasi Jacobs disa javë më parë ndaj Imerajt, dje nëpërmjet BIRN u publikuan “hijet e dyshimit”.

Pra bëhen dy precedentë, ku të njëjtët lojëtarë, duken të investuar pa asnjë provë apo referencë ligjore në goditjen e imazhit publik të Imerajt. Fakt që lë shkas të mendosh se BIRN dhe Jacobs janë të sinkronizuar me axhendë personale ndaj goditjes së Imerajt./ Hashtag.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Vettingu i “pret kokën” drejtuesit të Prokurorisë së Lushnjes  

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot, kreun e Prokurorisë së Lushnjës Arben Dyla.

Shkak për shkarkimin e tij është bërë pasuria.

Procesi i rivlerësimi të tij është kryer nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Firdes Shuli.



Trupa gjykuese gjatë seancës së kaluar ngriti pikëpyetje të forta në lidhje me pasurinë e kreut të prokurorit.

LEXO EDHE:  Loja e dyfishtë e ish zv/drejtoreshës së doganave në kontrabandën e naftës ‘virgine’

LEXO EDHE:  79% e gjyqtarëve të apelit nuk i kanë të justifikuara pasuritë me të ardhurat e deklaruara

Sipas KPK prokurori ka dhënë 50 mijë euro me interes 2 për qind, një biznesmeni për një periudhë prej 5 vitesh.

Sipas kontratës të lidhur me palëve në vitin 2016, deri në fund të vitit 2021, biznesmenit duhet t’i kthente Dylës shumën prej 110 mijë euro dhe nga ana tjetër si garanci i kishte lënë një apartament./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Komisionerët e Vettingut nën panik nga hetimet/ Zbulohet shkresa dërguar SPAK-ut

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, është përfshirë nga kaosi, për shkak se dy nga anëtarët e saj kanë problemr me drejtësinë.

Ka qenë kryetarja e KPA, e cila e ka ngritur këtë shqetësim me anë të një shkrese, drejtuar SPAK dhe Gjykatës së Lartë.

Në shkresë, lakohen emrat e Ardian Hajdarit dhe Luan Dacit.

Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, prej vitit 2020, janë përballur me kallëzime penale të bëra nga ish-subjektet e rivlerësimit, ndaj të cilëve është marrë masa disiplinore e shkarkimit nga detyra.

Për Luan Dacin ka një vendim të GJKKO të Apelit dhe nëpërmjet kësaj shkrese shprehim shqetësimin për gjykim të rekursit të paraqitur nga gjyqtar Daci, brenda afateve të parashikuara ligjore.



Gjyqtari Ardian Hajdari në muajin Korrik të këtij viti, është njoftuar nga SPAK, se ndaj tij ka një kallëzim penal dhe është regjistruar një procedim penal, po pa i atribuar një emër konkret”, thuhet në shkresën e KPA.

LEXO EDHE:  Video-Të preferuarit e KLP dhe të përjashtuarit nga SPAK-u/ Njihuni me prokurorët antikorrupsion

LEXO EDHE:  Video-Të preferuarit e KLP dhe të përjashtuarit nga SPAK-u/ Njihuni me prokurorët antikorrupsion

Sipas të njëjtës shkresë, gjyqtarët e Kolegjit shprehin shqetësimin se kallëzimet penale dhe procedimet lidhur me to si edhe mosshqyrtimi apo gjykimi, brenda afateve proceduriale veçanërisht i çështjeve të sipërpërmendura, por jo vetëm, kanë vështirësuar ushtrimin e veprimtarisë gjyqësore të Kolegjit, për më tepër i ka vendosur ata nën një presion të vazhdueshëm për kryerjen e funksioneve të tyre kushtetuese, duke rrezikuar në këtë mënyrë seriozisht funksionalitetin e Kolegjit, për rrjedhojë dhe të vetë procesit të rivlerësimit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Favorizimi i të pandehurit për shitje heroine penalizoi prokurorin Saimir Smaka

Publikuar

-

Nga

cna lajme vetting

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 7 korrik të shkarkojë nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Vlorës, Saimir Smaka, pasi u gjetën probleme në të tri kriteret e rivlerësimit. Në vendimin e arsyetuar të KPK-së thuhet se prokurori Smaka ka cenuar besimin e publikut në kriteret e pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit; si dhe ka kryer deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe ka mungesë burimesh për krijimin e një depozite bankare.

Saimir Smaka përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe për 7 vite ai e ushtroi funksionin në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.

Komisioni konstaton se, megjithëse prokurori Smaka ka qenë i gatshëm për bashkëpunim gjatë të gjitha fazave të hetimit, për një pjesë të barrës së provës dha shpjegime vetëm gjatë seancës dëgjimore.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK ka konstatuar përshtatshmërinë e prokurorit Saimir Smaka për të vazhduar detyrën.

Favorizimi i të pandehurit

Pavarësisht nga konkluzioni i DSIK-së, KPK thotë në vendim se i ka analizuar vetë provat e administruara nga organet ligjzbatuese, duke arritur në përfundimin se subjekti kishte cenuar besimin e publikut.

“Bazuar në informacionet dhe dokumentacionet e klasifikuara, të cilat nuk mund të përdoren në aktet publike apo të vihen në dispozicion të subjektit, rezulton se subjekti i rivlerësimit ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë,” thuhet në vendim, ku përmendet mes të tjerash edhe favorizimi i një të pandehuri.

Në vendim sqarohet se favorizimi kishte të bënte me një hetim për shitje narkotikësh, ku një person i arrestuar në kushtet e flagrancës kishte deklaruar se dozat e heroinës i kishte blerë tek një person i dytë. Të dy të arrestuarit e kishin pranuar akuzën, por Smaka kishte kërkuar arrest me burg për shpërndarësin e kapur në flagrancë dhe detyrim paraqitje për personin që e furnizonte atë.

“…pa cituar ndonjë rrethanë apo provë të re që përbën ndryshimin midis dy të arrestuarve,” konstaton trupi gjykues dhe shton se kërkesa për caktimin e masës së sigurimit “detyrim për paraqitje” për shtetasin F. K. bie në kundërshtim me vetë argumentet e paraqitura nga Smaka.

Në prill të vitit 2018, subjekti e ka dërguar çështjen për gjykim, por duke ndryshuar pjesërisht akuzën, pasi nuk ka përfshirë “bashkëpunimin” si mënyrë të kryerjes së veprës penale.

Në fund, prokurori Smaka ka kërkuar nga 5 vite burgim për të dy të pandehurit, por për shtetasin F.K ka kërkuar pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe kalimin në shërbim prove për 3 vjet.

Gjatë seancës dëgjimore, trupi gjykues e pyeti subjektin nëse ka kontaktuar ndonjëherë me ndonjë të afërm të dy të pandehurve E. D. dhe F. K., qoftë edhe për efekt të hetimeve.

Smaka fillimisht e mohoi diçka të tillë në mënyrë të përsëritur, por më pas pranoi se i ka pritur në zyrë kur kanë ardhur herën e parë nënat e të pandehurve nga fillimi i shtatorit të vitit 2018, kur ata kanë qenë me masë sigurimi me afat.

Subjekti ka shpjeguar se nënat e të pandehurve kanë shkuar herë tjetër kur ai e ka dërguar çështjen në gjyq. Sipas tij, pas shtatorit të vitit 2018 njëra prej nënave të të pandehurve ka shkuar sërish në ambientet e prokurorisë dhe se ai i ka thënë se çështja do shqyrtohej me objektivitet, me paanësi dhe se do zgjidhej brenda një afati të arsyeshëm.

I pyetur lidhur me procedurën për zhvillimin e takimeve, Smaka ka shpjeguar se nuk është mbajtur procesverbal dhe nuk ka pasur persona të tretë, por nënat e të pandehurve janë paraqitur te recepsioni ku punonjësi ka mbajtur shënim në regjistër ID-në e tyre.



KPK arrin në përfundimin se subjekti i rivlerësimit ka favorizuar shtetasin F. K., duke cënuar parimin e një procesi të drejtë dhe të barabartë nëpërmjet moszbatimit të dispozitave penale dhe procedurale penale, me pasojë cenimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë.

LEXO EDHE:  Pasuria e bashkëjetueses “fundos” gjyqtarin e Tiranës

LEXO EDHE:  Vrasja e Ardit Gjoklajt/ Elisabeta Imerajt i shpërthen “bomba’ në duar

Komisioni ka gjetur mangësi në tre prej pesë dosjeve të shortuara në kuadër të procesit të vetingut. Në një rast evidentohet mosargumentimi i vendimit të mosfillimit të procedimit penal; në çështjen e dytë evidentohet mangësi në arsyetimin e vendimit të pushimit, vonesë e kryerjes së veprimeve hetimore dhe në komunikimin e vendimit kallëzuesit – ndërkohë që dhe për rastin e tretë, vendimi i pushimit i është komunikuar me vonesë kallëzuesit.

Gjithashtu, tri praktika me ankesa ndaj Smakës të regjistruara në Prokurorinë e Përgjithshme bazuar në ankesat e shtetasve S.M.; M.M. dhe G.M. identifikojnë mangësi profesionale të subjektit si, zvarritje të hetimeve paraprake pa arsye ligjore; moskryerje hetimesh për muaj me radhë dhe mosnjoftim i palëve për shtyrjen e afatit të hetimit.

Komisioni ka analizuar edhe një çështje të denoncuar nga publiku, ku shtetasi A.S. ka pretenduar se Smaka e ka dërguar për gjykim pa prova, por vetëm me thëniet e një personi, fakt që është gjetur i vërtetë nga KPK.

Sipas një informacioni të përcjellë më parë nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda, ka pasur indicie për përfshirjen e prokurorit Smaka në veprën penale “korrupsion pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, çështje për të cilën po vazhdojnë hetimet.

Nga përgjigjet e ardhura nga prokuroritë është konstatuar se ndaj subjektit janë kryer pesë kallëzime penale për shpërdorim detyre për të cilat Komisioni nuk ka gjetur probleme. Ndërsa në një kallëzim tjetër KPK ka evidentuar se Smaka, në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale i ka mohuar të drejtën një personi të hetuar që të njihej me dosjen hetimore.

Mungesa financiare

Smaka ka rezultuar me balancë financiare negative në lidhje me depozitimet cash në një llogari rrjedhëse në vitet 2014 – 2015, kur ka derdhur në bankë vlerën totale 1.7 milionë lekë.

Sipas trupit gjykues, Smaka ka kryer deklarim të pasaktë në lidhje me burimin e depozitimeve cash në vitet 2014-2015 në shumën totale 1.7 milion lekë. Fillimisht ai ka deklaruar në ILDKPKI si burim për gjendjet e depozituara të ardhurat nga dhënia me qira e tokës bujqësore nga babai, ndërsa gjatë hetimit administrativ ka pretenduar se cash-i ishte krijuar nga kursimet personale dhe pagat.

Nisur nga deklarimet kontradiktore të Smakës, Komisioni ka vendosur që të analizojë si burim të mundshëm për krijimin e gjendjeve cash të depozituara në llogarinë rrjedhëse, të ardhurat e deklaruara para ILDKPKI në vitin 2015 si të përfituara nga dhënia me qira të tokës bujqësore nga babai – ndërkohë që është përjashtuar nga analiza mundësia e krijimit të kursimeve nga pagat.

“Komisioni krijon bindjen se ndryshimi i burimit të krijimit të depozitimeve bankare në cash në vitet 2014 – 2015, gjatë hetimit administrativ të procesit të rivlerësimit, është bërë pikërisht me qëllimin për të justifikuar burimin e ligjshëm të këtyre depozitimeve”, konstaton KPK.

Nisur nga fakti se të ardhurat nga qiraja e tokës për vitet 2014-2015 kanë qenë në shumën 80 mijë lekë, si dhe për shkak të mospagimit të detyrimeve tatimore, Komisioni ka vlerësuar të mos i konsiderojë si burim i ligjshëm për krijimin e shumave të depozituara e për pasojë balanca negative ka rezultuar në shumën 1.7 milionë lekë.

Gjithashtu, nga analiza financiare për periudhën 2013 – 2016, ka rezultuar mungesë e burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasurinë në shumën 172 mijë lekë.

Po ashtu, Komisioni konstaton se subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të kanë bërë deklarim të pasaktë të pasurive.

Në përfundim, trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Suela Zhegun vlerëson se Smaka ka bërë deklarim të pamjaftueshëm për pasurisë dhe se gjendet në kushtet e shkarkimit edhe për këtë kriter./Reporter.al

LEXO TE PLOTE