Connect with Us

Shkon në pesë numri i viktimave nga shpërthimi në Gjermani

Bota

Shkon në pesë numri i viktimave nga shpërthimi në Gjermani

Publikuar

-

Edhe tre persona u gjetën të vdekur nga shpërthimi i së martës në një park industrial në perëndim të Gjermanisë.

Policia tha se nuk mund të japë më shumë detaje, derisa të identifikohen viktimat.

Numri total i viktimave në incident ka shkuar deri tani, në pesë, ndersa dy persona vazhdojnë të mbeten të zhdukur.

Nga shpërthimi u lënduan po ashtu 31 persona.

Policia është duke hetuar se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin në parkun Chempark të qytetit Leverkusen, i cili është një nga parqet më të mëdha industriale në botë.

LEXO EDHE:  Në vendet e pasura, gati gjysma e viktimave nga Covid-19 vijnë nga azilet e pleqve/ Çfarë na mësoi pandemia

Rezultatet e hetimeve priten të premten në mëngjes.

Shpërthimi i madh aktivizoi alarmin e “rrezikut ekstrem” dhe bëri që zyrtarët t’iu bëjnë thirrje banorëve pranë që të strehohen brenda dhe t’i mbyllin dritaret e tyre për të shmangur kontaktin me tymin e madh.

Matjet e cilësisë së ajrit më vonë treguan se ajri është në nivele të sigurta.

Autoritetet, megjithatë, i mbyllën këndet e lojërave për fëmijë në zonë, derisa të dalin rezultatet e hetimeve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

“Autori precedent i 133 veprave penale”/ Detaje të reja nga vrasja e 18-vjeçares, dëshmia tronditëse e babait

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajoni

Detaje të reja kanë dal nga vrasje e Marigona Osmanit, 18-vjeçares në Ferizaj e cila u la pa shenja jete në hyrje të spitalit nga bashkëjetuesi i saj dhe një person tjetër pasi e kishin dhunuar për dy ditë me radhë.

Avokati i familjes së të ndjerës, Gazmend Rexhepi zbuloi në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit” se prokuroria po heton dy personat nëse kanë apo jo lidhje të dy me dhunën, apo vetëm bashkëshorti Dardan Krivaqa.

Ndërkohë, gazetarja Bora Shahini ka zbuluar bisedën që ka bërë me të atin e Marigonës, duke u shprehur se dyshja ishin njohur përmes rrjeteve sociale.



Sipas babait, më vonë, ata kanë kuptuar se Krivaqa ka qenë precedent i 133 veprave penale.

LEXO EDHE:  Bilanc tragjik/ Rritet numri i viktimave pas tërmetit në Turqi

LEXO EDHE:  Bilanc tragjik/ Rritet numri i viktimave pas tërmetit në Turqi

Gazetarja ka theksuar se i ati ka deklaruar se 18-vjeçarja kërcënohej dhe kur shkonte në shtëpi i pyeste vazhdimisht nëse janë mirë apo i kishte ndodhur diçka.

Vajza e tij ka qenë e kërcënuar prej kohësh. Marigona e ka njohur Dardanin në rrjetet sociale. Më pas, pasi i thotë babait, gjëja e parë që bëhet është prezantimi. Ai e pranoi se Dardani ishte precedent i 133 veprave penale. Kur e marrin vesh familjarët i thonë të largohet. ‘Por vajza vazhdimisht kur vinte në shtëpi na thoshte a jeni mirë, a ju ka ndodhur gjë, ishte e shqetësuar’, është shprehur babai. Më thoshte vazhdimisht se vajza ka qenë e kërcënuar. Nga komshinjtë kanë dëgjuar ulërima, zhurmë nga dhuna që i ushtrohej Marigonës”, tha Shahini.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shqipëria vend me rrezik të lartë nga virusi/ Gjermania “shtrëngon” masat anti-Covid

Publikuar

-

Nga

Shqipëria futet sërish në listën e vendeve mjaft të rrezikuara nga Corona. Për ata që kthehen në Gjermani kjo do të thotë karantinë 10-ditore, që mund të ndërpritet vetëm pas 5 ditësh pas testit negativ.

Rregullisht në bazë të zhvillimit të pandemisë, Instituti gjerman Robert Koch aktualizon të dhënat, në bazë të cilave Ministria e Jashtme e Gjermanisë e vendos ose e heq një vend nga lista e vendeve të rrezikuara.

Nga e diela (05.09) Ministria e Jashtme gjermane e vendosi sërish Shqipërinë në listën e zonave me rrezik të lartë të virusit, kjo pasi Instituti Robert Koch e kategorizoi Shqipërinë si vend me rrezik të lartë të premten, për shkak të numrit të lartë në rritje të infektimeve.

Në këtë listë rifuten edhe Serbia, Sri Lanka, Azerbajxhani dhe Japonia. Ky kategorizim ka pasoja për udhëtarët që kthehen nga pushimet.

Udhëtarët e pavaksinuar apo ata që nuk e kanë kaluar Coronën dhe kthehen nga zonat me rrezik të lartë të virusit, duhet për 10 ditë të futen në karantinë, edhe nëse paraqesin një test negativ të Coronës.

LEXO EDHE:  Bilanc tragjik/ Rritet numri i viktimave pas tërmetit në Turqi

LEXO EDHE:  Emrat/ Ja personat që humbën jetën nga tërmeti



Vetëm pas ditës së pestë të karantinës, ajo mund të ndërpritet pas një testi negativ. Edhe fëmijët duhet të futen në karantinë. Kurse fëmijët nën 12 vjeç nuk ka nevojë të bëjnë test të ri pas pesë ditësh karantinë, ajo mbaron për ata automatikisht pas ditës së pestë.

Të vaksinuarit dhe të shëruarit mund të mënjanojnë karantinën, nëse paraqesin një dokument të vaksinimit apo shërimit nga Corona.

Përveç karantinës të kthyerit në Gjermani nga zonat e rrezikut duhet të plotësojnë më parë edhe një formular digjital.

Të testuarit, të vaksinuarit plotësisht dhe të shëruarit duhet të ngarkojnë në këtë portal edhe dokumentin që vërteton vaksinimin, shërimin nga Corona apo rezultatin e testimit./DW.

LEXO TE PLOTE

Bota

DW, opinion/ Jo, rend të ri botëror pas Afganistanit

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Mjaft është mjaft. Për dy dekada, Perëndimi derdhi biliona dollarë në një vend të pazhvilluar, të varfër. Më kot. Lodhja e luftës u përhap. Perëndimi e mbivlerësoi veten. Për vite me radhë, ai besonte, se mund të modernizonte Afganistanin dhe bëri sakrifica njerëzore dhe financiare për ta bërë këtë. Përfundimisht pa sukses. Kur Presidenti amerikan Biden urdhëroi tërheqjen e trupave, fasada demokratike e Kabulit u shemb si një kështjellë rëre në plazh. Tani Afganistani kërcënon të kthehet në një strukturë (do të ishte e tepruar të flitej për një shtet) në të cilën fiset, grupet, popujt dhe komunitetet fetare rivale po përgjojnë dhe luftojnë njëri-tjetrin. Në kurriz të njerëzve.

Bota ka një “shtet të dështuar” më shumë. Humbja e Perëndimit nuk mund të fshihet. Sigurisht një pikë kthese në histori: tani për tani, Perëndimi nuk do të jetë më i gatshëm për t’u përfshirë në aventura të reja të këtij lloji.

Gëzim dashakeq në Moskë dhe Pekin

Dështimi i amerikanëve dhe evropianëve në Hindukush po ndiqet nga ajo që dëshiron të jetë fuqi botërore Rusia dhe nga Kina ambicioze, në disa raste me gëzim dashakeq të pafshehur. Le të gëzohen. Islamistët po veprojnë në Afganistan jo shumë larg kufijve të tyre. Ato kërcënojnë stabilitetin e Azisë Qendrore shumë më tepër se Evropën apo Amerikën. Tërheqja e Perëndimit nga ky rajon po e detyron Moskën dhe Pekinin të përfshihen më shumë në terren dhe ta bëjnë këtë përgjithmonë. Asnjë nga vendet nuk mund t’i shpëtojë afërsisë së tij gjeografike me Afganistanin.

Britmat e triumfit të armiqve të Perëndimit do të kalojnë. Le të propagandojnë Moska dhe Pekini një rend të ri botëror: një rend me qendra të ndryshme fuqie dhe zona ndikimi. Moska do të preferonte ta konsolidonte kontrollin e saj në Ukrainë, Bjellorusi dhe në ish-republikat sovjetike të Azisë Qendrore. Pekini do të donte të parandalonte transportuesit e avionëve amerikanë të lundrojnë në Detin e Kinës Jugore dhe që Uashingtoni të mbrojë lirinë e Tajvanit. Por Perëndimi nuk do t’ua bëjë Pekinit dhe Moskës këtë favor!



Rendi liberal botëror, i bazuar në rregulla nuk ka marrë fund aspak. Idealet, vlerat që mbështet Perëndimi, të cilat i konsideron me të drejtë universale, ende vlejnë: dinjiteti i çdo njeriu, të drejtat e barabarta për burrat dhe gratë, liria e shprehjes, e drejta e mbledhjes, demokracia, respektimi i të drejtave të njeriut. Vetëm për shkak se Perëndimi dështoi në Afganistan nuk do të thotë se këto vlera kanë humbur rëndësinë e tyre. Përkundrazi. Zhvillimi i mundshme trishtues dhe tragjik në Afganistan në muajt e ardhshëm do t’i tregojë botës se këto vlera janë ato të duhurat.

LEXO EDHE:  Katër vite burg për shoferin që përplasi katër vajza/ Reagimi rrënqethës i nënës: Si nuk përmbyset kjo botë

LEXO EDHE:  Dita Botërore e HIV-AIDS/ Sa janë viktimat, rastet e reja, dhe pse nuk ka ende një vaksinë

                            Miodrag Soric

Të shmanget “shtrirja e tepërt”

Pretendimi i Moskës, se SHBA kanë dashur të dominojnë botën që nga fundi i Luftës së Ftohtë në vitin 1991 është një propagandë e nxitur nga Kremlini. Nuk është faji i Perëndimit që vendet e Evropës Lindore largohen nga Moska dhe ecin drejt botës së lirë. A ka në të vërtetë një vend të vetëm demokratik në Evropë me të cilin Rusia mban marrëdhënie miqësore? Dhe nëse jo, pse është kështu?

Perëndimi gjithashtu duhet t’i bëjë vetes pyetjen. Çfarë mund të bëjë për të shmangur atë që historianët e quajnë “shtrirje të tepërt” të sferës së tij të ndikimit, për të administruar më mirë me forcat e tij? Edhe në mënyrë që të mbeten mjaft para për të forcuar mbrojtjen e tij. Sepse regjimet autoritare në Moskë, Pekin, Teheran dhe gjetkë kanë nevojë për armiq të jashtëm për të mbijetuar politikisht. Vlerat për të cilat qëndrojnë SHBA dhe BE e ruajnë fuqinë e tyre rrezatuese globale: mirëqënia e Perëndimit, forca e tij ekonomike, mundësia që çdo qytetar të zhvillohet në liri dhe siguri do të vazhdojë të tërheqë njerëz – përfshirë miliona rusë dhe kinezë që po migrojnë atje.

Amerika dhe NATO-ja duhet të mësojnë nga gabimet e tyre. Ndërhyrjet ushtarake të 30 viteve të fundit nuk e kanë përmirësuar situatën praktikisht askund në mënyrë të qëndrueshme. Aleanca mbrojtëse perëndimore duhet të përqëndrohet në detyrën e saj kryesore – mbrojtjen e territorit të vet. Atëherë fiaskoja në Hindukush mund të mos rezultojë e kotë.

LEXO TE PLOTE