Connect with Us

Shkëlqeu te ekipi parë i Barcelonës, tani topi është në derën e Rei Manajt

La Liga

Shkëlqeu te ekipi parë i Barcelonës, tani topi është në derën e Rei Manajt

Publikuar

-

Rei Manaj po përpiqet që të shfrytëzojë në maksimum momentin e tij të mirë që po kalon, duke u stërvitur dhe aktivizuar me ekipin e parë të Barcelonës. Pakkush priste një shpërthim të tillë të lojtarit në adresë të të cilit kanë mbërritur oferta të rëndësishme. Por sulmuesi i ka lënë të gjithë në “listë pritje” pasi kërkon më shumë.

Interesimi është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme brenda javës së fundit, kur Manaj në debutimin me ekipin e parë shënoi 4 gola në 2 ndeshje miqësore. Kjo bëri që drejt tij të kishte interes, por edhe oferta konkrete nga Sasuolo, Kadiz e Famalikao.

Por “Mundo Deportivo”: bën të ditur se e drejta për të pranuar këto oferta apo jo është vetëm e Manajt që ka kontratë edhe për dy vite në Katalonjë. Kështu, Barcelona e cila synon të përfitojë financiarisht nga shitja e tij, është në pritje të vendimit të lojtarit, ashtu si tre klubet e interesuara. Por Manaj ka bërë të qartë se dëshiron të presë, i ndërgjegjshëm se nëse vazhdon paraqitjet e mira, oferta edhe më të rëndësishme mund të vijnë për të, gjithmonë nëse katalanasit do të insistojnë ta shesin.

Ndaj për momentin gjithçka është në vendnumëro pasi lojtari u ka komunikuar palëve të interesuara se për momentin është i lumtur me atë që po bën me katalanasit dhe vetëm duke parë evoluimin e ngjarjeve atje, do të marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

La Liga

“Faleminderit që erdhët dhe mirupafshim”/ Koeman habit gazetarët në konferencën për shtyp, mban një fjalim dhe largohet

Publikuar

-

Nga

Tensioni është në nivelin më të lartë te skuadra e Barcelonës, ku stoli i Ronald Koeman është tronditur pas humbjes në Champions League, kundër Bayern dhe barazimit në kampionat ndaj Granadës.Trajneri holandez është nën një presion, me thashethemet që e shohin të shkarkuar ku Andrea Pirlo është një ndër kandidatët për ët zëvendësuar holandezin.

Përgjigja e Koeman erdhi sot në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Cadiz. Tekniku 58-vjeçar u ul dhe lexoi një deklaratë para gazetarëve, pastaj u ngrit për t’u larguar pa iu përgjigjur asnjë pyetjeje.



“Klubi është me mua si trajner në një situatë të tillë- u shpreh Koeman, situata financiare e klubit është e lidhur me performancën sportive dhe anasjelltas. Ekipi i futbollit pa qenë në gjendje të bëjë investime të mëdha financiare, kërkon kohë. Talentët e rinj të sotëm mund të bëhen yjet e rinj globalë brenda disa vitesh. Ne shpresojmë në mbështetjen tuaj në këto kohë të vështira. Ne si ekip dhe si lojtarë jemi shumë, shumë të lumtur me mbështetjen e madhe të tifozëve si ajo që kishim në ndeshjen në shtëpi kundër Granadës”.

Pastaj në fund u shpreh, “faleminderit shumë për ardhjen dhe mirupafshim”, Koeman u ngrit dhe u largua. Trajneri e kishte informuar ekipin se ai do të bënte një deklaratë të tillë dhe më vonë ia kaloi zyrës së shtypit të klubit.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Surprizon Panucci: Jam madrilen, por më vjen keq për Barcelonën

Publikuar

-

Nga

Ish-trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci, ka folur për situatën në të cilën ndodhet Barcelona. Në fjalët e tij, tekniku italian tha se ndonëse është tifozët i Real Madrid, nuk është i lumtur me gjendjen e katalanasve.



Unë jam madrilen dhe e di që madrilenët do të jenë të lumtur, por unë nuk jam i tillë. Më pëlqen të shikoj futboll kur luhet mirë. Barça gjithmonë bënte shfaqje dhe më pëlqen ta shikoj. Koeman? Momente të këqija vijnë për të gjithë. Llogaritë bëhen në mars ose prill. Koeman po punon me shumë vështirësi sepse Messi u largua dhe pa atë në dhomën e zhveshjes është situatë tjetër. Largimi i Messit nuk është pozitiv.”, u shpreh Panucci.

LEXO TE PLOTE

La Liga

Ronaldo ishte pranë transferimit te Atletico Madridi, ja pse dështoi marrëveshja

Publikuar

-

Nga

Kristiano Ronaldo la Juventusin në verë për t’u kthyer në Mançester te Junajtidi, ku i ka bërë një nisje të shkëlqyer aventurës së tij të dytë në “Old Trafford”. Gjithsesi përpara se të shkonte te Junajtidi, e ardhmja e tij mund të kishte qenë në Spanjë, por me një ndryshim, në verë ai mund të kishte veshur fanellën e Atletikos së Madridit.

Lajmin e ka bërë me dije tabloidi anglez “The Sun”, që nënvizon se menaxheri i lojtarit Zhorzh Mendesh ia pat ofruar yllin portugez disa klubeve në Europë. Dhe më i favorizuari dukej Atletiko e Diego Simeones.  Por, gjithnjë siç bën me dije “The Sun”, ka qenë vetë klubi kampion në Spanjë që ka refuzuar të firmosë me Kristianon duke parë të kaluarën e tij te Reali.



Dhe në fund Atletiko vendosi të shkojë për Grizmanin e jo të ndiqte Ronaldon. Sipas “Cadena SER”, Mendeshi ka kontaktuar drejtpërdrejt me drejtuesit e Atletikos duke i kërkuar nëse ishin të interesuar për Kristiano Ronaldon. Por refuzimi i tyre ka qenë i menjëhershëm.

Ka qenë pikërisht e shkuara e tij me Realin e Madridit shtysa kryesore për drejtuesit e Atletikos për të refuzuar firmën me portugezin. Në këtë mënyrë në fund të merkatos së verës Ronaldo u transferua te Junajtidi.

LEXO TE PLOTE