Connect with Us

Sherr me policinë, tifozët e Bazelit nxirren nga stadiumi

Sport

Sherr me policinë, tifozët e Bazelit nxirren nga stadiumi

Publikuar

-

Ndeshja mes Partizanit dhe Bazelit ka nisur me probleme në tribuna. Një grup i vogël ultrasish të Bazelit, i vendosur në një nga tribunat pas porte, është shoqëruar jashtë stadiumit nga policia.

Tifozët e organizuar të skuadrës zvicerane, nisën kore para sfidës dhe në ato momente u rrethuan menjëherë nga forcat e rendit. Pas diskutimesh mes palëve për rreth 10 minuta, situata përshkallëzoi pasi forcat e rendit ndërhynë kundër ultrasve të Bazelit duke i larguar nga stadiumi, duke shkaktuar një situatë kaotike para startit të sfidës

UEFA nuk ka lejuar tifozeri të organizuar mike në këtë ndeshje dhe kjo është arsyeja pse policia ka kërkuar shpërndarjen e grupimit të zviceranëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Vllaznia-Teuta, pritet atmosferë elektrizuese nga tifozët në “Loro Boriçi”

Publikuar

-

Nga

Teuta dhe Vllaznia diskutuan titullin kampion deri në sekondën e fundit gjatë sezonit të kaluar, teksa durrsakët ishin ata që festuan. Sfida mes dy ekipeve vijoi edhe në Superkupë, aty ku “djemtë e detit” ia dolën të fitonin pastër 3-0.

Nesër në orën 19:45, në “Loro Boriçi” do të jetë një ndeshje për llogari të javës së dytë të kampionatit, por me hesape për të larë. Te Teuta e presin më qetësisht këtë takim, ndërsa në Shkodër e shohin si një ndeshje ku duhet të “hakmerren”.



Tifozëria shkodrane pritet që të jetë e shumtë në numër në përballjen e së shtunës ndaj Teutës. Në treg kanë dalë biletat për 30% të kapacitetit të stadiumit, që do të thotë rreth 5 mijë tifozë. Në dy ditët e para të shitjes së tyre, mësohet se ka pasur një interesim të madh. Deri të shtunën duket e sigurt që do të shiten të gjitha biletat e vendosura në dispozicion. Një prej tribunave pas porte klubi do ta përdorë për të gjithë pjesëtarët e akademisë Vllaznia.

LEXO TE PLOTE

Sport

Shiten të gjitha biletat, ja sa tifozë do jenë në stadium për Juventus-Milan

Publikuar

-

Nga

Supersfida e javës së katërt të Serisë A, Juventus-Milan do të luhet as më pak e as më shumë se me 20.000 tifozë. Duke parë rregullat e protokollit anti-COVID, futbolli italian ka të drejtën e ushtrimit të 50% të kapacitetit për një ndeshje futbolli. Praktikisht nga 41.500 që është kapaciteti total i stadiumit “Allianz”, në stadium do të jenë gjysma e saj.

GREEN PASS (Pasaporta e vaksinimit) – Duke qenë një nga shtetet më të goditura nga pandemia globale e Koronavirusit, Italia ka qenë një ndër vendet e pakta aktualisht së bashku me Anglinë që ushtrojnë të drejtën e individit për të hyrë në stadium me pasaportën e vaksinimit.



Në protokollin anti-COVID, për të parë një ndeshje futbolli në Itali nevojitet pasaporta e vaksinimit të të dyja dozave të vaksinës që njihet nga Bashkimi Europian, ose një tampon PCR negativ. Gjithashtu në hyrje të stadiumit janë të inkuadruar dhe stafi mjekësor që bën të mundur dhe matjen e temperaturës për çdo individ që dëshiron të shohë sfidën e futbollit.

Këto masa të rrepta shëndetësore janë të vlefshme gjithashtu edhe në supersfidën, Juventus-Milan që pritet të jetë një spektakël i vërtetë, të dielën mbrëma ku bardhezinjtë e Alegrit synojnë ringritjen në kampionat duke parë edhe paraqitjen dinjitoze në Champions ndaj Malmos, ndërsa kuqezinjtë e Piolit synojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive ku kërkojnë fitoren e katërt radhazi në po aq ndeshje në kampionat.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Plas te City, Guardiola sherr me dy yjet e ekipit

Publikuar

-

Nga

E bënte shpesh te Bajerni i Mynihut, me Komanin apo me Kimishin. Por Pep Guardiola nuk heq dorë nga kritikat në fushë për futbollistët e tij as në Mançester. “Viktimat” e fundit të katalanasit ishin dy sulmuesit e Sitit, Rijad Mahrez dhe Xhek Grilish, gjatë fitores 6-3 kundër Lajpcigut në Champions.

Trajneri ishte i pakënaqur me realizimin e detyrave të tyre mbrojtëse mbrëmjen e së mërkurës dhe këtë ua vuri në dukje gjatë ndeshjes. Pavarësisht se sulmuesit e tij shënuan në “Etihad” ndaj Lajpcigut, Guardiola i thërriti të dy për t’u thënë atë që kishte për t’u thënë në lidhje me detyrat e tyre taktike. Dhe pas ndeshjes, Pep zbuloi se ata u përballën me zemërimin e tij, sepse nuk bënë atë që ai u kërkoi në pushimin e pjesës së parë.



“Ne folëm në pushim për mënyrën se si ata duhet të mbronin dhe ata nuk e bënë. Zënkat ndodhin. Lajpcigu është shumë i fortë. Ata sulmojnë me katër lojtarë për të të tërhequr pas mesfushorëve shkatërrues, ku nuk ka shumë lojtarë, ku topi del jashtë dhe ata janë shumë të shpejtë kur të sulmojnë pas shpine. Nuk është e lehtë ta kontrollosh këtë, por kur ti rifiton topin, ka shumë lojtarë përpara topit dhe në tranzicion ti duhet të bësh një apo dy pasime pas, në vend që të sulmosh direkt”, tha Guardiola për “BT Sport”. Ndërsa Grilish sqaroi: “Bëhej fjalë për punën në mbrojtje.

Nuk do të hyj shumë në detaje, sepse ndoshta do të na duhet të përdorim të njëjtën taktikë edhe në ndeshjen e fundjavës. Por dihet si është trajneri ynë. Ai kërkon më shumë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm dhe është sigurisht dikush që duhet ta dëgjosh pas gjithçkaje ka bërë në këtë sport. Ai është thjesht duke të dhënë informacion të vlefshëm”. Grilish, lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit britanik (100 milionë paund), e mbylli premierën e tij europiane me një gol dhe një asist.

LEXO TE PLOTE