LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paditi Veliajn për shpifje/ Basha thirret nga GJKKO

29 Korrik 2021, 07:35, Politikë CNA
Paditi Veliajn për shpifje/ Basha thirret nga GJKKO

Kreu i PD Lulzim Basha është thirrur nga Gjykata e Posaçme, për të dhënë dëshminë e tij,  pas padisë së bërë kundrejt kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Basha e ka paditur Veliajn për shpifje, pasi sipas tij, kryebashkiaku në cilësinë e drejtuesit të fushatës të PS në Qarkun e Tiranës, ka bërë tre akuza ndaj  tij.

Konkretisht Basha akuzon Veliajn se ka shpifur ndaj tij, konkretisht në tre deklarata:

Kryetari i PD-së u bë me 4 shtëpi gjatë tërmetit dhe pandemisë.

Kryetari i PD-së ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë

Kryetari i PD-së ka ndërtuar kate pa leje.

Fillimisht çështja i shkoi Gjykatës së Tiranës e cila shpalli moskompetencë dhe ja kaloi GJKKO. Kjo e fundit vendosi që të çojë në Gjykatën e Lartë mosmarrëveshjen e saj me Gjykatën e Tiranës për të vendosur përfundimisht cila do të gjykojë padinë për shpifje të kreut të opozitës.

Ishte Gjykata e Lartë, e cila zgjidhi përfundimisht mosmarrëveshjen e kompetencës midis Gjykatës së Tiranës dhe GJKKO, duke ia deleguar kësja të fundit çështjen./CNA.al

Lajmet e fundit nga