Connect with Us

Ngo prezantohet nga Halili/ Anglezi ja nis këngës: Pasha jetën… Tirona dashni!

Sport

Ngo prezantohet nga Halili/ Anglezi ja nis këngës: Pasha jetën… Tirona dashni!

Publikuar

-

Pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit për t’iu drejtuar kryeqytetit, Majkëll Ngo ka takuar menjëherë presidentin e Tiranës, Refik Halilin. Në “Story”-n e publikuar nga klubi bardheblu, shihet takimi me shumë afrimitet i Ngosë me Halilin dhe një mini “këngë” e sulmuesit anglez.

Presidenti Halili i uroi mirëseardhjen britanikurt me fjalët: “Mirëserdhe, suksese dhe mbarësi.” Ndërsa Ngo e falënderon dhe më pas Ngo fillon dhe “këndon”: “Ça bona, ça bona, Tirona dashni. Tirona kampion, pasha jetën”, përfundon Ngo.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kategoria e Parë/ 8 sfidat e javës së dytë, sa shumë rezultate surprizë

Publikuar

-

Nga

Kanë përfunduar 8 ndeshjet e javës së dytë të Kategorisë së Parë.

Apolonia fiton me përmbysje ndaj Shkumbinit 2-1 në stadiumin “Loni Papuçiu”. Me po të njëjtin rezultat ka fituar dhe Korabi ndaj Butrintit 2-1.

Pogradeci dhe Besa janë ndalur në barazim pa gola 0-0 duke mos arritur që të shënojnë një gol dhe të marrin 3-pikëshin në këtë takim.

Burreli gjithashtu ka barazuar pa gola 0-0 ndaj Tomorit. I njëjti rezultat 0-0 edhe për takimin Lushnja-Tërbuni në stadiumin “Roza Haxhiu”.

Vora ka arritur të fitojë 3-2 ndaj Maliqit, takim që u luajt në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmes.

Bylis ka arritur të marrë një rezultat tepër pozitiv duke mposhtur Erzenin në stadiumin e qytetit të Shijakut një nga pretendentët për ngjitjen në elitë me rezultatin 0-1.

Turbina ka marrë një tre-pikësh me vlerë ku ka mposhtur me rezultatin 3-2 skuadrën e Besëlidhjes.

SFIDAT E PËRFUNDUARA –



KORABI 2-1 BUTRINTI

APOLONIA 2-1 SHKUMBINI

TURBINA 3-1 BESËLIDHJA 

POGRADECI 0-0 BESA 

BURRELI 0-0 TOMORI 

LUSHNJA 0-0 TËRBUNI 

VORA 3-2 MALIQI (Në Pezë) 

ERZENI 0-1 BYLIS 

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Spektakël dhe emocione, Skënderbeu “i rrëmben” një pikë Partizanit

Publikuar

-

Nga

Takimi mes Skënderbeut dhe Partizanit, i vlefeshëm për Kategorinë Superiore u mbyll 1-1. Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht përpjekjeve. Në minutën e 51-të, të kuqtë pretendojnë për penallti pas një ndërhyerje ndaj Cara dhe VAR e akordon.

Junior e merr përsipër penalltinë dhe e kthen në gol. Menjëherë, sapo rinis loja, Hoxha bën një gafë dhe mundësinë e shfrytëzon më së miri Berisha, i cili realizon në të 57-tën. Kështu, të besuarit e Memellit kanë 1 pikë, po aq sa ka edhe Partizani.

SKËNDERBEU-PARTIZANI 1-1
57’ Berisha / 56’ (p) Zhunior



57’ GOOOL Skënderbeu, shënon Elvi Berisha. Skënderbeu nis topin nga qendra me një pasim të gjatë drejt zonës kundërshtare, Damçevski dhe Hoxha nuk kuptohen dhe Elvi Berisha u rrëmben topin duke e dërguar në rrjetë.

56’ GOOOL Partizani, shënon Stenio Zhunior me penallti.

 

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

VIDEO/ Sauthemptoni i Brojës “bllokadë” Sitit, triumf për Liverpulin e Arsenalin

Publikuar

-

Nga

Janë mbyllur 4 sfidat e Premier Ligës të luajtura pasditen e sotme, ku bie në sy barazimi pa gola i Suathemptonit të Armando Brojës kundër kampionëve të Sitit.

Edhe pse luajti në shtëpinë e vet Siti nuk mundi të gjejë dot rrugën e golit duke shpërdoruar një mundësi të mirë për të marrë tre pikë. Nga ana tjetër, Broja hyri në fushë në minutën e 68-të të takimit duke luajtur i vetëm në sulm. Ky barazim cilësohet si mjaft i rëndësishëm nga skuadra mike pasi luanin ndaj një skuadre shumë të fortë me shumë yje në skuadër.

Në sfidat e tjera, Liverpuli mposhti pastër 3-0 Kristal Palasin, Arsenali  mposhti 0-1 Bërnlejn, ndërsa Noruiçi u mposht 1-3 në shtëpi nga Uatfordi.



REZULTATET

Mançester Siti-Sauthempton 0-0

Bernlej-Arsenal 0-1

Liverpul-Kristal Palas 3-0

Noruiç-Uatford 1-3

LEXO TE PLOTE