Nga gushti, nisin donacionet gjermane të vaksinimit për botën
Nga gushti Gjermania do t’u dhurojë shteteve të tjera dozat ...
Inceneratori i Fierit, një koncesion i debatuar që u kushtoi taksapaguesve 28 milion euro, duhej të kishte filluar punë prej muajsh, por në vend të tij qyteti dhe rrethinat janë mbuluar prej tymit toksik të krijuar prej zjarrit të rënë në venddepozitimin e mbetjeve në Sheq.
Për të tretën ditë me radhë qyteti i Fierit, rrethinat dhe bashkitë e tjera kufitare janë mbuluar nga tymi prej zjarrit që ra në fushën e mbetjeve që ndodhet në fshatin Sheq të Madh. Zjarri filloi paraditen e së martës, ndërsa tymi mbuloi qytetin e Fierit dhe bashkitë fqinje.
?Po mbytemi, jemi në lagjen ?1 Maj?, në katin e pestë, e nuk i mbyllim dot dyert se është vapë e madhe, po thithim ajër toksik?, tha Albana Metaj, që jeton rreth 2 kilometra nga fusha e mbetjeve që po digjet.
Tymi që ka mbuluar Fierin prej ditësh ka krijuar një situatë të padurueshme në qytet. Në video të filmuara duken kalimtarë që vrapojnë për të kryer punët e tyre në përpjekje për t?i shpëtuar erës së rëndë dhe mbytëse.
BIRN mësoi se tymi me erë të rëndë që po del nga fusha e mbetjeve në Sheq është shtyrë nga era fillimisht mbi qytet, por me ndryshimin e drejtimit të erës, reja ka mbërritur në Patos, fshatrat e Rroskocecit dhe të enjten në mëngjes reja e zezë e tymit është dukur mbi fshatin Novoselë të Vlorës.
Arjan Ndreu, drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit në Fier, i tha BIRN se zjarri ishte pasojë e temperaturave të larta. Ai shpjegoi se fusha e mbetjeve çlironte gaz metan dhe se një shkëndijë ishte e mjaftueshme për ti vënë zjarrin mbetjeve.
?Sot e kemi situatën nën kontroll, flakët janë shuar, megjithëse vazhdon të çlirohet tym,? the Ndreu. ?Kjo sepse ky venddepozitimi mbetjesh është 14 metra i thellë dhe nga ana tjetër kemi të bëjmë me mbetje të të gjitha llojeve, që lëshojnë gaz metan?, shpjegoi ai, ndërsa shtoi se po bëhej mbulimi i fushës me dhe për të bllokuar djegien dhe emetimin e gazrave.
Në venddepozitimin mbetjeve në Sheq te Madh është shpallur emergjencë mjedisore që përpara 10 vitesh. Ajo është hapur 50 vjet më parë dhe shërbente për grumbullimin e mbetjeve urbane të qytetit ? në atë kohë me 20 mijë banorë. Tani kjo ?bombë? mjedisore grumbullon mbetjet e një bashkie me 200 mijë banorë, ç?ka ka bërë që të dalë jashtë funksionit.
Mbetjet e Fierit prej kohësh duhej të menaxhoheshin dhe digjeshin në inceneratorin e këtij qyteti, i cili duhej të kishte përfunduar së ndërtuari në prill të këtij viti.
Ndërtimi i inceneratorit është realizuar më anë të një kontrate partneriteti publik privat, e cila i ka kushtuar taksapaguesve 28 milion euro.
Megjithatë, Ndreu i tha BIRN se mbetjet ende nuk mund të dërgoheshin në incenerator për shkak të mungesës së infrastrukturës.
?Nuk kishim infrastrukturën gati, mjetet e transportit të mbetjeve duhet të jenë specifike ndaj nuk kemi filluar ende të dërgojmë mbetjet në incenerator?, tha ai.
Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit deklaroi se vetë inceneratori kishte përfunduar.
?Duhet të kemi parasysh se inceneratori është 10 kilometra larg fushës së mbetjeve,? tha ai.
?Po përfundon ndërtimi i një pike grumbullimi pranë ish-Azotikut e cila do të shërbejë si stacion për transportimin e plehrave që grumbullohen nga fshatrat në Verri ? aty ku ndodhet inceneratori?, shtoi Ndreu.
Për situatën e rëndë mjedisore të krijuar në Fier, të enjten reagoi dhe deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Ajo ngriti akuza se djegia ishte e qëllimshme dhe si rrjedhojë e interesave ?mafioze?.
?Për të tretën ditë me radhë Fieri gdhihet nën tymin e plehrave që digjen në Mbrostar në mënyrën më mafioze të mundshme, ndërkohë që buxheti i shtetit ka 3 vjet që paguan 20 milionë Euro për një incenerator që nuk ekziston?, shkroi Tabaku në faqen e saj në Facebook.
Situata në Fier nuk është e para krizë menaxhimi mbetjesh këtë verë. Më herët bashkitë bregdetare të Kavajës dhe Durrësit, u përballën me probleme të mungesës së venddepozitimeve, ndërsa mbetjet mbetën të papastruara në rrugë për ditë me rradhë.
Koncesionet e inceneratorëve po hetohen nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhr Korrupsionit, SPAK./BIRN
Nga gushti Gjermania do t’u dhurojë shteteve të tjera dozat ...
Gazetari Armir Shkurti ka reaguar me tone mjaft të forta në ...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën të ditur se...
Gazetari Armir Shkurti, ka reaguar në lidhje me situatën e r...
-One Telecommunications përfundon me sukses transformimin e ...
Policia Rrugore vijon me aksionet në rrugët urbane dhe inter...
Mbase unë do ta harroj një ditë imazhin e oficerit të polici...
Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ka sulmuar kryeministrin...
Sipas Meteoalb, i nxehti afrikan do të vijojë edhe në në mua...
Qyteti i Fierit, mëngjesin e djeshëm është zgjuar nën pushte...
Një 72-vjeçar nga Gjirokastra është arrestuar pasi ka tentua...
Një ditë më parë qyteti i Fierit është mbuluar nga një mjegu...
Policia e Shkodrës ka ushtruar një kontroll në liqenin e Kom...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar ashpër për djegien e mbe...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka vënë në dispozicion bat...
Hyr në botën e re TIBO nga data 1 gusht ora 21:00!Eksploro k...
Një sipërfaqe pyjesh është përfshirë nga flakët në gadishull...
Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar ashpër ndaj djegjes së m...
Anëtarët e Aleancës për Teatrin Kombëtar kanë mbërritur gjat...
Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra të is...
77-vjeçari, Fatmir Aliaj tregon për emisionin investigativ...
Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deno...
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babai...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me kë...
Dështon kërkesa e radhës për ekstradim të personave shumë ...
Policia ka gjetur trupin e pajetë të foshnjes që u hodh në...
Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë parashiko...
Prej më shumë se një muaji, ish-të punësuarit në fabrikat ...
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...
Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të ...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha s...
I nxehti ekstrem ka “përvëluar” Rio De Zhaneiron.Temperatu...
Ushtria izraelite njoftoi të hënën se ka vrarë një militan...
DASH ka shpallur non grata tre zyrtarë nga Ballkani. Bëhe...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...
Ritmet e rritjes së çmimeve janë ngadalësuar në shkurt, du...
Sot, më 18 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Në krizën e shtrenjtimit të çmimeve të lëndëve të para...