Connect with Us

Luhet sot Conference League, ja ekipet shqiptare që zbresin në fushë

Sport

Luhet sot Conference League, ja ekipet shqiptare që zbresin në fushë

Publikuar

-

Sot do të luajnë shtatë skuadra shqiptare në arenën ndërkombëtare, më konkretisht në ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Ligës së Konferencës. Në orën 20:00 do të luhen katër sfida, Partizani e cila ka humbur në takimin e saj të parë me rezultatin 3-0 ndaj Bazelit të Taulant Xhakës, do të provojë që të kualifikohet për më tej, takim që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.

Në orën 20:00, do ta ketë radhën skuadra e Prishtinës e cila do të luajë takimin e saj thjesht për formalitet ndaj Konah’s Kuei Nomads nga ku në stadiumin “Fadil Vokrri” triumfoi me rezultatin 4-1. Në orën 20:00, do të luhet ndeshja Shkëndija-Riga, ku skuadra tetovarë e Ernest Gjokës do të synojë kualifikimin edhe pse në ndeshjen e parë u mposht me rezultatin 2-0.

Në orën 20:00, do të luhet takimi Fejinord-Drita ku skuadra nga Gjilani arriti një barazim historik 0-0 ndaj skuadrës së madhe holandeze, dhe në ndeshjen e kthimit do të synojë pse jo dhe kualifikimin. Në orën 20:30, e ka radhën skuadra e Laçit e cila do të kërkojë historinë ndaj Krajovës në shtëpinë e këtyre të fundit për tu kualifikuar për në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.

Në orën 21:00, në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia kërkon përmbysjen e madhe me një kundërshtar si AEL Limasol ku në ndeshjen e parë u mundën me rezultatin 1-0. Në orën 22:00 do të luhet ndeshja Santa Klara-Shkupi, ku skuadra shqiptare do të kërkojë përmbysjen e rezultatit 3-0 të ndeshjes së parë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Sport

“Bërryla dhe shkelma”/ Zhan Viktor: Partizani na sakatoi

Publikuar

-

Nga

Zhan Viktor, një nga lojtarët më të mirë në fushë për Skënderbeun në barazimin 1-1 kundër Partizanit ka analizuar takimin e fundit në kampionat ndaj kryeqytetasve dhe hapur e thotë se lojtarët korçarë u sakatuan nga kundërshtarët në këtë duel.

“Ishte një takim delikat dhe i vështirë, pasi luanim ndaj një skuadre cilësore që ka pretendime madhore në këtë sezon. Për këtë arsye kishim punuar fort gjatë gjithë javës dhe gjithçka e vumë në zbatim. Besoj se nga sa u pa, nuk pati ndonjë ndryshim të madh që të favorizonte të kuqtë, pasi zhvilluam një lojë gati perfekte.



Barazimi duket se ishte rezultati më i drejtë i këtij takimi. Edhe pse kundërshtarët krijuan raste, u ndëshkuam nga një vendim shumë i dyshimtë që u cilësua si 11-metërsh nga arbitri. Nuk ishte vetëm ky moment ai që vlen për t’u diskutuar në këtë ndeshje pasi ka pasur edhe momente të tjera që mund të ndikonin në vijimin e takimit. Këtu e kam fjalën për disa faulle që ose nuk janë parë si të tilla, ose janë anashkaluar duke mos u konsideruar si të rrezikshme.

I pari ishte një goditje me bërryl ndaj meje që më detyroi të qëndroja jashtë për disa minuta dhe për më tepër nuk u ndëshkua nga arbitri as u akordua faull në favorin tonë. Rasti i dytë ishte goditja që mori Vangjeli, i cili ka një frakturë në afërsi të syrit, shkaktuar nga Zhunior i Partizanit, nëse jam i saktë, sërish për një goditje me bërryl. Këto ndërhyrje janë të ndëshkueshme dhe mund të ndikonin në vijimin e lojës. Gjithsesi, ajo që ka ikur tashmë nuk kthehet, prandaj duhet të shohim vetëm përpara”, theksoi Zhan Viktor.

LEXO TE PLOTE

Sport

“Amaneti” i nënës së Ronaldos: Para se të vdes dua ta shoh Cristianon të rikthehet te Sportingu

Publikuar

-

Nga

Nëna e Kristiano Ronaldos , Dolores Aveiro, ka zbuluar se dëshira e saj më e madhe para se të vdesë është që djali i saj të kthehet dhe të luajë për Sportingun e Lisbonës…

Në këtë merkato vere pati spekulime se ylli portugez, do të kthehej te Sportingu, klubin ku filloi karrierën e tij profesioniste, por CR7 zgjodhi të transferohet te Mançester Junajtid.



“Kristiano duhet të kthehet këtu (Sporting Lisbon). Nëse do të ishte zgjedhja ime, ai tashmë do të ishte këtu. Atij i pëlqen të shikojë ndeshjet e Sportingut. Unë i kam thënë atij: “Bir, para se të vdes, dua të të shoh të shoh të kthehesh te Sportingu”. Ai më ka thënë: “Të shikojmë”. Por nëse nuk kthehet Kristiano, atëherë le të luajë Kristinaninho (djali i madh i CR7)”, u shpreh mamaja e Ronaldos.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Lojtarët që do përfitojnë më shumë në sezonin e ri, ja lista e plotë

Publikuar

-

Nga

Revista prestigjoze “Forbes” ka bërë një listë të lojtarëve që do të përfitojnë më shumë gjatë sezonit të ri futbollistik 2021/2022. I pari në këtë listë është Kristiano Ronaldo i cili la Juventusin për tu transferuar sërish tek Mançester Junajtid pritet të përfitojë 91,5 milionë paund pa hequr taksat. Me 11 milionë paund më pak pritet të jetë Lionel Mesi tek PSG duke u renditur i dyti në këtë renditje me 80,5 milionë paund.

I treti renditet Nejmar i cili do të përfitojë 69,5 milionë paund. I katërti është Kilië Mbape i cili thuhet se do të përfitojë plot 31,5 milionë paund. I pesti është Mohamed Salah me 30 milionë paund. I gjashti Robert Levandovski me 26 milionë paund. I shtati është Andres Iniesta me 26 milionë paund. I teti renditet Pol Pogba me 25 milionë paund. I nënti Geret Bejl me 23,5 milionë paund dhe i dhjeti Eden Hazard me 21 milionë paund.

RENDITJA E PLOTË –

1. Kristiano Ronaldo – Mançester Junajtid – 91,5 milionë paund

2. Lionel Mesi – PSG – 80,5 milionë paund

3. Nejmar – PSG – 69,5 milionë paund

4. Kilië Mbape – PSG – 31,5 milionë paund



5. Mohamed Salah – Liverpul – 30 milionë paund

6. Robert Levandovski – Bajern Mynih – 26 milionë paund

7. Andres Iniesta – Visel Kobe – 26 milionë paund

8. Pol Pogba – Mançester Junajtid – 25 milionë paund

9. Geret Bejl – Real Madrid – 23,5 milionë paund

10. Eden Hazard – Real Madrid – 21 milionë paund

LEXO TE PLOTE