Connect with Us

Llalla, manovra për të mos shkuar në burg/ GJKKO “kërcet” dhëmbët ish-Kryeprokurorit

Kronika

Llalla, manovra për të mos shkuar në burg/ GJKKO “kërcet” dhëmbët ish-Kryeprokurorit

Publikuar

-

cna lajme kronike

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është bërë telenovelë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.

Sot ishte seanca kur do të jepej vendimi për Llallën nëse do të shkonte në burg ose jo.

Por edhe kjo seancë, ashtu si e radhës së kaluar ka dështuar. Shkak për dështimin është bërë mungesa e Llallës dhe e avokatit të tij,

Seanca e radhës do të mbahet më 9 shtator, ndërsa nuk bëhet e ditur arsyeja se përse ish kryeprokurori ka munguar, ndërkohë që avokati pretendon se është sëmurë.

Për të shmangur zvarritjen, GJKKO ka ndërmarrë të tjerë hapa, duke caktuar një avokate shtetërore që është Gentiana Qendro.

Llalla është zyrtari më i lartë i dënuar ndonjëherë në Shqipëri.

Llalla në listën e zezë të DASH

Adriatik Llalla mori detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm në Nëntor 2012, ku qëndroi për pesë vite radhazi derisa dha dorëheqjen në vitin 2017.

Dy muaj pas dorëheqjen bë Shkurt 2018, Departamenti Amerikan i Shtetit, e futi atë dhe familjen e tij në “listën e zezë” duke  e shpallur non-grata.

LEXO EDHE:  Terrorizmi nuk mposhtet, vetëm duke i mbyllur njerëzit nëpër burgje

Ndërsa, një muaj më vonë, në mars 2018, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar  njoftoi se kishte hapur hetimet ndaj tij për pastrim parash në përmasa të mëdha, përmes blerjes së tokave me çmime të ulta dhe shitjes 20-30 herë më shtrenjtë.

Në të njëjtin vit Llallës iu sekuestrua apartamenti në Tiranë dhe rreth 5.4 hektarë tokë me  një vlerë totale prej më shumë se 98 milionë lekë ose rreth 900,000 dollarë.

Pas tre vitesh proces gjyqësor, në prill të vitit 2021, Llalla kërkoi që nga gjykimi i shkurtuar të kalonte në një process normal, pasi do të çonte prova të reja para drejtësisë.

Pas disa seancave radhazi, GJKKO e shpalli atë fajtor, e dënoi me me dy vite burgim dhe sekuestrim të disa pasurive,  të cilat ai nuk mundi t’i justifikonte./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Atentati ndaj Hekuran Billës/ Dajë e nip dalin nga qelia

Publikuar

-

Nga

Dy persona të akuzuar për vrajen e Hekuran Billës, janë lënë të lirë.

Gjykata Penale ka vendosur të lirojë ngë qelitë shtetasit Viktor Marku dhe Sebastian Mali.

Sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës, masa “Arrest me burg”, është zëvendësuar me masën ‘Arrest shtëpie”.



Kjo zbutje mase është kërkuar nga Prokuroria e Tiranës.

LEXO EDHE:  11 raste të konfirmuara me Covid-19 të “302”/ Kati i dytë në karantinë, ngjarja mbahet sekret

LEXO EDHE:  11 raste të konfirmuara me Covid-19 të "302"/ Kati i dytë në karantinë, ngjarja mbahet sekret

Kujtojmë se Hekuran Billa  u ekzekutua me 11 qershor 2020 në “Komunën e Parisit” në Tiranë.

Viktor Marku dhe Sebastian Mali kanë lidhje familjare pasi janë dajë e nip./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shiste certifikatat e legalizimeve/ SPAK kërkon 3 vite burg për drejtorin e Rilindjes

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktualitet

SPAK ka kërkuar 3 vite burg për ish-kreun e Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj.

Ky i fundit u arrestua më 26 janar të këtij viti nga policia e Beratit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, pas një hetimi 9 mujor.



SPAK pretendon se ka prova që implikojnë Ervin Nelajn, i cili, në cilësinë e kreut të Kadastrës së Beratit, në bashkëpunim me punonjës të tjerë në këtë institucion, kanë marrë në disa raste përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të kryer veprime që lidhen me detyrën e tyre, për legalizimin e objekteve informale dhe regjistrimin e titujve të pronësisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kontrolli i policisë “fundos” 52-vjeçarin/ Çfarë iu gjet në banesë

Publikuar

-

Nga

cna lajm aktualitet

Një 52-vjeçar me iniciale T.H. është arrestuar nga policia pasi u konstatua duke kultivuar lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

“Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.   Vihet në pranga 52-vjeçari, autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike dhe poseduesi i armës së zjarrit së zjarrit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të kanabisit, kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.



LEXO EDHE:  Show i Llallës me prangat për korrupsion

LEXO EDHE:  I dënuar për mashtrim/ Lirohet nga burgu fallxhori kosovar

Gjatë kontrolleve, në fshatin e quajtur Shëngjergj, Njësia Administrative Kaçinar, Mirditë, është konstatuar duke kultivuar bimë narkotike shtetasi T. H., 52 vjeç, banues në Shëngjergj, Mirditë,  i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.-thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE