LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gentian Muça pranë rikthimit te Tirana

29 Korrik 2021, 13:30, Sport CNA
Gentian Muça pranë rikthimit te Tirana

Gentian Muça mund të rikthehet te Tirana. Klubi bardheblu dhe lojtari janë në bisedime që pas një viti ndërprerjeje të rinisin bashkëpunimin. Ndonëse ende nuk ka asnjë lajm zyrtar, palët kanë diskutuar këtë verë dhe nëse Muça largohet nga Prishtina, mund të afrohet te Tirana.

Lojtari për momentin është i grumbulluar me prishtinasit për ndeshjet e Europës dhe ndoshta do të largohet pas mbylljes së aventurës europiane. Për bardheblutë kthimi i Muçës do të ishte një lajm i bujshëm, pasi mbrojtësi ka qenë pjesë e skuadrës kampione dhe do të pritej mirë nga të gjithë në kryeqytet.

Lajmet e fundit nga