Connect with Us

Firmosja e marrëveshjeve në Shkup/ Arben Malaj: Hap pozitiv, shpresoj të mos jetë skenografi

Politikë

Firmosja e marrëveshjeve në Shkup/ Arben Malaj: Hap pozitiv, shpresoj të mos jetë skenografi

Publikuar

-

Arben Malaj ngre “alarmin”/ Ekonomia shqiptare ka gropa të thella korrupsioni

Ish ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Malaj ka komentuar mbi marrëveshjet e firmosur ditën e sotme në Forumin Eknomik Rajonal në Shkup.

I ftuar në News 24, Malaj është shprehur se hapi është pozitiv por shpreson që marrëveshjet të mos përdoren vetëm për marketing por të zbatohen.

“Çdo hapur i hedhur në këtë drejtim është pozitiv, por në historinë e e BE ky më duket më shumë marketing, se sa orientimi drejt një paqeje të qëndrueshme. Ne vuajmë nga inflacioni i marrëveshjeve, jemi bazuar më shumë tek marketingu sesa implementimi. I mbani mend takimet e bujshme me skenografi Shqipëri-Kosovë, me numër kontratash, marrëveshjesh, do ju japim portin”, është shprehur Malaj.

Gjithashtu Malaj është pyetur se cilat janë përfitimet ekonomike që vijnë nga këto marrëveshje.

“Energjia është e para. Serbia bllokoi për disa vite lidhjen Shqipëri-Kosovë. Serbia nuk ka treguar një vullnet për të hapur Ballkanin, ka ruajtur interesat e veta. Mezi u zgjidh megjithato ndërhyrje. E dyta hekurudha. Nuk e di që studimet e fizibilitetit të argumentojnë se hekurudhat do të ndihmojnë vendet e Ballkanit. Ne kemi lehtësuar bashkëpunimin, hekurudhat deri në pikën limit të Shqipërisë është rindërtuar disa vite më parë nëpërmjet ushtrisë italiane. Hekurudha e Shkodrës patjetër të lidhet me atë të Malit të Zi, të Beogradit. Por a do financohet, deri tani edhe pse u lodh Merkel për ti bindur liderët e Ballkanit të gjenin projekte me impakte më shumë se në dy vende, e dimë që rezultatet janë minimale.

LEXO EDHE:  Sqarimi i kryeministrisë/Ja pse mungoi Rama në foton zyrtare në samitin e kartës së Adriatikut

Dixhitalizimi edhe tani pas pandemisë, janë mbledhur gjithë ekspertët më të mirë të botës, mirë pandeminë do e kalojmë, po çfarë ekonomie do ndërtojmë. E para ekonomia e gjelbër, më pas dixhitalizimi. Lehtësohet komunikimi i një tregu më të madh. E treta besoj hekurudha. Por dueht bashkëpunim.

Duhet ta njihni historinë. Janë firmosur marrëveshjet. Por luftërat tregtare më të shpeshta kanë qenë mes shqiptarëve dhe Kosovës, se përdoren barrierat, pagesat. Në historinë e BE nga 4 liritë themelore e fundit është hapur tregu i punës. Shpresojmë për më shumë realitete se sa skenografi”, vijon më tej Malaj. / CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Lëvizja e Berishës/ Zbulohet qyteti ku do të zhvillohet takimi i radhës me demokratët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duket se nuk do të tërhiqet nga beteja, për rikthimin e demokracisë në PD.

Pas dy takimeve madhështore në Tiranë dhe Fier, ku bërë bashkë qindra demokratë, Berisha do të shkojë ditën e shtunë në qytetin bregdetarë të Vlorës.



Lëvizja e Berishës e quajtur “Foltorja”, ka për synim një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur dhe do të vijojë në të gjitha qytetet e Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha i nxjerr thinjat Lulit/ Basha harron të lyejë leshkat me bojë

Publikuar

-

Nga

Po përdorim një term krahinor, që vjen nga Korça ku flokëve iu thonë leshka.

Lulzim Basha, njeriu që nuk thinjet kurrë njësoj si gomari, sot ka tentuar të dalë nga selia gjoja për të pirë një kafe tek oborri PD, ku çuditërisht edhe çadrën e ka gjetur me slogane serbe, por gjithsesi ajo që ka rënë në sy tek gazetarët, është se Lulzim Bashës i kishin dalur thinjat.

Disa reporterë, kolegët tanë, të cilët ndodheshin atje afër, thanë se për herë të parë kanë parë se Luli kishte thinja, dhe më pak brilantinë në flokët e tij.

Thinjat duken qartazi. Pas gati 10 ditësh betejë me Sali Berishën, Lulzim Bashës i dalin thinjat të cilat mesa duket Aurela ka harruar t’ia lyejë me KNA-në si bojë këpucësh apo ti vendosë brilantinën si një student i viteve 30.

LEXO EDHE:  Përfundon darka/Rama-Meta 5 orë kokë më kokë

LEXO EDHE:  Sqarimi i kryeministrisë/Ja pse mungoi Rama në foton zyrtare në samitin e kartës së Adriatikut

Gjithsesi është e rëndësishme që më në fund u siguruam që Luli nuk është gomar nga leshkat të paktën, sepse Luli thinjet, sepse deri dje shumë persona e kanë marrë Lulin për gomar, duke thënë se ky dhe gomari nuk thinjen.



Sot ne Lulin e kemi gjetur me thinja. Fotot më poshtë tregojnë  se vërtet Lulzim Basha pas 10 ditësh betejë me Berishën, ose ka harruar ti lyejë flokët me bojën e tij të ‘këpucëve’ ose Aurela ka filluar ta lërë pasdore.

Të presim ditët në vijim çfarë do të ndodhë me leshkat e Lulit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Patozi: “Kthesa” e Berishës, si ajo e Enver Hoxhës me Mehmet Shehun

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Astrit Patozi ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

I ftuar në studion e MCN  TV, ai tha se kjo betejë do ta dëmtojë PD-në. Sipas tij  të dy palët nuk kanë të drejtë dhe as nuk kanë asnjë lidhje me parimet.

“Beteja do të përfundojë kur të vritet i pari. Sa më shumë ashpërsohet retorika, aq më shumë shohim dy kampe të ndara. Të dy palët sa më shumë e thellojnë krizën, aq më shumë zgjojnë neverinë e publikut racional. Të dy palët nuk kanë asnjë lidhje me parimet. Sa më shumë kacafyten, aq më shumë kuptojmë pse PD nuk i fiton zgjedhjet.”

Patozi e krahasoi kthesën e Berishës pas përjashtimin me ndryshimin e raporteve mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.

LEXO EDHE:  Paloka-Ramës/ “Nëse gërmon, gropën e bën më të thellë”

LEXO EDHE:  Ish-deputeti socialist tallet keqazi me Ramën



“Berisha ka të drejtë që kërkon të dëgjohet. Por është njëkohësisht edhe një qasje staliniste. Ai e ka cilësuar poliagjent Lulzim Bashën. Në vitin ’81, Hoxha e cilësoi poliagjent Mehmet Shehun. Ai e bëri në kushtet e diktaturës, Berisha po e bën në kushtet e lirisë. Është një dogmë arkaike. Të dy palët nuk dinë ku të kapen.

Sipas Patozit, beteja e re në gjirin e PD-së tregon pse partia i ka humbur disa herë zgjedhjet.

“Kjo betejë ka vetëm një vlerë, të kuptohet që ky nuk është modeli që duhet dhe e çon PD drejt një rimëkëmbjeje. Si mund të kenë sukses këta. Ishin të gjithë bashkë dhe u mundën të dy.”

 

LEXO TE PLOTE