LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Djegia e mbeturinave në Fier/ Reagon Subashi: Nesër situata do të vihet nën kontroll

29 Korrik 2021, 20:00, Politikë CNA
Djegia e mbeturinave në Fier/ Reagon Subashi: Nesër situata do të

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi ndërsa ka reaguar në lidhje mbetjet në Fier, ka theksuar se thotë se situata po shkon drejt normalizimit. Në një prononcim për mediat, Subashi tha se nesër zjarri do të merret plotësisht nën kontroll.

Gjithashtu, ai theksoi se e vetmja mundësi që kemi është mbulimi i vatrave me dhe.

?Është një ngjarje e rëndë, e konsiderueshme! Nuk mund të themi me siguri nëse është vet ndezur apo i ka vënë dikush flakën. Situata u mor në kontroll, nesër situata do të merret plotësisht në kontroll maksimumi pasnesër vatrat e zjarrit do jenë të gjitha në kontroll të plotë. E vetmja mundësi që kemi është mbulimi i vatrave me dhe.?-tha Subashi.

Duke iu përgjigjur edhe deklaratave të kreut të degës së PD në Fier, Subashi tha se ?Ishte një shfaqje një shou i radhës i Luan Baçit ose ka menduar që të duket mirë natën këtu ose i kanë thënë shko bëj një deklaratë atje. Nëse do ta kishtë shqetësim, sot është dita e tre le të vinin këtu.  Pasi ta kalojmë këtë situatë do të bënte përpjekjen minimale për të dhënë një kontribut sado modest për këtë aksion të madh?.

Situatë alarmante në Fier/ Tym dhe blozë në çdo shtëpi

Lajmet e fundit nga