LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çmendet “Wikipedia”/ Herri Kejn akuzohet se ka vrarë Majkëll Xheksonin

29 Korrik 2021, 17:49, Sport CNA

Nuk janë të pakta rastet kur enciklopedia më e madhe në internet ?Wikipedia? shndërrohet në objekt dezinformimi për personazhe të famshme të sportit dhe jo vetëm. Protagonisti i fundit që është bërë viktimë e talljes është kapiteni i Anglisë dhe sulmuesi i Totenhemit, Herri Kejn.

Ndërsa zërat për të ardhmen e bomberit 28- vjeçar kanë arritur kulmin këtë verë, me destinacion të mundshëm Mançester Sitin për shifrën e mbi 150 milionë paundëve, sulmuesi është ?akuzuar? se është një vrasës dhe ?viktimë? e tij nuk ka mbetur një personazh dosido, por ish-mbreti i ?pop?-it, Majkëll Xhekson.

Nëse i hidhje një sy profilit të futbollistit në faqen spanjolle të ?Wikipedias?, Kejn thuhet se është vrasësi i njërit prej këngëtarëve më të famshëm të historisë së muzikës moderne, i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij më 25 qershor 2009 pas një overdoze ilaçesh.

?Ai është akuzuar për vrasjen e Majkëll Xheksonit në vitin 2009, ndërsa është shpallur fajtor nga gjykata në një gjyq që zgjati pak më shumë se 7 muaj?, shkruhej në paragrafin e dytë të enciklopedisësë ?Wikipedia?-s, pas së cilës vjen prezantimi i karrierës së futbollistit. Por një gjë e tillë është korrigjuar më pas nga redaktorët. Herri Kejn mund të jetë një ?vrasës?, por është i tillë vetëm përpara porte dhe jo ashtu siç e ka përshkruar ?Wikipedia?.

Lajmet e fundit nga