LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Chelsea nuk heq dorë nga Lukaku, ofron 100 mln euro dhe një futbollist

29 Korrik 2021, 11:05, Sport CNA
Chelsea nuk heq dorë nga Lukaku, ofron 100 mln euro dhe një futbollist

Pasi fitoi Ligën e Kampioneve, Çelsit i është hapur oreksit për të tjerë trofe. Kampionati dhe suksesi europian janë në objektivat e londinezëve, por për t?ia dalë mbanë, trajneri Tuhel ka kërkesa specifike. Një prej tyre ka të bëjë me rolin e sulmuesit dhe thuhet se Roman Abramoviçi është gati t?i plotësojë dëshirën. Synimet janë njëri mes Eling Halandit dhe Romelu Lukakut. Për norvegjezin e Borusias ishin gati 175 milionë euro, por vetë 21-vjeçari e ka konsideruar si të tepruar shifrën për një lojtar të vetëm. Ndoshta nuk e mendon kështu drejtori i Borusias, Vacke, i cili sidoqoftë e cilësoi si të pashitshëm yllin e skuadrës. Në këto kushte e me mbi 100 milionë euro për të investuar, Çelsi ka drejtuar radarët nga Milanoja zikaltër.

Tashmë në shënjestër është Romelu Lukaku, për të cilin mund të investohen deri në 130 milionë euro. Shifra ekziston në arkat e bluve, por mediat angleze bëjnë të ditur se në bisedën me Interin do të tentohet përfshirja e Timo Vernerit. I blerë një vit më parë për thuajse 70 milionë euro, gjermani nuk e ka justifikuar besimin duke e shpërblyer me vetëm 12 gola në 52 prezenca. Ai ka rënë në sy më tepër për asistent, duke shërbyer 15 të tillë në të gjitha kompeticionet me ekipin që fillimisht u drejtuar nga Frenk Lampard përpara se të kalonte në duart e Tomas Tuhelit. As me patriotin e tij Verner nuk arriti të përsëriste bëmat që e bënë të njohur në kohët e Lajpcigut. Tashmë 25-vjeçari nuk konsiderohet i paprekshëm dhe drejtuesit anglezë janë gati ta sakrifikojnë për të siguruar Lukakun.

Duke parë problemet ekonomike, drejtori Marota edhe mund të pranojë ofertën e Çelsit, sepse sidoqoftë disa milionë dhe Verneri plus nuk janë një propozim i keq. Aktualisht përgjigjja është negative. Për hir të së vërtetës, Lukaku ka qenë i qartë në fjalët e tij teksa vetëm pak javë më parë i betohej për dashuri Interit. Ai ndihet mbret në Milano dhe komod në realitetin zikaltër. Për momentin pozicioni i tij duket po aq i palëvizshëm sa vetë sulmuesi kur është në fushë, megjithatë, në vitet e fundit kemi mësuar se milionat e eurove lëvizin këdo. Madje edhe një mal si ?Big Rom?.

Lajmet e fundit nga