LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Burri i vuri zjarrin gruas në Gjirokastër/ Basha: Krim i tmerrshëm, dhuna ndaj grave një plagë e madhe sociale

29 Korrik 2021, 11:07, Aktualitet CNA
Burri i vuri zjarrin gruas në Gjirokastër/ Basha: Krim i

Një 72-vjeçar nga Gjirokastra është arrestuar pasi ka tentuar të vrasë gruan e tij, duke i vënë zjarrin.

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar duke e quajtur këtë ngjarje të papranueshme dhe një krim të tmerrshëm.

Basha e cilëson dhunën ndaj grave si një plagë në shoqërinë shqiptare që kërkon një kurë të shpjetë dhe gjithëpërfshirëse.

?Krim i tmerrshëm ai i ndodhur sot në Gjirokastër. Dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse. Është e papranueshme që dhuna të jetë pjesë e përditshmërisë, sidomos për gratë dhe vajzat që jetojnë në kushtet e varfërisë dhe varësisë ekonomike. PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave dhe për të frenuar këtë fenomen që shkatërron familjet?, shkruan kreu i PD në Twitter./ CNA.al

 

E rëndë/ Burri i vë flakën gruas me benzinë

Lajmet e fundit nga