Connect with Us

“Ballkani i Hapur”/ Milo mesazh Ramës dhe Kurtit

Politikë

“Ballkani i Hapur”/ Milo mesazh Ramës dhe Kurtit

Publikuar

-

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo komentoi qëndrimin e kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij Albin Kurti në lidhje në lidhje me “Ballkanin e Hapur”.

Nga studio e Abc News, Milo deklaroi se ishte e dobishme prania e Kurtit në Samitin e Shkupit, duke theksuar se është më mirë të jesh prezent dhe të flasësh për ndasitë se sa të mungosh.

Në lidhje me rëndësinë e raportit të tyre, Milo shtoi se është e nevojshme që të dy të kapërcejnë vetveten për shkak se në fund të fundit janë dy shqiptarë që përfaqësojnë dy pjesë të shqiptarisë.

“Duhet ruajtur një farë raporti me realitetin që ndodh. Nuk duhet të arrijmë deri në folklorizëm politik që marrëdhënien e Ramës me Vuçiç e degradojmë në marrëdhënie vasaliteti. Por nuk shkon. Në fund të fundit Edi Rama është në krye të punëve të këtij vendi.

 Ai nuk po bën një politikë aventureske. Mund të kemi kritika por nuk duhet arritur në ekstrem që çdo takim. Unë do të thosha që është e dobishme prania e Kurtit në Samitin e Shkupit. Se është më mirë të jesh prezent se sa të mungosh.

Unë mendoj që të dy liderët e shteteve shqiptare në Ballkanin Perëndimor duhet të kapërcejnë vetveten. Rama duhet të kapërcejë vetveten në stilin e veçantë origjinal që ka. Besoj se dhe Albin Kurti duhet të ulet dhe mëria e një politikani nuk duhet të shuajë etjen për të qenë realistë dhe për të shtrirë dorën e bashkëpunimit sepse në fund të fundit janë dy shqipyarë që përfaqësojnë dy pjesë të shqiptarisë”, deklaroi Milo.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Berisha i nxjerr thinjat Lulit/ Basha harron të lyejë leshkat me bojë

Publikuar

-

Nga

Po përdorim një term krahinor, që vjen nga Korça ku flokëve iu thonë leshka.

Lulzim Basha, njeriu që nuk thinjet kurrë njësoj si gomari, sot ka tentuar të dalë nga selia gjoja për të pirë një kafe tek oborri PD, ku çuditërisht edhe çadrën e ka gjetur me slogane serbe, por gjithsesi ajo që ka rënë në sy tek gazetarët, është se Lulzim Bashës i kishin dalur thinjat.

Disa reporterë, kolegët tanë, të cilët ndodheshin atje afër, thanë se për herë të parë kanë parë se Luli kishte thinja, dhe më pak brilantinë në flokët e tij.

Thinjat duken qartazi. Pas gati 10 ditësh betejë me Sali Berishën, Lulzim Bashës i dalin thinjat të cilat mesa duket Aurela ka harruar t’ia lyejë me KNA-në si bojë këpucësh apo ti vendosë brilantinën si një student i viteve 30.

LEXO EDHE:  Rama pranon dështimin/ Shuplaka që më dhatë, e merituar

LEXO EDHE:  Check up-i “patate e nxehtë” për Ramën

Gjithsesi është e rëndësishme që më në fund u siguruam që Luli nuk është gomar nga leshkat të paktën, sepse Luli thinjet, sepse deri dje shumë persona e kanë marrë Lulin për gomar, duke thënë se ky dhe gomari nuk thinjen.



Sot ne Lulin e kemi gjetur me thinja. Fotot më poshtë tregojnë  se vërtet Lulzim Basha pas 10 ditësh betejë me Berishën, ose ka harruar ti lyejë flokët me bojën e tij të ‘këpucëve’ ose Aurela ka filluar ta lërë pasdore.

Të presim ditët në vijim çfarë do të ndodhë me leshkat e Lulit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Patozi: “Kthesa” e Berishës, si ajo e Enver Hoxhës me Mehmet Shehun

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Astrit Patozi ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.

I ftuar në studion e MCN  TV, ai tha se kjo betejë do ta dëmtojë PD-në. Sipas tij  të dy palët nuk kanë të drejtë dhe as nuk kanë asnjë lidhje me parimet.

“Beteja do të përfundojë kur të vritet i pari. Sa më shumë ashpërsohet retorika, aq më shumë shohim dy kampe të ndara. Të dy palët sa më shumë e thellojnë krizën, aq më shumë zgjojnë neverinë e publikut racional. Të dy palët nuk kanë asnjë lidhje me parimet. Sa më shumë kacafyten, aq më shumë kuptojmë pse PD nuk i fiton zgjedhjet.”

Patozi e krahasoi kthesën e Berishës pas përjashtimin me ndryshimin e raporteve mes Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.

LEXO EDHE:  Rama “kryqëzon” Bashën/ Skualifikoi nga gara zv.kryeministrin e Berishës

LEXO EDHE:  Video-Kryeministri kanadez leksion Ramës/ Është koha për vepra dhe jo fjalë zoti Kryeministër



“Berisha ka të drejtë që kërkon të dëgjohet. Por është njëkohësisht edhe një qasje staliniste. Ai e ka cilësuar poliagjent Lulzim Bashën. Në vitin ’81, Hoxha e cilësoi poliagjent Mehmet Shehun. Ai e bëri në kushtet e diktaturës, Berisha po e bën në kushtet e lirisë. Është një dogmë arkaike. Të dy palët nuk dinë ku të kapen.

Sipas Patozit, beteja e re në gjirin e PD-së tregon pse partia i ka humbur disa herë zgjedhjet.

“Kjo betejë ka vetëm një vlerë, të kuptohet që ky nuk është modeli që duhet dhe e çon PD drejt një rimëkëmbjeje. Si mund të kenë sukses këta. Ishin të gjithë bashkë dhe u mundën të dy.”

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi me drejtuesit e degëve të PD/ Basha ia vë veshin Berishës: Në fokus Reforma Territoriale

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryedemokrati Lulzim Basha në kuadër të situatës së krijuar brenda partisë, këtë të mërkurë, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e degëve, duke iu kërkuar që prioritet të kenë ‘Reformën Territoriale’.

Në këtë takim mësohet se në fokus kanë qenë konsultimet për Reformën Territoriale, që është një nga prioritetet e PD-së në këtë sezon të ri politik sipas Bashës. Por që gjatë ditës së djeshme ishte edhe këshilla e ish-kryeministrit Sali Berisha për aksionin e parë të demokratëve në parlament.

LEXO EDHE:  Afera korruptive me inceneratorët/ Braçe “fundos” qeverinë, detajet që ngrenë dyshime

LEXO EDHE:  Rama pranon dështimin/ Shuplaka që më dhatë, e merituar



Sipas PD-së, ndryshimet e vitit 2014, të bëra për llogari elektorale, rezultuan një dështim, kostot e të cilit i paguajnë qytetarët.

Me porosi të Bashës, krerët e degëve të PD-së do të mbledhin propozimet e anëtarësisë, grupeve të interesit dhe të qytetarëve, për të adresuar në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse ndryshimet e nevojshme për një pushtet lokal pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre./ CNA.al

LEXO TE PLOTE