Connect with Us

Armando Sadiku tregon makthin që ka përjetuar këto muaj në Bolivi

Kombëtare

Armando Sadiku tregon makthin që ka përjetuar këto muaj në Bolivi

Publikuar

-

Armando Sadiku i ka dhënë fund aventurës së tij te Bolivar dhe po bëhet gati të kthehet në Europë për të vijuar karrierën e tij. Sulmuesi pritet të firmosë në ditët e ardhshme te Las Palmas në La Liga 2 në Spanjë. Por para se të largohej, ai ka shkuar të takojë ish-shokët e tij të skuadrës në stërvitje duke u uruar fat, ndërsa për mediat e pranishme ka treguar se pse gjërat nuk kishin shkuar ashtu siç shpresonte kur mori rrugën drejt Amerikës së Jugut.

“Këtu më ndodhi çdo gjë e keqe. Kështu është, përfundoi gjithçka. U sëmura. Nuk isha kurrë në 100%”, shpjegoi Sadiku arsyen se pse nuk ia doli që të shprehej në maksimum te Bolivar ku do të kujtohet vetëm për dy golat e tij në kampionat.

Ai ka treguar se mungesa e familjes së tij në La Paz, ia kishte bërë gjithçka më të vështirë dhe ambientimi me lartësinë kishte qenë një problem më vete. Një sëmundje në stomak pasi nuk u përshtat me ushqimin, ndikoi të gjithë përgatitjet e tij.

“Të them të vërtetën, mua më ndikoi shumë lartësia, nuk u përshtata kurrë këtu. Më ndodhën të gjitha gjërat më të këqija, u sëmura, nuk dhashë kurrë 100% dhe për këtë më vjen keq. Bolivar është një klub i madh, shpresoj që të shpallen kampionë. Do ta mbaj gjithmonë në zemër, më vjen keq që nuk mund të jepja gjithçka, por kështu janë gjërat”, theksoi sulmuesi i cili u kërkoi falje edhe tifozëve që nuk kishte mbajtur dot premtimet.

“Tifozët ishin të mirë, kërkonin gola siç është normale. Edhe tifozëve që kanë folur keq për mua, u kërkoj falje”, ishin fjalët e Sadikut para se të largohej nga Bolivar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kombëtare

Polonia shpall listën për ndeshjen ndaj Shqipërisë në tetor, këta janë emrat e mëdhenj që janë thirur

Publikuar

-

Nga

Polonia ka shpallur në ditën e sotme edhe listën sa i përket dy ndeshjeve të tetorit kundër San Marinos dhe Shqipërisë. Disa rikthime janë parë tek polakët që kanë marrë sërish Piatek, por këtë herë sulmuesi nuk pritet që të fshihet nga lista siç ndodhi në herën e fundit.



Gjithashtu Sousa ka thërritur Lukasz Fabianskin. Portieri i West Ham do të luajë ndeshjen e lamtumirës dhe pritet që të aktivizohet ndaj San Marinos, për të mbyllur karrierën e tij me Kombëtaren.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Shënoi gol duke “vallëzuar” në mbrojtjen kundërshtare, Ernest Muçi zgjidhet lojtari i ndeshjes

Publikuar

-

Nga

Ernest Muçi shkëlqeu ditën e djeshme në fitoren 3-1 që Legia mori ndaj Leczna. Sulmuesi shqiptar e nisi takimin si titullar, ndërsa në minutën e 27-të shënoi një supergol.

Ish lojtari i Tiranës “vallëzoi” në mbrojtjen kundërshtare e në fund e dërgoi topin në rrjetë. Jo vetëm goli i shënuar, por Muçi bëri një ndeshje pothuajse perfekte dhe për këtë arsye u zgjodh lojtari i ndeshjes.



Përmes një postimi në faqen zyrtare, Legia bën me dije se sulmuesi i Kombëtares shqiptare është zgjedhur “Lojtari i ndeshjes”. Muçi bën një tjetër paraqitje pozitive dhe ky sezon do të jetë tepër pozitive për të.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Napoli është penduar për Hysajn”, Di Marzio tregon dobësitë e të kaltërve: Juan Jesus mendon vetëm të hajë më pak

Publikuar

-

Nga

Elseid Hysaj po vijon karrierën e tij te  Lacio, ku duket se po rilind përsëri nën urdhërat e Sarrit. Mbrojtësi shqiptar u largua me parametër 0 nga Napoli, ekip në të cilin ka lënë një boshllëk me ikjen e tij. Të paktën i këtij mendimi është ish-trajneri italian, Gianni Di Marzio. Ky i fundit është shprehur në mikrofonin e “Radio Marte” se të kaltrit do të jenë penduar për largimin e Elseid Hysajt.

“Më pëlqen futbolli i Luciano Spalletti-t, por ka shumë për të përmirësuar në mes të fushës. Problemi më i madh, megjithatë, është në të majtë. Mungon një mbrojtës i krahut. Nga një këndvështrim i caktuar, është penduar për Elseid Hysajn, që të paktën mund të veprojë në atë anë.



Napoli ka vetëm dorën e djathtë, e majta mungon. A ka Juan Jesus? Lojtari i dikurshëm i Romës mendon vetëm për të ngrënë më pak dhe për të humbur peshë“, ka thënë Gianni Di Marzio.

LEXO TE PLOTE