Connect with Us

Armando Broja flet pas golit të shënuar me Bournemouth: Kisha mundësi të madhe

Premier Liga

Armando Broja flet pas golit të shënuar me Bournemouth: Kisha mundësi të madhe

Publikuar

-

Armando Broja arriti që të linte gjurmë sërish me ekipin e parë të Chelsea-t duke shënuar në miqësoren me Bournemouth. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në pjesën e dytë, por sërish arrin që t’i marrë më të mirën minutave të pakta që po i jepen fillimisht nga trajneri Tuchel. Së fundmi futbollisti shqiptar ka folur për faqen zyrtare të Chelsea-t mbi stërvitjet me yjet që fituan Champion League në sezonin që lamë pas dhe njëkohësisht për golin e fundit që arriti të shënonte.

“Kam shumë ndjenja pozitive në këto përgatitje me Chelsea-n. Është klubi im i fëmijërisë, është klubi që kam dashur gjithmonë. Është fantastike që kam nënshkruar për 5 vite të tjera me këtë skuadër. Punojmë shumë në stërvitje, lojtarët janë shumë “të gjallë”, trajneri është shumë i mirë. Është edhe shumë qejf që të gjendesh mes këtyre lojtarëve dhe këtij trajneri, pozitive. Hapi më i mirë në karrierën time ka qenë huazimi te Viteshe.

Më maturoi më shumë si njeri dhe lojtar. Këtu flas për gjithçka si për futbollin dhe për faktin se kam jetuar vetëm. Prandaj e mendoi si hapin më pozitiv që kam marrë deri tani dhe ia dola me sukses atje. Goli ndaj Bournemouth? Ishte një mundësi fantastike që kisha në dorë. Jam shumë falënderues që më besuan. Unë punoj shumë çdo ditë, qëndroj me buzëqeshje dhe luaj në mënyrën time. Kjo është kryesorja që të vazhdosh të punosh. Ishte shumë bukur që arrita të shënoja”, tha Armando Broja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

VIDEO/ Sauthemptoni i Brojës “bllokadë” Sitit, triumf për Liverpulin e Arsenalin

Publikuar

-

Nga

Janë mbyllur 4 sfidat e Premier Ligës të luajtura pasditen e sotme, ku bie në sy barazimi pa gola i Suathemptonit të Armando Brojës kundër kampionëve të Sitit.

Edhe pse luajti në shtëpinë e vet Siti nuk mundi të gjejë dot rrugën e golit duke shpërdoruar një mundësi të mirë për të marrë tre pikë. Nga ana tjetër, Broja hyri në fushë në minutën e 68-të të takimit duke luajtur i vetëm në sulm. Ky barazim cilësohet si mjaft i rëndësishëm nga skuadra mike pasi luanin ndaj një skuadre shumë të fortë me shumë yje në skuadër.

Në sfidat e tjera, Liverpuli mposhti pastër 3-0 Kristal Palasin, Arsenali  mposhti 0-1 Bërnlejn, ndërsa Noruiçi u mposht 1-3 në shtëpi nga Uatfordi.



REZULTATET

Mançester Siti-Sauthempton 0-0

Bernlej-Arsenal 0-1

Liverpul-Kristal Palas 3-0

Noruiç-Uatford 1-3

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

E gjithë vëmendja te Armando Broja, do të luajë ndaj ekipit të Pep Guardiolës

Publikuar

-

Nga

Armando Broja pritet që ta nisi si titullarë në ndeshjen ndaj Manchester City. Sulmuesi shqiptar pritet që të jetë nga minuta e parë ndaj “qytetarëve”. Futbollisti i Kombëtares la gjurmê me West Ham dhe vetë trajneri Hasenhutl ka paralajmëruar debutimin e tij si titullar.



Ndeshja do të nisi në orën 16:00 dhe pritet me interes të lartë edhe nga vetë tifozët e Manchester City pasi Guardiola u tërhoqi vëmendjen nga “braktisje” ndaj Leizpig.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Trajneri i Sauthamptonit flet sërish për Brojën: Ishte pak dembel

Publikuar

-

Nga

Përse trajneri Reja e ka lënë Armando Brojën në tribunë ndaj Polonisë? Kritikat për trajnerin e Kombëtares po vazhdojnë ende pasi vendosi që sulmuesi i Southampton të shkonte së bashku me Muçin dhe Mitajn për ta ndjekur ndeshjen pa pagesë, por duke mos u ulur as në stol. Në raportimet tona kemi treguar se futbollistët në fjalë e kanë dhënë një marsh më pak në stërvitje se gjithë të tjerët, ndërsa koha vërtetoi gjithçka.

Megjithëse Reja zgjodhi që ta evitonte tregimin e së vërtetës për të mos goditur këto emra të rinjë, që mund të mos e përballonin dot presionin e tifozëve, trajneri i Southamptonit nuk kursen asgjë në tregimin e historisë për Armando Brojën. Ky i fundit erdhi nga Chelsea dhe e pa disi të lehtë terrenin duke mos e marrë shumë seriozisht këtë aventurë të re në fillim.



Trajneri Hasenhutl ka folur me sulmuesin dhe e ka lënë jashtë në dy takimet e para, për t’i treguar qartë se çfarë e pret nëse nuk përpiqet që në stërvitje. Më pas Broja kthehet për të demonstruar të gjitha vlerat e tij, më veçanërisht në ndeshjen e fundit.

“Dy javët e para unë isha duke kërkuar atë që prisja prej tij, por nuk pashë shumë, që të jem i sinqertë. Prandaj kisha biseda shumë serioze me Brojën për t’ia thënë hapur se dua të shikoj aftësitë e tij. Është pak startues i avashtë, duhet ta shtysh pak dhe tani po lëviz në drejtimin e duhur. Për mua është mbresëlënëse sa shpejt mëson ky lojtar dhe sa shpejt e përmirëson punën. Me Neëcastle e kam parë se pse skautët donin të nënshkruanin patjetër me të. Në fillim Broja ishte pak, jo plotësisht dembel, por nuk po më tregonte vlerat e tij. E nëse shkon në një klub të ri, duhet të tregosh menjëherë cilësitë e tua”, tha Hasenhutl

LEXO TE PLOTE