Connect with Us

“U torturua e shkreta”/ Gazetarja ironizon Gjonajn: Aman do ja thotë ndonjë që do jetë ministre dhe tek “Rama 3”

Aktualitet

“U torturua e shkreta”/ Gazetarja ironizon Gjonajn: Aman do ja thotë ndonjë që do jetë ministre dhe tek “Rama 3”

Publikuar

-

“U torturua e shkreta”/ Gazetarja ironizon Gjonajn: Aman do ja thotë ndonjë që do jete ministre dhe tek “Rama 3”

Gazetarja Anila Hoxha ka ironizuar ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, për të cilën shkruan se dikush duhet t’i thotë që do të jetë ministre dhe në Qeverinë Rama 3.

Në një postim në rrjetet sociale, Anila Hoxha shkruan se Gjonaj ka bërë katër herë ceremoni për reformën në drejtësi.

Ajo ndalet dhe te një premtim i ministres, për ndërtimin e një burgu të ri.

LEXO EDHE:  Lufta kundër korrupsionit/ Zbardhet plani i qeverisë për fuqizimin e SPAK

“U torturua ministrja e drejtësisë Etilda Gjobaj. Katër herë ka organizuar cermoninë për reformën ne drejtesi. Vu marrëveshjet për burgjet, më fantastiku premtimi për një burg të ri. Aman do ja thotë ndonjë që do jete ministre dhe tek Rama 3, që të fleme rehat dhe ne të tjerët”, shkruan gazetarja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Irani bisedime me agjencinë e OKB-së përpara përballjes me Perëndimin

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Shefi i Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Rafael Grossi do të niset këtë fundjavë drejt Teheranit për bisedime që mund të lehtësojnë një ngërç mes Iranit dhe Perëndimit, por dhe që mund të rrezikojnë një përshkallëzim e dëmtim të negociatave për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Lajmi u njoftua të shtunën nga tre diplomatë që thanë se udhëtimi i zotit Grossi para takimit të javës së ardhshme të bordit të guvernatorëve të kësaj agjencie në përbërje të së cilës janë 35 vende, ishte konfirmuar.

Dy nga diplomatët thanë se zoti Grossi pritet të mbërrijë në Teheran të dielën herët në mëngjes. Ai pritet të takohet me kreun e ri të Agjencisë iraniane për Energjinë Atomike, Mohammad Eslami.

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike informoi shtetet anëtare këtë javë se nuk kishte pasur përparim në dy çështje kryesore: shpjegimin e gjurmëve të uraniumit të gjetur në disa impiante të vjetra, e të padeklaruara dhe sigurimin e qasjes urgjente tek disa pajisje monitorimi, në mënyrë që agjencia të vazhdojë të mbajë nën vëzhgim pjesë të programit bërthamor të Iranit, sikurse parashikohet nga marrëveshja e vitit 2015.

LEXO EDHE:  Thirrja e fortë e Artan Hoxhës/ Në 8 dhjetor ejani në Gjirokastër

LEXO EDHE:  “Ministrja e zhytur në luks”/ Rama merr në mbrojtje Gjonajn, i përvishet komentuesit



Bisedimet e tërthorta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, që synojnë rikthimin tek kushtet e marrëveshjes bërthamore, janë ndërprerë që nga qershori. Uashingtoni dhe aleatët e tij evropianë i kanë kërkuar Presidentit Ebrahim Raisi, i vijës së ashpër i cili mori detyrën në muajin gusht, t’u rikthehet bisedime.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive të mëdha, Teherani ra dakord për kufizime të aktiviteteve bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

Në vitin 2018 ish-Presidenti Donald Trump i tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja, duke rivendosur sanksione të dhimbshme ekonomike ndaj Iranit. Që nga viti 2019 Teherani u përgjigj duke shkelur shumë nga ato pika që përbëjnë thelbin e marrëveshjes, sikurse pasurimi i uraniumit deri në atë nivel që mund të përdoret për prodhimin e një arme bërthamore./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hyri në Greqi për të prerë dru/ Arrestohet 54-vjeçari shqiptar

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Një 54-vjeçar shqiptar është arrestuar në kufirin me Greqinë, ka hyrë në mënyrë të paligjshme për të prerë dru.

Arrestimi i shqiptarit u bë në Follorinë teksa u pikas me një kalë e sëpatë në pyll.



Ai kishte arritur të priste 0.3 metra kub lis teksa menjëherë policia greke e ka prangosur dhe i ka sekuestruar kalin dhe sëpatën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Merkel insiston që Ukraina të jetë vend transit për gazin rus

Publikuar

-

Nga

cna lajme bote

Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se Ukraina duhet të qëndrojë si vend transit për eksportet e gazit natyror rus.

Këto komente ajo i bëri gjatë vizitës që po u bën kryeqyteteve evropiane, përpara se të largohet nga posti i kancelares.

“E kam bërë të qartë se është shqetësimi ynë që Ukraina të vazhdojë të jetë vend transit për gazin rus”, tha Merkel gjatë konferencës së përbashkët për media me kryeministrin e Polonisë, Mateusz Morawiecki më 11 shtator në Varshavë.

Merkel do të largohet nga posti i kancelares pas zgjedhjeve të 26 shtatorit. Ajo ka mbajtur këtë post për 16 vjet.

Në javët e fundit, Merkel ka arritur marrëveshje me administratën e presidentit amerikan, Joe Biden që do të lejojë Rusinë që të përfundojë projektin kundërthënës për sjelljen e gazit natyral në Gjermani.

LEXO EDHE:  “Të njoh për burrë më mend, por partia të quan legen”/ Kujt i drejtohet Manjani

LEXO EDHE:  “Ministrja e zhytur në luks”/ Rama merr në mbrojtje Gjonajn, i përvishet komentuesit



Gazsjellësi, që njihet si “Rrjedha Veriore 2”, do të sjell gazin nën Detin Baltik, që to ta privojë Kievin nga pothuajse 2 miliardë dollarë të hyra në vit nga transiti i eksporteve.

Ky projekt ka ndarë Evropën. Ukraina dhe Polonia e kundërshtojnë atë pasi thirren në kërcënimet për sigurinë kombëtare, por Merkel ka vazhduar që ta mbështesë projektin për gazsjellësin rus.

Ndërkaq, turneu evropian i Merkelit do të vazhdojë javën tjetër, ku ajo do të qëndrojë në Serbi, Shqipëri dhe Francë.

Më 14 shtator, Merkel do të qëndrojë në Tiranë ku do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Po ashtu, gjatë qëndrimit në Tiranë, ajo do të diskutojë për bashkëpunimin rajonal me gjashtë krerët e qeverive të rajonit./ REL

LEXO TE PLOTE