Connect with Us

U akuzua se dekonspiroi operacionet e OFL-së/ Apeli rrëzon kërkesën e Artan Shkëmbit, s’ka kthim në detyrë

Aktualitet

U akuzua se dekonspiroi operacionet e OFL-së/ Apeli rrëzon kërkesën e Artan Shkëmbit, s’ka kthim në detyrë

Publikuar

-

U akuzua se dekonspiroi operacionet e OFL-së/ Apeli rrëzon kërkesën e Artan Shkëmbit, s’ka kthim në detyrë

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra të ish kreut të OFL-së Artan Shkëmbi.

Shkëmbi u hetua fillimisht nga SPAK për “korrupsion” dhe “nxjerrje sekreti hetimor”.

Kanë qenë ndërkombëtarët ato që kanë sjellë informacione se Shkëmbi është i përfshirë në korrupsion dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

Gjykata dhe më parë kishte vendosur pezullim nga detyra për Shkëmbin, por ia hoqi se mbaroi afati.

Njoftimi i Gjykatës:

Në datë 21.07.2021, në Gjykatën e Apelit Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me caktimin e masës së sigurimit  për personin nën hetim A.SH,  i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Zbulimi i akteve ose të dhënëvae sekrete” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 295/a dhe 259  të Kodit Penal. Shtetasi A.SH është punonjës policie dhe dyshohet për nxjerrje dhe dhënie  informacioni personave të interesuar nga sistemi Deepsee.

LEXO EDHE:  PD akuza të forta OFL-së/ Krimi ka depërtuar deri tek kupola e Policisë së Shtetit

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 459/4 Akti, datë 15.07.2021 ka vendosur:

-Përsëritjen e së sigurimit personal ndalues “Pezullimin e ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” për personin nën hetim  A.SH.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim A.SH.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 656 datë 28.07.2021 vendosi:

– Lënien në fuqi të  vendimit nr. 459/4 Akti, datë 15.07.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Plas në PD/ Basha sherr me Jorida Tabakun dhe Belind Këlliçin

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha duket se tashmë po del totalisht nga kontrolli. Pas sherreve, sharjeve, akuzave dhe fyerjeve që përdor në komunikimet e tij me gazetarët, Luli tani ka filluar konfliktin dhe me deputetët dhe drejtuesit e tij.

CNA.al, ka mësuar se së fundmi Lulzim Basha ka pasur dy konflikte. Të parin me Jorida Tabakun i cili ka ndodhur dje, dhe të dytin sot në mengjes me Belind Këlliçin.

Burime zyrtare nga selia e PD i thanë CNA.al se Lulzim Basha dje ka nxjerrë Jorida Tabakun nga zyra duke I kërkuar që të bëjë një deklaratë kundër Sali Berishës.

Pas këtij qëndrimi të Lulit, kërcënues ndaj nënkryetares së PD, Jorida ka refuzuar dhe sot ka dalë me një intervistë ku thekson se vendimi i dhënë nga DASH, duhet të japë transparencë dhe nga ana tjetër thekson se ishte një vendim i marrë nga të tjerët dhe shumë i detyruar.

Megjithëse Tabaku përpiqet të mos jete as ‘mish as peshk’ dhe e quan të padrejtë vendimin ndaj Berishës, ajo sot reagon një ditë pasi Lulzim Basha e nxorri nga zyra, thuajse ‘me shqelma’, pas qëndrimit të saj se nuk do të fliste kurrë kundër Berishës.

Në fakt Jorida Tabaku është një nga ‘pulat e vogla’ e rritur në oborrin e PD, me ushqimin e doktorit, që tashmë e emëruar nënkryetare me një marrëveshje me Lulzim Bashën. Është aty thjesht dhe vetëm për ti shërbyer këtij të fundit, por jo thjesht dhe vetëm interesave të tij.



Një tjetër incident mësohet se ka ndodhur me kreun e FRPD-së , tashmë sekretar për Diasporën, Belind Këlliçin. Sot të rintj e Forumit Rinor, kryesia e kësaj organizate partnere ka reaguar ashpër ndaj vendimit të marrë nga Lulzim Basha dhe ka kërkuar referendum në PD.

LEXO EDHE:  Will OFL send the letter to Ylli Ndroqi?!

LEXO EDHE:  Will OFL send the letter to Ylli Ndroqi?!

Mësohet se Lulzim Basha ka kërkuar një tjetër reagim të grupit të FRPD-së për ta përgënjeshtruar qëndrimin e dhënë nga anëtarët e kryesisë dhe sekretari i këtij forumi së cilët kishin firmosur referendumin e kërkuar ndaj Lulzim Bashës ku përfshiheshe edhe djali ish deputetit të ndjerë të Partisë Demokratike, Sokol Olldashit.

Mesaduket pasi ka nxjerrë me ‘shqelma’ Jorida Tabakun, tashmë radhën e ka pasur Belind Këlliçi.

Më kokëuluri nga të gjithë duket se ka qenë Alfred Rushaj. Megjithëse ky i fundit ende nuk ka marrë pozicionin që i takon. Të gjithë po përpiqen të justifikohen. Vendim i padrejtë, vendim i pasqaruar, duhej të jepej kohë, kryetari u nxitua, etjera si këto.

Askush deri tani nuk ka dalë hapur në krah të Lulzim Bashës, përveç se ndonjë personi të dënuar si mashtrues apo ndonjë sharlatani me kërcinjë të hollë të depiluar që duket si ‘prostitutë’ në studio televizive.

Për më tëper le të presim dhe të shohim pas ngjarjeve që ndodhën, sesi do dalë në vijim Grida Duma apo Enkelejd Alibeaj  dhe shumë kurtizanë të oborrit të Partisë Demokratike, të oborrit të Lulzim Bashës për të folur dhe për të thënë se Lulin e kemi hero dhe mori një vendim të drejtë megjithëse vendimi i tij nuk ka as elementin as më minimal, as më të paket të një demokracie funksionale, të një demokracie mbështetur në rregulla, ligje dhe parime./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vendimi i DASH për Berishën/ Nënkryetarja e PD: Është i padrejtë

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonimi

Vendimi i kreut të DASH për të shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha,  është cilësuar i padrejtë nga nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku. Ajo është shprehur se ky është një vendim i imponuar.

Sipas Tabakut, edhe vendimi i përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar i PD-së është një imponuar nga jashtë.

Ndërsa përsa i përket nismës së ish-kryeministrit Berisha për takimet me anëtarësinë, Tabaku ka thënë se kjo nuk e dëmton PD-në.

“Nisma e Sali Berishës për takimet me anëtarësinë nuk e dëmton partinë sepse ajo po bëhet brenda strukturave te PD-së”, ka Tabaku më tej në News 24.

Pjesë nga intervista e Jorida Tabakut:

Përjashtimi i Berishës, ishte i duhuri?

Jorida Tabaku: Nuk ishte e lehtë për të marrë këtë vendim, sepse bëhet fjalë për Sali Berishën, për personin që ka pasur arritjet më të mëdha që i njohin të gjithë ata që i kanë prekur. Përveç infrastrukturës, rritjes së pagave, duhet të përmend anëtarësimin në NATO-n. Vendimi i z.Bashës megjithëse i vështirë nuk i heq asgjë trashëgimisë që z.Berisha kishte dhe ka në PD, ndikimit që ai kishte dhe në politikë. Për shumë të rinj si mua nuk i heq asgjë respektit që kemi për të besoj dhe shumë shqiptar.

A mund të vepronte ndryshe zoti Basha, a do të ishte dorëheqja e tij një zgjidhje?



Jorida Tabaku: E thashë që nuk kishte mënyrë të lehtë për të marrë një vendim të vështirë, që ishte i imponuar, një fakt i kryer. Ka qenë vendim që erdhi nga një aleat, nga partner. Ky vendim ishte fakt i kryer, ishte i detyruar, i imponuar, ishte për të ardhmen e PD dhe për të mos cenuar marrëdhënien e PD me aleatin tonë. Unë e kam shumë të vështirë të flas për këtë çështje, siç e kanë shumë persona që kanë punuar me Sali Berishën. Ky vendim i imponuar ka patur parasysh të ardhmen e PD, të ardhmen e Shqipërisë.

LEXO EDHE:  OFL ndalet në Tiranë/ Shënjestron katër “të fortët” e radhës

LEXO EDHE:  Përplasja e ashpër mes policëve/ SHÇBA pezullon nga detyra efektivin

Në takimin me Reeker është kërkuar qartë që duhej përjashtuar Berisha?

Jorida Tabaku: Ambasada amerikane ka nxjerrë një njoftim për atë takim. Komenti im i vetëm është që ky vendim i padrejtë për zotin Berisha nga SHBA-të do të ketë mbështetje e PD për ta ndjekur në rrugë ligjore dhe për të mos cënuar dinjitetin e z.Berisha.

Ai e konsideron nul atë, sepse u thye statuti, nuk u respektuan strukturat. E nisur nga kjo ai thotë se s’jam i përjashtuar, por thotë që jam aty dhe do të bëj më të mundurën për të rikthyer demokracinë në parti. A duhet të ishte hedhur në votë ky vendim?

Jorida Tabaku: Zoti Basha ndërmori një vendim të tillë për të mos krijuar probleme me militantët. Zoti Berisha gjithmonë ka pasur në çdo vendim dhe veprim të tillë çështjen e shqiptarëve, kombit shqiptar dhe si të përmirësohet puna brenda PD, gjithçka që ai do të bëj është në ketë kuadër. Me zotin Berisha neve na bashkon lufta kundër Edi Ramës, asgjë tjetër. Mendoj se strukturat e PD do kenë kohë të flasin. Kushdo nga ne që është në PD, ka në interes vetëm forcimin e partisë. Besoj se do kemi kohë të gjithë të shikojmë me fokusin tek e ardhmja dhe te forcimi i PD.

Do ta keni më të lehtë apo më të vështirë tani që nuk është Berisha?

Jorida Tabaku: Nuk flas keq për ndonjë personazh dhe aq më tepër për Berishën. Mendoj se PD ka vend për të gjithë, do të dalë më e fortë pas këtij diskutimi dhe do të shohë nga e ardhmja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Çfarë do ta zgjidhte krizën në PD sipas Astrit Patozit?

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

“Berisha po bën përpjekjen e fundit. Zgjedhja është që të ikin të dy paketë me një ndjesë të fortë për demokratët sepse kanë degraduar opozitën”. Kështu u shpreh Astrit Patozi.

Sipas Patozit kryetari i PD Lulzim Basha dhe ish-lideri Sali Berisha po tregojnë gishtin nga njëri-tjetri si bashkëpunëtorë të Ramës, ndërkohë që siç shprehet ai si Berisha si Basha kishin menduar të vazhdonin bashkë në një marrëdhënie hipokrite përballë demokratëve.

Pjesë nga intervista e Patozit:

Ka shumë që e shohin Bashën më të fortë pas këtij vendimi?

Patozi: Ai ka disa avantazhe, është mosha dhe vetë Berisha e ka thënë që kjo ishte arsyeja pse humbëm në 2013-ën. Bash aka më pak përgjegjësi në raport me Berishën në politikë, ai ka aleatë të përkohshëm SHBA-në ndërkohë që Berisha i ka kundër. Ai po ashtu ka letrat e PD në dorë. Ai nuk është i zgjedhur është i emëruar. 8 vite më vonë kjo është e gjitha e përligjur ndaj janë bashkë përgjegjës, por unë nuk dua që në kampin e opozitës të bjerë vaji edhe pse i kam ndatrë llogaritë me të. Mendoj që kjo që po ndodh mund të shërbejë për mirë nëse PD do ta shfrytëzojë si shans për të kaluar në një epokë të re. Ata duhet të ikin të dy. Sot do të doja që FRPD duhet të kishte këtë tezë: “Berisha dhe Basha e kanë çuar PD në këtë nivel që të gjitha shigjetat që duhet të ishin nga qeveria janë nga opozita dhe zgjedhja do të ishte të iknin të dy.

LEXO EDHE:  Përplasja e ashpër mes policëve/ SHÇBA pezullon nga detyra efektivin

LEXO EDHE:  A do të betohet tek presidenti Meta?/ Përgjigjet Rama

Mendoni se do largohen?



Patozi: Po. Njëri para e tjetri pas. Të thuash që unë do kthej PD sot do të thotë që është betejë personash. Ata po grinden sot për domenin e udhëheqjes së tufës. Berisha sot është përpara sepse ajo që bëri Basha ishte jo e drejtë.

A mund të kishte bërë hapa para Basha?

Patozi: Ai mund të kishte thënë unë nuk e mbroj për të mos dëmtuar PD_në, por ne ikim dhe jemi bashkë përgjegjës. Kjo do ishte clirim për PD. Nëse PD nuk kthehet në garë kurrë sdo mbij bar në atë parti. E keqja lindi për shkak të Berishës I cili hoqi garën. Ai duhet të kërtkojë falje që emëroi Bashën dhe jo se e hoqi atë por sepse dëmtoi PD-në. PO ta thotë këtë dhe që ska asnjë pretendim për të udhëhequr PD dhe në PD të rikthehet gara atëherë PD do ketë shpresë. Nëse kjo do lexohet sic unë po e shikoj ka shpresë. Çarja e PD është mesazh për politikën shqiptare. Rama deri sot ka qenë I rehatuar dhe do ta miratojë qeverinë pa siklet.

A ekziston shansi për bashkëqeverisje?

Patozi: Jo jo, unë e perjashtoj. Është e papranueshme, kjo është e mirë vetëm për një grup njerëzish që duan të kenë hapësira nga të dyja krahët. Nëse opozita rigjenerohet e merr përpara qeverinë dhe e rrëzon. Duhet që kjo qeveri të rrëzohet me një model tjetër se këtë e pamë me katër humbje rresht.?CNA.al

LEXO TE PLOTE