Connect with Us

Tuchel mahnitet nga Armando Broja: Kështu të vazhdojë

Sport

Tuchel mahnitet nga Armando Broja: Kështu të vazhdojë

Publikuar

-

Armando Broja ka arritur që të realizojë në miqësoren e Chelsea-t kundër Bournemouth. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në pjesën e dytë dhe la gjurmë për të tundur rrjetën e kundërshtarit. Kështu nisi përmbysja e rezultatit për londinezët, me Ugbo që vendosi shifrat 2-1. Por si është parë performanca e këtyre lojtarëve nga ana e trajnerit Tuchel? Ky i fundit ka zgjedhur që të përgëzojë autorët e golave dhe kërkon prej tyre që të vazhdojnë punën me këtë ritëm.

“Në pjesën e parë ne kishim një mesfushë me “dy rrota”, ndërsa në pjesën e dytë ne kishim tre mesfushor dhe dy sulmues pasi u kombinua Armando Broja dhe Ike Ugbo. Nuk është e lehtë të shënosh para një porte ku ndodhen shumë tifozë pas saj. Kundërshtari ynë ishte shumë i fortë dhe i kishin nisur më herët përgatitjet se ne. Golat e Armando Brojës dhe Ugbo? Po ndihem shumë mirë dhe ishte e nevojshme që rezultati të kthehej.

Është shumë më mirë kur fiton ndeshjet sesa kur humbet pasi nis të shqetësohesh, mërzitesh dhe inatosesh. Është shumë mirë. Broja dhe Ugbo kishin dy shanse dhe i shfrytëzuan që të dyja. Kjo është mënyra sesi ata e bëjnë punën, kështu veprojnë. Duhet të vazhdojnë në këtë ritëm”, ka thënë Tuchel.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Pse nuk po debuton ende Sergio Ramos me PSG-në?

Publikuar

-

Nga

Serxho Ramos u bashkua me PSG-në këtë verë pas 15 sezone te Real Madrid ku fitoi gjithçka me madrilenët.

Por dhe pse prej kohësh pjesë e grupit të parisienëve, Ramos nuk ka debutuar ende me fanellën e PSG-së. Arsyeja është një dëmtim që pësoi ish-kapiteni i Spanjës në fund të korrikut ku ende nuk ka mundur të rikuperohet.



Edhe pse u përfol se debutimi i tij do të bëhej këtë fundjavë pas kthimit nga kombëtaret, kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Sipas mediave parisienë problemi i tij shëndetësor nuk është zgjidhur ende dhe kjo ka bërë që tifozët të fillojnë të dyshojnë pasi me shumë mundësi diçka fshihet pas.

Ende nuk ka asgjë zyrtare sa i përket kësaj çështje, por Ramos njihet për natyrën e tij ekspresive dhe ndonjë mosmarrëveshje mund të mbajë peng debutimin e tij me fanellën e PSG-së.

LEXO TE PLOTE

Sport

De Biazi batuta me trajnerin e Portugalisë: Të bëra unë kampion Europe

Publikuar

-

Nga

De Biazi po zhgënjen në rezultate me Kombëtaren e Azerbajxhanit. Vetëm 1 fitore e arritur në 14 ndeshjet e fundit, ndërsa edhe ajo është gjetur në një përballje miqësore që nuk vlen në pikë. Kaq për të kuptuar pikën e mbërritjes së italianit, që dukshëm nuk po e gjen dot veten më si dikur te Shqipëria.

Në ditën e djeshme Azerbajxhani humbi ndaj Portugalisë me shifrat 0-3, për më tepër që nuk kishte as Kristiano Ronaldon. Shumë më ndryshe ishte historia e kualifikueseve për Europianin e Francës. Në atë kohë kur mungonte Ronaldo, Shqipëria arriti të mposhte Portugalinë në transfertë me golin e Balajt.



Por pavarësisht zhgënjimit në rezultate, De Biazi mban të njëjtën lartësi në batuta sa i përket konferencave për shtyp: “E munda Portugalinë me Shqipërinë në 2014. Shpresa vdes e fundit, në jetë kurrë mos thuaj kurrë. Dua t’ju kujtoj se Fernando Santos ma ka borxh akoma një shishe vere nga Porto. Ai u bë trajneri i Portugalisë falë meje dhe më pas fitoi Europianin”, tha mes batutës De Biazi.

Pas asaj fitore të Shqipërisë, do të shkarkohej menjëherë Paulo Bento, për t’i hapur vendin Santos. Ky i fundit është pyetur nga gazetarët rreth kësaj kërkese të De Biazit, duke u përgjigjur: “Nuk mbaj mend të kem premtuar diçka të tillë dhe nuk kam asgjë borxh. Por kam kënaqësinë që t’ia ofroj një shishe vere”, tha Santos.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E “mbytur” në kartona, ja sa lojtarë të kombëtares janë ndëshkuar në 5 ndeshjet e fundit

Publikuar

-

Nga

Lojtarët e Kombëtares janë shumë nervoz këtë fushatë. Këtë e tregojnë edhe ndëshkimet e shumta në pesë ndeshjet e para. Deri më tani, janë akorduar 16 kartonë të verdhë për lojtarët tanë. Një numër i lartë duke pasur parasysh se kemi në grup ekipe si Andorra dhe San Marino.

Kontestime dhe gabime pati në ndeshjen me Poloninë, ku brenda 12 minutash arbitri italian Mariani nxori 3 herë kartonin e verdhë. U ndëshkuan Abrashi, Bare, Hysaj në raste ku kartoni edhe mund të kursehej.



Penalizimi vjen direkt pas kartonit, pasi të ndëshkohesh në minutën e 10- të të frenon disi të japësh maksimumin dhe të luftosh po njësoj. Hysaj, Manaj dhe Bare nuk luajtën ndaj Hungarisë për shkak kartonësh dhe i radhës që mungon është Gjasula.

LEXO TE PLOTE