LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike/ Arrestohen 2 persona

28 Korrik 2021, 09:06, Aktualitet CNA
Të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve

Policia e Beratit ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike.

Gjithashtu është vënë në pranga një shtetas tjetër për veprën penale ?Përkrahja e autorit të krimit?.

Shtetasi L.B, është arrestuar për veprën penale  “Kultivim i bimëve narkotike”.

Njoftimi i Policisë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Vihet në pranga dhe një shtetas tjetër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Shërbimet e DVP Berat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit:

L.(B). S., 55 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike.

Në vijim të veprimeve hetimore, shërbimet e policisë arrestuan në flagrancë shtetasin A. O., 58 vjeç, banues në lagjen Kushtrim, Berat, pasi ka ndihmuar shtetasin L.(B). S., duke i vendosur në dispozicion banesën e tij, kundrejt pagesës.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga